ARKIVI:
30 Prill 2026

Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në interpretime të pasakta, thekson Bardhyl Mahmuti

Shkrime relevante

Metformina është baza për trajtimin e diabetit të tipit 2

Flori Bruqi, Prishtinë  ____ Për dekada të tëra, metformina ka qenë baza për...

Aktuale thënia e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush Shqipninë ka ba, se na vetë, haram! Kurgja!”

Lekë Mrijaj, Klinë Fjala e At Gjergj Fishtës: “Shqiptar! Tjetër kush...

Vrull i Zef Serembes, një poezi nostalgjike e paharrueshme

Zef Serembe VRULL _ Zogj të bukur këndojnë me hare, Po zëmra do më plasë...

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Florim Zeqa Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes...

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

Lirim Gashi, Prizren NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI Ka...

Shpërndaj

SQARIM

Zyra e Prokurorit të Specializuar mbështetet në interpretime të pasakta

Në seancën e paradites të datës 16 shtator 2025, gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtjes, z. James Rubin, prokurori nxori një kabllogram në të cilin pretendohet se Hashim Thaçi e ka prezantuar Adem Demaçin si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, në këtë kontekst, përmendem edhe unë se gjoja kam konfirmuar një pohim të tillë.

E shoh të rëndësishme të sqaroj publikisht se asnjëherë nuk kam konfirmuar një të pavërtetë të tillë. Përkundrazi! Në deklaratat e mia kam hedhur poshtë pohimet që synonin ta prezantonin z. Demaçi si “zëdhënës” apo “përfaqësues politik”. Është fakrt se ai e hapi Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë, por z. Adem Demaçi ishte më shumë se “zëdhënës” apo “përfaqësues politik” i UÇK-së.

Nga të gjitha prononcimet e mia të asaj kohe rreth kësaj çështjeje, do të citoj vetëm përgjigjen që i kam dhënë “Zërit të Kosovës”, më 10 shtator 1998, intervistë që njëkohësisht u botua  edhe në Prishtinë, në gazetën “Bota e Re”.

ZiK: Sipas deklaratës politike numër 7 të UÇK-së, Adem Demaçit i është dhënë mandati për krijimin e institucioneve në Kosovë. Nga ana tjetër, shtypi e prezanton si përfaqësues politik të UÇK-së. Si qëndron puna?

Bardhyl Mahmuti:

Për të lehtësuar komunikimin me forcat politike kombëtare dhe me aktorët kryesor të institucioneve ndërkombëtare, UÇK-ja ka emëruar gjashtë përfaqësues të vet politikë. Keqinterpretimi i qëllimshëm i funksionit të Adem Demaçit, si “përfaqësues politik” i UÇK-së, fsheh synimin për t’i kufizuar kompetencat që i janë besuar atij dhe të pengohet puna rreth krijimit të institucioneve të lartpërmendura. Adem Demaçi nuk është personi numër një i UÇK-së por personaliteti numër një i rezistencës kombëtare. Funksioni që i është besuar është analogjik, në disa aspekte, me funksionin që ka një kryetar shteti në rrethana normale. Prandaj, të gjitha forcat politike dhe shoqërore të Kosovës, individë me peshë dhe potencial profesional të interesuar për zhbllokimin e situatës duhet t’i afrohen Adem Demaçit dhe pa humbur kohë të fillohet me punët që na presin.

Prandaj janë tërësisht të sakta pohimet e z. James Rubin, për rolin e z. Demaçi gjatë luftës dhe peshën vendimtare që ka pasur në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bardhyl Mahmuti

Vevey, më 16 shtator 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu