ARKIVI:
9 Mars 2026

Përurohet libri i autores Nusha Zhuba “Nga Zadrima për Ipeshkvinë e Sapës”

Shkrime relevante

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

Shpërndaj

Mbas katër vjet punë intensive, vijmë pranë dashamirësve të historisë, me materiale origjinale, të pa botuara më parë të Propoganda Fide, përreth treqind vjet histori…
Materialet janë të shkruara në shqip e italisht, rreth Dioqezës së Sapës, ku bëjnë pjesë katër rrethe: Shkodra , Lezha, Puka dhe Tropoja. Fshatra që nuk egzistojnë më, histori dhe statistika të zonave të Iballës, Mërturit, Arësit, Berishës, Fierzës, Kqirës, Pukës, Qerretit, Kabashit, Komanit, Shllakut, Mazzrekut, Vjerdhës, Kryeziut, Blinishtit, Troshanit, Nënshatit, Hajmelit, Laçit, Gjadrit, Dajçit, Gramshit, Staikës, Mabës, Pistullit, Paçramit, Vigut, Naraçit, Mnelës, Grykës së Gjadrit, e deri në Korthpulë .
Materiale e sjella u vijnë në ndihmë studentëve, mësuesve dhe studuiesve.Shumë pikëpyetje marrin përgjigje gjatë këtyre treqind vjetëve 1638- 1914, nëpërmjet relacioneve nga Frang Bardhi, Leonardo de Martino e Gjergj Koleci.
Falenderoj personalisht Lena Grafik të Prishtinës, po mbi të gjithë, Kryetarin e Bashkisë Lezhë Zotin Pjerin Ndreun, së bashku me shefen e Kabinetit Z. Ueda Molla, që janë aq sensibël ndaj vlerave kulturore të Lezhës dhe trevave përreth, duke mbështetur pa limit e duke inkurajuar studuiesit e kërkuesit lezhjanë.
Duke marrë këtë libër, jo vetë që gjithsecili prej nesh, ka një pjesë të familjes e fshatit të tijë historikisht, por dhe një pjesë të arkivit të Vatikanit të sjellë në shtëpi. Janë 11 relacione origjinale, ku në to gjejmë jo vetëm shifra statistikorë të vendeve, por tradita zakonet, historinë e gjithsecilit vënd.
Ju mirëpresim ditën e premte ora 15 pranë QKF Lezhë

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu