ARKIVI:
7 Mars 2026

Harry Hodgkinsoni për betejat e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut

Shkrime relevante

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

HARRY HODGKINSONI për Skenderbeun në beteja:

“Skënderbeu u ngatërru e nuk u pa gjatë kundërsulmit për njëfarë kohe dhe, kur iu bashku shumicës së ushtarëve të tij, mburoja e tij ishte ‘aq e dëmtuar saqë mezi dallohej forma e saj’. Aj vetë nuk u plagos dhe pati humbje me vetëm dhjetë të vrarë dhe një grusht burrash të plagosur; por sulmi ndaj Krujës vazhdoi pavarësisht devijimit të tij, me armët që gjëmonin herë pas here mbi zanin e trumbetave dhe jehonën e daulleve.
[…]
Me largimin e ushtrisë turke dhe rënien e rrethimit të Krujës, presioni mbi Skënderbeun u ripërtërit që ky me gjetë një grua. Kushti i tij fillestar, që së pari të çlirohej Svetigradi, tani ishte harru. Aj kishte një fitore edhe më të madhe që lidhej me emnin e tij: atë të frustrimit të ushtrisë më të madhe të kohës. Kështu tani kishte më pak nevojë me pasë frikë nga xhelozitë e krerëve të tjerë dhe mund të zgjidhte një nuse që i përshtatej më shumë “arrogancës së mendjemadhësisë së tij” për krijimin e një principate shqiptare nën sundimin e tij. Pra, “ky kapedan i frikshëm, i cili nuk luftoi kurrë pa Fitore, vrau gati dy mijë turq me dorën e tij, pa marrë as plagën më të vogël; por Dashuria bëri atë që të gjithë armiqtë e tij nuk mund ta bënin dhe plagosi zemrën e këtij Pushtuesi të Paprekshëm” – siç e tha autori i “Skënderbeut të Madh”, një roman anonim “i shkruar nga francezët”, i cili u shfaq në Londër në vitin 1690.”
Harry Hodgkinsoni, Scanderbeg, The Centre for Albanian Studies, London, 1999, fq. 110; 116-117.
* * *
“Scanderbeg was lost in the counter-attack for some time, and when he did rejoin the bulk of his men, his shield was ‘so battered that its shape was scarce to be discerned.’ He himself was unwounded, and he lost only ten dead and a handful of men wounded; but the assault on Kruja continued despite his diversion, the guns thundering from time to time above the rallying blasts of the trumpets and the echoes of the drums.
[…]
With the departure of the Turkish army, and the collapse of the siege of Kruja, the pressure was now renewed on Scanderbeg to choose a wife. His original condition, that Svetigrad should first be freed, was now forgotten. He had an even greater achievement to his credit: that of having frustrated the greatest army of the day. He had less need to fear the jealousies of his fellow-chiefs, and could choose a bride more fitted to ‘the haughtiness of his conceits’ about the creation of an Albanian principality under his rule. So ‘this formidable captain, who never fought without Victory, killed near two thousand Turks with his own hand, without receiving the least wound; but Love did what all his enemies could not do and wounded the heart of this Invulnerable Conqueror’—as the author of The Great Scanderbeg put it, an anonymous novel ‘done out of the French,’ which appeared in London in 1690.
Harry Hodgkinson, fq. 110; 116-117;
E përgatiti: Agim Morina, Prizren

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ne kete shkrim thuhet:
    “…….Dashuria bëri atë (Skenderbeun) që të gjithë armiqtë e tij nuk mund ta bënin dhe plagosi zemrën e këtij Pushtuesi të Paprekshëm…..”.

    Shifet se kautori i ketij libri nuk e njeh fare Skenderbeun, perderisa ky autor e quen Skenderbeun “Pushtuesi i Paprekshëm”. Kur dihet se SKENDERBEU KA KENE MBROJTES I VENDIT TE POPULLIT TE VET SHQIPTAR.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu