Skënderbeu para së gjithash, ka qenë gjeneral, dalë nga shkolla ushtarake ma e lavdishme e kohës, ajo e Perandorisë Otomane. Edhe kur u kthy në Atdhe, në Kuvendin e Lezhës (2 mars 1444), Skenderbeu u emnu kryekomandant i ushtrisë shqiptare dhe jo diplomat, as ministër i Jashtëm, as ambasador. Në të vërtetë, prej atyne rreth 30 betejave, nuk ka betejë ku nuk ka marrë pjesë Skenderbeu. Pos një beteje ku u vonu me ushtrinë e tij, në Betejën e Beratit, dhe kjo shënon, – nëse mund të llogaritet kështu – humbjen e vetme në gjithë karrierën e tij të jashtëzakonshme ushtarake.
Po, asht e vërtetë se Skenderbeu ka qenë edhe intelektual poliglot, edhe diplomat, edhe burrështetas i shquem. Por, të gjitha këto kanë qenë shtesa në figurën e tij të jashtëzakonshme si ushtarak.
Sidoqoftë, për mos me zgjatë, le t’ia lamë disa librave e studimeve me dëshmu praninë dhe udhëheqjen e betejave në fushëbetejë dhe jo nga zyrat. Asht një përzgjedhje shum e vogël librash e autorësh.
Po e nisim me Barletin, natyrisht.
* * *
“Me gjithë këtë kalorësit e Kastriotit nuk ndenjën pa ia vaditur ikjen me gjak, përkundrazi, duke iu qepur pa iu ndarë për asnjë çast nga prapa dhe duke mos e lënë të merrte frymë, vranë më të shumët e ushtarëvet të shpëmdarë, pasi i ndoqën aqë shumë, sa u raskapitën nga lodhja, por jo se u ngopën së vrari. Kështu, pasi mba- ruan krejt punë pa pasur shumë të plagosur nga ana e vet dhe pasi armiku kishte marrë arratinë, Skënderbeu u lëshua me tërë ushtërinë në viset armike dhe i kënaqi dëshirat e saj me plaçkën e zakonshme dhe të ëmbël të luftës.
Skënderbeu, pasi theu një falangë armike, të rrjeshtuar në formë pyke, po futej në drejtim të flamujvet dhe të vëndit ku qëndronte vetë kapedani, me qëllim që t’ia niste fitores që andej dhe t’i bënte armiqtë të bindeshin. Atëhere dy burra, që i qenë zotuar dikur me be Tiranit për kokën e tij, duallë përpara të tjerëvet dhe e pritën me shpatë çveshur. Muzaka i Angjelinës deshi ta ndihmonte atëhere të imgjin, por u plagos në sup të djathtë. Të tjerët u përpoqën pa pushim nga përpara, nga prapa, nga krahët, por zor ta mbronin Kastriotin, sep& ishin të pakë dhe ndrydheshin prej të shumëve.
[…]
Kështu ai, si për shkak të ndonjë farë fati, mbeti një me dy, sepse barbarë, duke dashur që ta fitonin vetë atë lavdi dhe çmimet e premtuara nga otomani, i larguan shokët duke u bërtitur dhe duke i shtyrë me duar. Sytë e të gjithëvet u përqëndruan tek ai. Ata e rrethuan shpesh me kuajt, që i ngisnin sa andej këndej, dhe u përpoqën t’i rrëmbenin kokën e urryer dhe shpirtin krenar. Trimëria e Kastriotit që kish në gjak dhe e djathta e tij e sprovuar sa e sa herë, u jepte zëmër shokëvet të shqetësuar dhe turmavet të trëmbura, sepse sa e sa herë ata e patën Dritur fitimtar edhe kundër dyve, edhe kundër më shumëve. Me gjithë këtë, frika nga sulmet e egra dhe të guximshme të armiqvet i bënte të trëmbeshin për shumë gjëra. Prandaj ata përpiqeshin, gjersa s’ishte ende vonë, t’i ndihmonin me sa mundin kapedanit, duke shtyrë nga çdo anë turmat armike që kishin për ballë. Ndërkaqë Skënderbeu, pasi u përlesh së afërmi me armiqtë, njerit prej tyre, që më lartë thamë se e quanin Barah. ia çau fvtyrën me shpatë mu te sytë; tjetrit, pas shumë goditjesh që bënë në mes tyre pa derdhur p’ikën e gjakut, i ra shpata përdhe. Atëhere armiku s’e humbi, por, pasi solli kalin më afër, e mbështolli fort utimtarir. me të dy duart dhe duke shkundur armët e duke lënë kalin, i u var i tëri nga supet me qëllim që ta tërhiqte pas dhe të përplasej së bashku me të për tokë. Turqit u lëshuan atëhere me vrap nga çdo anë për t’i vajtur në ndihme bashkëluftëtarit të vet, por Epiroti ia preu me një herë kokën kundërshtarit që po i varej dhe kështu u lëshua i lirë kundër armikut që po vraponte më kot. Nga kjo muarrë zëmër edhe të tjerët, të cilët i shkuan pas fitimtarit dhe u dhanë dërmën barbarëvet, që tanimë ishin thyer, duke i përplasur njerin mbi tjetrin të vrarë.” [fq. 330-331]

“Dhe më të vërtetë, po të ish përkulur kund ushtëria, ai shkonte atje për ndihmë, e vinte sërish në vënd beteiën; po të ish se kishte kund vështirësi dhe shumë i kërcënonte rreziku, Skënderbeu shkonte atje, merrte në dorë gjëndien e lëkundur, hidhej mbi armiqtë më të dëndur dhe me praninë e tii pushonte çdo furi, merrte fund çdo përleshje. Me këtë mënyrë për turqit s’kishte gië më të tmeruar se sa fytyra e tii që u dilte përpara. Kudo që ai shkonte, fitoren e kish të sigurtë. Çdo përleshje me praninë e Skënderbeut përfundonte mbarë, çdo furi dhe stuhi rreziku pushonte, kështu që arbërit, barbarët (a) dhe gjithë të krishterët e thonin një goje, e pohonin se Skënderbeun e kishte nxjerrë Zoti Luftëtarin më të madh në botë.
Ndërsa po luftonte, pra, kështu ndërmjet armiqvet më të dëndur, kali i tij, i shpuar për vdekje nga barbarët, u përplas mbi trungun e një druje të vjetër dhe ra përdhe. Ai gjithashtu, i përplasur mbi trung për shkak të rrëzimit të papritur të kalit, u plagos rëndë në krah. Turqit kujtuan se Skënderbeu mbaroi dhe vrapuan e u grumbulluan atje për ta copëtuar. Por atij i duallë menjëherë zot dhe e mbrojtën nga furia dhe tërbimi i tyre ushtarët e vet. I ndihmuar prej këtyre ai këceu menjëherë mbi kalë dhe, pasi iu lehtësua dhe iu pakësua dhëmbja dhe pasi mori vehten, ia filloi përsëri betejës shumë rreptë kundër barbarëvet. Ai u lëshua me një vrull t’atillë mbi armiqtë së bashku me gardën e vet, sa që të gjithë ata që i dilnin përpara, sado të ishin, dërmoheshin. Ta shihnje kërdinë dhe çfarosjen që u bëhej barbarëvet! Tamam si të shihnje kallame në fushë të çkulen nga rrënjët prej stuhisë së furishme dhe të bien e përplasen përdhe. Skënderbeu, duke rendur sa këtu atje, çante përmes gjithë vijavet armike dhe shkonte fluturim përpara me një mënyrë t’atillë, që dukej si rrufe e vetëtim.” [Barleti, fq. 454]
[Marin Barleti, Historia e Skënderbeut…, Prishtinë, 1982.]
___
Ilustrimet i kam fotografu nga libri i Marin Barletit i botuem në gjermanisht në Frankfurt në vitin 1583. Libri gjendet në British Library në Llondon.



