ARKIVI:
7 Mars 2026

Drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Përderisa pas lufte e kishim një fillim të mbarë shoqëror, me respekt dhe dashuri vëllazërore, me ndërtim dhe rindërtim të shtëpive të rrënuara, me arsimim cilësor dhe zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e këndej, fillon rrënimi gradual i vlerave njerëzore dhe kulturore në vendin tonë.

Shkatërrimi i shtetit filloi me shkatërrimin e familjes

Fillimisht e keqja nisi nga klasa politike, përkatësisht nga liderët partiakë që e përçan dhe i ndanë pamëshirshëm familjet tona!

Politikanët ishin të pamëshirshëm në rrënimin e familjeve shqiptare në Kosovë.

Si rezultat i ndarjeve partiake në njërën anë dhe rënjës së cilësisë në arsim, morën hovë dogmat partiake dhe fetare, të cilat qëllimin e kanë të njëjt; dominimin në të njëjtin terren shoqërorë, me manipulimin e masave njerëzore drejt dominimit territorial në vendin e paradokseve të mëdha, ku mund të gjesh gjithçka të keqe pa asnjë të mirë, duke filluar nga: narkomania, trafikimi i qenjeve njerëzore e deri tek prostitucioni aq shumë i përhapur në shoqërinë kosovare!

Abuzimi me pushtetin dhe paranë publike i ka kthyer politikanët në milionerë!

Si rezultat i futjes së interesit në vend të respektimit të vlerave, është rrënuar në themel bërthamën e shoqërisë dhe çelula e Shtetit-Familja!

Si produkt i kësaj janë rrënuar raportet familjare dhe ato ndërvëllazërore në veçanti!

Si pasojë e faktorëve të sipërpermendur, kanë shkuar aq thellë përkeqësimet e marrëdhënjeve familjare!

Nuk ka ku shkon më keq, sesa kur mikut i thuhet vëlla, e vëllaut shkja!

Fqinjët nuk shkojnë tek njëri-tjetri si më parë!

Shoqëri të ndershme nuk ka më si më parë!

Ka vetëm shoqëri intersi!

Ka humbur respekti dhe dashuria mes njerëzve, ka humbur besa dhe morali njerëzorë!

Shkollimi dhe edukata kanë mbetur vetëm si nocione të papërfillshme!

Shkollimi bëhet shkel e shko dhe gjysmak, kurse punësimi pa meritë dhe pa kritere përmes lidhjeve nepotike dhe përkatësisë partiake!

Kështu, shteti ynë dhe kombi në përgjithësi është duke shkuar me shpejtësi të madhe drejt zhbërjes së vlerave njerëzore!

Lulëzojnë antivlerat, korrupsioni, nepotizmi dhe dukuritë e tjera negative!

Kurse morali, karakteri dhe edukata njerëzore janë në zhdukje e sipër!

Vlerat janë zavendësuar me arrogancë, me egoizëm, me urrejtje dhe gjelozi!

Askush nuk i gëzohet më suksesit dhe meritave të përbashkëta!

Secili/secila mundohet të përvetësojë diçka nga meritat e tjetrit pa bërë asgjë të mirë për vendin!

Kontaminimi shoqëror zanafillën e ka nga ndarjet partiake, kurse kulminacionin e ka arritur përmes të ashtuquajturave rrjete sociale, të cilat e kanë degjeneruar në themel shoqërinë tonë, të rinjët në veçanti!

Të rinjët nuk njohin më komb e atdhe, njohin fe e parti!

Nuk njohin familje dhe fqinjësi, njohin joshjen dhe mashtrimin që u vjen përmes shoqërisë virtuale, duke shpresuar në pasurim të shpejtë dhe ngritje në karrierë jetësore/politike përmes rrugëve të dyshimta!

Njerëzit me shumë luftojnë për poste politike sesa për rritjen e cilësisë në arsim, më shumë luftojnë për paranë e pistë sesa për ngritjen e mirëqenjes në mënyrë të ndershme!

Po jetojmë në një kohë të pakohë, ku më shumë ka vlerë dyfytyrësia dhe pabesia e pakurrizorëve dhe zvarranikëve partiakë sesa vlerat e një personaliteti të ngritur dhe përgatitur në aspektin profesional.

Politikanët e mbështjellur me hipokrizi hiqen sikur janë të drejtë dhe të mirë, reflektojnë mirësjellje dhe dashuri të rrejshme derisa ta arrijnë cakun e tyre politik, më pas, përveq harrimit të premtimeve, i harrojnë miq dhe shoqëri, përseri kthehen në përversistetin e tyre, për t’iu shërbyer liderëve partiakë, klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë!

Çka ndodhë pas zgjedhjeve?!

Kandidatët e ndershëm dhe të sinqertë zhgënjehen, shqetësohen, vuajnë, stresohen nga dëshprimi i gënjeshtrave të miqve dhe mikeshave virtuale që ua premtuan votën e nuk ua dhanë!

Ndërsa zvarranikët politikë përseri bëhen bashkë në koalicione pas raundit të parë (në balotazh), për të arritur në mënyrë të pandershme deri tek karrigia e pushtetit lokal!

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin, por të merr mendjen”!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Me deshmi te zotriut Paul Williams ne Gjygjin e Haages behet e ashtuquajtura Kthese Kopernikane. Po vendohen ne fokus Adem Demaqi dhe Bujar Bukoshi, e me radhe nenkuptohet ketu dhe Ibrahim Rugova, e te gjithe keta te permendur si faktor destabilizues ne Luften ne Kosove, pra ne Luften Per Kosove. Kete me disa fjali ne fund te deshmimit te zotriut Williams e vulos dhe avokati i Hashim Thacit, Luka Mišetić. Pra, po na del disi ma Dokumentare, dhe si Faktografi, se shqipetaret luftuan ne mes vehte me shume se qe luftuan kunder okupatorve bestial serb. E Hashim Thaci u mundua te e shpeton Kosoven dhe shqipetaret nga keta te permendur Demaci, Bukoshi, Rugova dhe tjeret. Hajt te kunkludojme se fajin me te madh paten Demaci, Bukoshi, Rugova per vrasje te shqipetarve nga forcat paramilitare serbe, ku ne ato forca ishin dhe serb te leshuar nga gjitha burgje te Serbise, pra te burgosurit cileve i eshte premtuar se sa me shume shqipetar do te i vrasin, aq i shkurtohet burgimi per vepra penale te ndryshme kriminale qe kan bo dhe per cka jane denuar ne shtetin ame, ne Serbi. E na liroi nga ata dhe keta shqipetar te lartpermendur Hashim Thaci me disa shok. WoW!!! Le te lirohen keta te Haages pakusht, e le te denohen te vdekurit: Adem Demaci, Bujar Bukoshi Ibrahim Rugova, dhe ata te vrare, e nga shqipetaret te vrar: Ahmet Krasniqi Tahir Zemaj, komandant Drini dhe shume aktivist tjere civil, e kryesisht te LDK-se ngase “penguan Lirin e Kosoves”. Te denohet dhe he Veton Surroi dhe Albin Kuurti. A te perseritet Historia ku shqipetaret ne mes vehte jane vra, e pas vdekjes te Gjergj Kastriotit. Dhe me e randesishme kur shqiptari Gjergj Marash Kelmendi (Karagjorgje- Gjergji i zi) ja nis luften kunder shqipetarve 1806, pasi qe kuptoi se ne aradha turke kunder cileve ai e qoi Kryengritjen me 1804., luftojne kryesisht shqipetaret (arnautet) Pra po na perseritet Historia. Na vet luftuam me shume ne mes vehte se qe luftuan kunder neve turqit dhe pastaj serbet. Le te dalih, shpallen, hero: Enver Hoxha qe e shtini dy te tretat te popullsise neper llogore, kampe perqendrimi, pastaj Josip Broz Tito dhe Aleksandar Ranković qe i vrajne shqipetaret per me i shpetrtu shqipetaret tjere os te shpetojne shqipetaret nga vehtja e tyne. Pastaj Slobodan Milošević, e me radhe tash ne kohe recente “i shkreti” Radoičić qe nuk pati rugdalje tjeter por te e qon kryengritsit serb ne Veri te Kosoves, sepse “i shkreti” ardhacak nga Serbia ishte i cenuar nga shqipetaret cilit ” i cenuan shqipetaret” ne veri te Kosoves . Pra disi… sipas nje logjike duhet me u denu per gjitha keto te cekura, ata qe nuk jane gjalle e te denohen dhe kete, keta qe jane gjalle e qe mund te i denojme: Veton Surroi, Albin Kurti dhe keta rreth tyne. E te e shpallim si shpetues te shqipetarve nenkryetarin e SANU: Srpska Akademija Nauka i Umetnosti (Akademia serbe te shkencave dhe artit ), te e shpallim shpetues te shqipetarve nga shqipetaret, Dušan Bataković qe deklaroi ne Konferncen e Vienes, cilen e kryesonte zonja Christine von Kohl, e me 8 qershor 1993., kur Dušan Bataković nga foltorja deklaron, citim: ” Ako ne pokažete poslušnost Srbiji, pobićemo vam 100 hiljada civila”, e shqip perkthim: “Nese nuk e tregoni degjushmerine Serbise ja u vrajme 100 mij civil” – mbarim citimi. E le te shpallet i vetmi hero dhe shpetimtari i shqipetarve te Kosoves Hashim Thaci. E ato miliuna marka gjermane apo euro qe i ka pervetsu per vehte… ja i falim. Paska meritu si shpetimtar i Kosoves.

  2. 2) Po!!!! Te e kandidojme Hashim Thacin edhe per Cmimin Nobel per Trimni te Papare me shekuj perpara e deri me tash, ngase liroi Kosoven Shqipetare nga persona toksik shqipetaret Rugova, Demaci, Bukoshi, komandant Drini, Ahmet Krasniqi, dhe keta … do te LDK-se “tradhtare”. Dhe si KRYEVEPER ne fund te fundit e liroi Kosoven dhe nga Gjergj Kastrioti! Ngase eshte Meritor sepse e pruni ne Origjinal Fjalen e Zotit qe kumbon ane e mbane Kosoves, disa here ne dite, cdo dite, e ne gjuhe arabe, e cilen gjuhe, pra gjuhe arabe, shqipetaret doemos duhet te mesojne!! Sepse Zoti Eshte Arab!!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu