ARKIVI:
9 Mars 2026

Gjykata Speciale në Hagë u themelua për shkak të mungesës së një sistemi juridik funksional në Kosovë

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Princi në Hagë
Populli ka treguar mirënjohje të madhe për kontributin e madh të Hashim Thaçit:
e ka trajtuar si princ,
e ka bërë kryeministër,
ministër të Punëve të Jashtme
dhe kryetar të shtetit.
I paguan avokatët.
Më shumë nuk mundet.
Sot nuk bëhet dikush patriot duke e mbrojtur Hashim Thaçin nga vendimet e tij. Ka edhe familje shqiptare të pikëlluara që kanë akuzuar Thaçin, dhe dëshmitë e tyre nuk i njohim.
Ashtu si meritoi mirënjohjen për kontribut, meritonte edhe burgun në Kosovë për dëmin e shkaktuar pas luftës:
• vazhdimisht ndër vendet e fundit në PISA,
• (shpesh) vendin e parë me korrupsion në Europë,
• boshatisjen e buxhetit të Kosovës,
• vendin e parë të Kosovës në Siri me terroristë,
• lirinë e madhe të veprimit dhe investimeve të agjentëve të UDB-së,
• dëmtimin e orientimit dhe identitetit kombëtar.
• ndarjen e komunave në veri të Kosovës
• dëmtimin e UÇK-së me veteranë të rrejshëm dhe dhjetëra faqe me “kontribut” negativ që i kam shkruar gjatë dy dekadave të fundit…
Gjykata Speciale në Hagë u themelua për shkak të mungesës së një sistemi juridik funksional në Kosovë. Thaçi, Isa Mustafa dhe kolegë të tyre ndërtuan një gjyqësor që u shërbente për të siguruar imunitet të përjetshëm. Për këtë arsye, shumë vrasje, vjedhje dhe tenderë nuk u ndriçuan.
Nuk është akuzuar askush. Nuk është burgosur asnjë. Vjedhja lulëzonte. Krimi.
Që në vitin 2010, kam shkruar disa herë se kjo Gjykatë është fitore e Serbisë, se ajo dëmton imazhin e Kosovës dhe përpiqet të zbehë krimet e kryera nga shteti serb. Të gjykojë ndëhyrjen e NATO-së.
Kam theksuar se themelimi i saj duhej të kishte legjitimitet ndërkombëtar të qartë — p.sh. në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së — dhe se kompetencat e saj duhej të ishin të kufizuara dhe të mbikëqyreshin nga institucione të pavarura ndërkombëtare dhe nga këshilli prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës.
Madje, këmbënguljen e Perëndimit për institucionalizimin e saj e kam krahasuar me praktika të ekstremistëve në Siri: njerëzit detyroheshin të hapnin vetë varret e tyre para ekzekutimit.
‘Përfundo në gropën tënde!’
‘Aprovo dhe përfundo në burgun tënd!’
Një njeri me integritet moral jep dorëheqje në ato çaste dramatike, por nuk voton burgosjen e vetes.
Pata shkruar diku në vitin 2015, se dosjet serbe janë si dosjet e Gestapos për Hebrenjtë. Atëherë, ata që e refuzonin Gjykatën quheshin tradhtarë. Sot, ata që e kundërshtojnë atë që e krijuan vetë me 82 vota, quhen atdhetarë!
Këto ditë, patriotizmin më të flaktë e shprehin pikërisht ata që dikur e ndihmuan Thaçin të shkonte në Hagë dhe i dhanë legjitimitet Gjykatës Speciale. Madje kanë dërguar edhe dosje.
Ky është kulmi i pafytyrësisë dhe i hipokrizisë epokale. Sepse Hashim Thaçin nuk e ka dërguar në Hagë populli, por vendimet, veprat e tij dhe shpifjet e Serbisë.
Shkrova një status me dy fjali: se nuk po akuzohet UÇK-ja, por disa individë të saj. Sapo e panë, turma u hodh me akuza, sharje dhe ofendime, duke thënë se ‘UÇK-ja po goditet’. Unë shpjegova se UÇK-ja kishte rreth 13.500 ushtarë, prej të cilëve mbi 13.490 nuk janë akuzuar, dhe 5.000 prej tyre janë integruar më pas në ushtrinë e Kosovës (atëherë TMK).
Turma nuk e kuptonte se UÇK-ja ishte një lëvizje nacional-çlirimtare, jo një Thaç, jo disa individë të veçantë!
Thaçi e mori në duar një Kosovë me identitet shqiptar të theksuar dhe e la pas vetes një kaos të madh’: ku identiteti kombëtar u katandis, ku në vend të vlerave kombëtare u ngrit një identitet i ri fetar e kosovar. Kështu, Kosova humbi orientimin, drejtimin, ndikimin dhe besueshmërinë e saj jashtë, si dhe solidaritetin dhe empatinë ndërkombëtare.
Ajo që po ndodh këto ditë është një hipokrizi epike — një histeri turme. Ata që sot shtiren sikur luftojnë kundër Gjykatës së Hagës janë pikërisht ata që dikur e imagjinuan si lavatriçe drejtësie. Sot, të penduar pas dhjetë vitesh, bëjnë sikur alarmohen, duke shpresuar se mjafton kundërshtimi për t’u shpallur atdhetarë.
Saktësisht ata që e ndihmuan Thaçin të përfundonte në burg.
Në këtë hipokrizi legjendare, nuk mund t’u ndihmohet. Sidomos jo tani, kur gjithçka është përtej pushtetit politik të Kosovës dhe në dorë të provave që ka Gjykata, e themeluar me thirrje patriotike dhe me shpresën se pas disa shpërblimeve Serbisë, do ta zhbënin përsëri.
Për kontributin e madh, Thaçi meriton një përmendore në qendër të Prishtinës; për dëmin e shkaktuar pas luftës, meriton një qeli pranë saj — në qendër të Prishtinës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu