Shetitje një pjesën veriore të vendit, aty ku Afrim Bunjaku nuk ka vdekur!

Shkrime relevante

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgores, Mitrovicë

(Ahmet Musa)

Sot, bashkë me Aleksandrin dhe Isakun, bëmë një eksplorim në Veri të Kosovës. Është mahnitëse të shohësh këtë pjesë të vendit tonë, të pasur me resurse të jashtëzakonshme minerare e ujore. Por, këto pasuri të çmuara kanë qenë edhe mallkimi ynë – Serbia kurrë nuk hoqi dorë nga to, i mbajti deri vonë, duke u përballur me çdo mjet për t’i mbajtur nën kontroll.
Erdhi një ditë kur Serbia u përball ballë për ballë me policinë e Kosovës, e mbi të gjitha me guximin e Afrim Bunjakut dhe kolegëve të tij. Aty, në vijën e mbrojtjes, Afrimi dha jetën, i vrarë nga paramilitarët serbë. Ai ra, por nuk u shua. Emri i tij është i përjetësuar në rrugën qendrore të Bajskës, dhe kujtimi i tij frymëzon çdo polic, çdo qytetar, çdo shqiptar.
Atje patëm rastin të takohemi me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët me krenari ruajnë sigurinë e qytetarëve dhe mbrojnë rendin e atdheut.
Zemra na u mbush me krenari kur i dëgjuam të thonë: “Ne jemi krenarë që kemi pasur koleg Afrim Bunjakun!”
Afrimi nuk ka vdekur – ai jeton në frymën e rezistencës, në mbrojtjen e atdheut, në krenarinë tonë kombëtare.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu