ARKIVI:
7 Mars 2026

Gjinia e Shtëpisë së Kastriotëve

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

(Prej Kristo Floqit)
S’ka shqyptar qi të mos dijë fatosin e komit t’onë, burrin e math e të pa dekun Skanderbegun. Kujtoj se kishte me kenë mirë për né sternipat e tij të dijshim edhé fisin e ktij luâni, qi zbardhi faqen e Atdheut e qi diq në Lesh bash n’atê kohë ku kishte m’u lidhë gjith Shqypnia nën flamur të tij të madhnushëm, të kuq e t’zi, e ku u pritshin mrekullime per mbi fatin t’onë.
Tuej u shtymun prej nji librit për mbi Skanderbegun, të titulluem «Accoount of the life and caracter of George Castriot, Scanderbeg» e nji radhojt të geneallogjis kastriote të profesorit shqpptar Zef Sqirojt, po ju paraqesim shqyptarve shelgun gjinuer të shtëpisë së Kastriotve.
I. Princ’i Shqypnisë Gjin Kastrioti (1.432 m. Kr.) i ati i Skanderbegut kish lemun kta fmije. Djelm, Repozin, Stanisin, Kostantinin e Gjergjin, eiii m’andej u emnue prej sulltan Muratit II Skanderbeg, Vajza, Marron, Gjelën, Angjen, Vllaikën edhé Mamicën.
II. Gjergj Kastrioti (Skanderbegu) ka lemun kta fmijë, Gjinin (duka i Shën-Pjetrit Galatinës, Konti i Solettës etj.) edhé nji vajzë Vojisllavën.
III. Gjin Kastrioti (i bir’ i Skanderbegut) lindi Ferrandin, Kostantinin e Gjergjin e vajza Lenën e Marien.
IV. Ferrandi lindi Ahiletin, Federikun, Pozion, Alfonsin, Palin, Gjinin, Ferrandin e Qessarin, edhe vajzë Rinën, Jovanën, Andronikën.
V. Ahileti ka pasë lemun Pirron e Kostantinin.
VI. Pirrua (1569 m. Kr.lindi Antonin, Filipin e Beatriçen.
VII. Antoni ka lemun Ahiletin, Konstantinin, Gjergjin edhë Rinën.
VIII. Ahileti lindi Terezën, Gjinin, Tomazën, Vitoren, Margariten, Antonin, Gjulinë, Domenikën, Ngjelën e Hipolitën.
IX. Antoni lindi Ahiletin, Anën, Vitoren, Gjergjin Angjetinën e Lenën.
X. Gjergji (1.706 m. k.) lindi Anën, Ferrantin, Antonio-Maria, Gjinin-Maria, Pirron, Marien Rozën e Kamilën
XI. Ferandi (1832 m. K.) lindi Franceskën. Filipin, Maria-Linzën Antonin e Gjergjin.
XII. Antoni ka lemun Elenën (1841 m. k.) Gjinin 1847 m. K.) Rozën (1853 m. k.) edhë Mariën (1860 m. Kr.).
XIII. Gjini lindi Emanuelin (1870 m. k.) edhe Franceskun 1875 m. kr.) Ky asht stërnip i fundit i shtëpisë së Kastriotve, ku mbyllet edhë Geneallogji e Skanderbegut, mbas rradhojt qi përmentme syprit, sa do qi mbas Franceskut kanë lemun edhë tjerë fmijë qi edhé sot jetojnë në Itali.
(Revista “AGIMI”, nr. 1, Maj 1919, Vjet I, Shkodër, fq. 8-9.)
(Foto: Një sprovë e jemja e portretit të Skenderbeut, e para 30 e kusur viteve me pendë e tush të zi.)
Kristo Floqi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu