Sak Muji, Rugovë – Zvicër
1. Hyrje solemne
Deklaratë Kombëtare për Përmbushjen e Amanetit të 1981-shit dhe Sovranitetin e Plotë të Republikës së Kosovës
1. Hyrje solemne Ne, bijtë dhe bijat e këtij kombi, që në çdo gjeneratë u sakrifikuam për Liri, drejtësi dhe dinjitet, sot e themi me zë të plotë: Kosova nuk është e përfunduar, por e papërfunduar! Ajo që nisi si thirrje studentore më 11 Mars 1981, e u përhap më 26 Mars, për të shpërthyer me madhështi më 1 e 2 Prill 1981, ishte pranvera e madhe kombëtare. Një zë u ngrit nga zemra e Kosovës dhe u bë kushtrim për mbarë kombin: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!” “Trepça punon – Beogradi punon!” Këto nuk ishin vetëm parulla të shkruara mbi karton, por vulë e një epoke, amaneti i brezit të rinisë studentore që përballoi dhunën dhe gjakun e parë të lirisë. Unë, si njëri nga organizatorët e Pranverës Studentore 1981, e mbaj gjallë kujtesën e atyre ditëve të lavdishme dhe të përgjakshme. Ishin ditët kur shpirti shqiptar shpërtheu kundër padrejtësisë, kur studentët me librat në duar u bënë flamurtarë të kombit, kur Prishtina u bë zemra e kryengritjes.

2. Nga 1981 te Lufta Çlirimtare
2. Nga 1981 te Lufta Çlirimtare Demonstratat e mars-prillit 1981 nuk ishin një ngjarje e izoluar. Ato ishin fillesë e një revolucioni të pandalshëm, që kaloi përmes burgjeve, torturave, përndjekjeve politike dhe mërgimit të detyruar. Qindra studentë e punëtorë u derdhën në rrugë, mijëra u arrestuan, dhjetëra u sakrifikuan. Por fara e mbjellë më 1981 mbeti gjallë. Ajo lindi lëvizjet ilegale, e forcoi vetëdijen kombëtare, e çoi popullin tonë drejt organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Amaneti i 1981-shit u kurorëzua me luftën e UÇK-së, me pushkë e me gjak, që e solli çlirimin e vendit më 1999.

3. Rambujeja dhe Kumanova – Kompromisi dhe imponimi
Lufta e UÇK-së, e përkrahur nga populli dhe nga miqtë ndërkombëtarë, e detyroi Serbinë të ulet në tavolinë. Rambujeja qe kompromis i dhimbshëm, por i domosdoshëm. Populli ynë nuk e pranoi më nënshtrimin, dhe Rambujeja u bë preludi i ndërhyrjes së NATO-s. Më pas erdhi Marrëveshja e Kumanovës (qershor 1999). Një akt i imponuar, që ia dha fund luftës por i vuri kufij sovranitetit tonë. Në atë marrëveshje u fut Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB-së, që Kosova e ktheu në një territor “të administruar”, jo në shtet të lirë.

4. Eksperimenti Sui Generis – Përkohshmëria që u shndërrua në pranga
Me kalimin e viteve, vendi ynë hyri në një tjetër fazë – eksperimentin e quajtur Sui Generis, përmes Planit të Ahtisarit. Ky plan u shfaq si rrugë drejt pavarësisë, por ishte përkohshëm, jo përfundimtar. Sot, më shumë se një dekadë e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë, është e qartë: Sui Generisi nuk mund të mbajë më gjallë një shtet normal. Nuk mund të ngulfatet Kosova me status të përkohshëm, ndërkohë që mbi 140 shtete na kanë njohur. Ky status i përkohshëm u shndërrua në pengesë:
• Lista Serbe, e komanduar nga Beogradi, as nuk hyn në parlament e as nuk punon për qytetarët, por vetëm pengon jetën institucionale.
• 97% e popullsisë shqiptare nuk mund të mbetet peng i një pakice që përdoret si instrument politik i Serbisë dhe Rusisë.
• UNMIK-u me Rezolutën famëkeqe te 1244 i OKB janë bërë strehë për ndërhyrjet armiqësore ndaj sovranitetit të Kosovës.

5. Tradhtitë dhe gabimet e pushteteve pasluftës
Pas çlirimit, populli ynë shpresoi se sakrifica do të shpërblehej me një shtet të pastër, të drejtë dhe të fortë. Por, për fat të keq, tri pushtetet që udhëhoqën Kosovën pas vitit 1999 shpesh zgjodhën rrugën e kompromiseve të dëmshme dhe të pasurimit personal, në vend të mbrojtjes së interesit kombëtar. 5.1. Marrëveshjet e dëmshme ndërkombëtare
• Rambujeja (1999) – u pranua si kompromis i dhimbshëm, por me zotime që e lanë Kosovën të varur nga vullneti i fuqive të mëdha.
• Marrëveshja e Kumanovës (1999) – ia dorëzoi sovranitetin UNMIK-ut dhe vendosi Kosovën nën hijen e Rezolutes famëkeqe 1244 i OKB.
• Plani i Ahtisarit (2007–2008) – u pranua nga pushtetarët e kohës (Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi), duke e pranuar Kosovën si “rast të veçantë – Sui Generis”, jo si shtet të barabartë. 5.2. Tradhtitë e pushteteve vendore
• 2013 (Marrëveshja e parë e Brukselit) – Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e BE-së, pranuan krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke rrezikuar ndarjen e brendshme të shtetit.
• 2015 (Marrëveshja për Asociacionin) – edhe një herë, nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, u pranua struktura paralele serbe brenda Kosovës.
• Shitja e 8,500 hektarëve (Demarkacioni me Malin e Zi) – e miratuar në kohën e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ku Kosova humbi territor me justifikime të rreme.
• Dialogu i dëmshëm 2011–2018 – i udhëhequr nga Thaçi, Mustafa e më vonë Ramush Haradinaj, i cili solli marrëveshje teknike që dobësuan sovranitetin, duke lejuar Serbinë të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në energji, telekom dhe dogana.
5.3. Pasurimi i komandantëve dhe varfërimi i popullit
• Një grup prej 4- 5 komandantësh të UÇK-së e shndërruan luftën në biznes personal, duke marrë për vete prona, tendera e pasuri publike.
• Populli, ndërkohë, u varfërua, u detyrua të marrë rrugën e mërgimit, ndërsa shteti u mbulua nga korrupsioni, nepotizmi dhe hajnija.
• Kosova e çliruar u bë laborator korrupsioni, ku pushteti u përdor për prostitucion politik e ekonomik, jo për ndërtimin e një shteti me drejtësi.

6. Kërkesat politike dhe kombëtare Duke parë të gjitha këto, ne, si dëshmitarë dhe bartës të amanetit të 1981-shit, kërkojmë:
1. Heqjen përfundimtare të Resolutes famëkeqe 1244 i OKB -së nga dokumentet që lidhen me Kosovën.
2. Shuarjen e plotë të UNMIK-ut si strukturë e tejkaluar.
3. Mbylljen e epokës Sui Generis dhe vendosjen e Kosovës si shtet i barabartë në OKB dhe në familjen ndërkombëtare.
4. Refuzimin e çdo Asociacioni që e ndan shtetin sipas etnisë.
5. Lustrifikimin e klasës politike: largimin e të gjithë atyre që kanë përlyer duart me korrupsion, me krime e me marrëveshje të dëmshme.
6. Drejtësi dhe ligj të vërtetë – për të burgosurit politik, për të rënët, për popullin e mashtruar.
7. Unitet kombëtar: të gjashtë rajonet shqiptare të jenë pjesë e një bashkimi të plotë kombëtar, me Kosovën si shtet normal, jo si eksperiment i përhershëm.
7a. Apel solemn Ky dokument nuk është thjesht një kujtesë historike, por një kushtrim kombëtar. Ai është amaneti i brezave të rënë, i studentëve të 1981-shit, i të burgosurve politikë, i ushtarëve të UÇK-së dhe i popullit të thjeshtë që sakrifikoi gjithçka për Liri. Ne i drejtohemi: Institucioneve të Kosovës
• Parlamentit të Kosovës: që të marrë vendime historike për heqjen e nenit 1244 dhe përmbylljen e statusit Sui Generis.
• Qeverisë së Kosovës: që të udhëheqë me guxim procesin e sovranitetit të plotë, duke mos u përkulur para presioneve shantazhuese.
• Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë: që të bëhen mbrojtëse të Kushtetutës e jo vegla të pushteteve të radhës. Akademisë së Shkencave dhe Institutit Albanologjik Ju, që jeni ndërgjegjja e kombit, duhet ta ngrini zërin e shkencës e të dijes për të mbrojtur të vërtetën historike dhe drejtësinë kombëtare. Shoqatës së të Burgosurve Politikë te Kosovë /SHBPK/ Ju jeni dëshmitarët më të gjallë të sakrificës sonë. Zëri juaj është themeli moral i Republikës. Kërkesa juaj për drejtësi nuk guxon të mbetet e nëpërkëmbur. Mediave dhe radiotelevizioneve kombëtare Ju keni për detyrë të përcillni të vërtetën tek qytetarët. Mjaft u bë Kosova arenë e propagandave të huaja; është koha për të thënë hapur kush janë tradhtarët dhe kush janë mbrojtësit e Republikës. Miqve tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, Gjermania, Britania dhe të gjithë partnerët që na ndihmuan për çlirim: ne jemi mirënjohës. Por ju themi qartë: Kosova nuk mund të mbetet peng i një statusi të përkohshëm. Ashtu si çdo komb tjetër i lirë, edhe ne kemi të drejtë të jetojmë në një shtet të plotë e sovran.

8. Përfundim Historia na ka vënë përballë një udhëkryqi.
O do ta përmbushim amanetin e Pranverës së Madhe Studentore të 1981-shit, të UÇK-së dhe të dëshmorëve tanë, Ose do të mbetemi peng të Rezolutes famëkeqe 1244 i OKB, Sui Generisit dhe tradhtive të brendshme. Sot, zëri ynë është i qartë: O në Shtet kuptimplotë, O në Ferr! Këtë amanet ia lëmë brezave që vijnë, por mbi të gjitha ia lëmë vetes, sepse është ora e veprimit. Pa drejtësi nuk ka paqe, pa liri nuk ka jetë, pa shtet nuk ka komb.

Në emër të organizatorëve të Pranverës Studentore 1981, të të burgosurve politikë dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësi kombëtare: E P I L O G U 1981 – 2025: Nga thirrja “Republikë Kushtetutë” te kërkesa për Sovranitet të Plotë Historia e kombit tonë, nga pranvera e 1981-shit deri në këtë vit 2025, është një rrugëtim i përgjakur, i dhimbshëm, por edhe i mbushur me krenari.
• 1981 – Studentët e Prishtinës, me librat në duar e me zemra të zjarrta, shpërthyen si vetëtimë: “Republikë – Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!”. Ai kushtrim u bë themel i lëvizjes sonë kombëtare.
• 1990–1999 – Pas një dekade përndjekjesh, torturash dhe gjakderdhjesh, Kosova u ngrit në kryengritje të armatosur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mishëroi amanetin e 1981-shit. Lufta solli çlirimin, por me një çmim të madh gjaku.
• 1999 – Rambujeja e Kumanova na dhanë ndërprerjen e luftës, por jo lirinë e plotë. Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB -së na lidhi me zinxhirë të rinj.
• 2008 – Shpallja e Pavarësisë qe ditë e madhe, por e lidhur me “statusin Sui Generis”, një përkohshmëri që na e kufizoi shtetin.
• 2013–2015 – Marrëveshjet e dëmshme të Brukselit, nënshkruar nga Thaçi e Mustafa, e dobësuan Republikën dhe i dhanë Beogradit instrumente bllokade.
• 2018–2020 – Tendencat për ndarje territoresh dhe pazaret e fshehta rrezikuan vetë ekzistencën e shtetit.
• 2021–2025 – Lëvizja Vetëvendosje, me Albin Kurtin në krye, ngriti flamurin e sovranitetit, të drejtësisë dhe të barazisë. Por rruga ende nuk është e përfunduar: hijet e korrupsionit, presionet ndërkombëtare dhe struktura paralele serbe mbeten pengesa serioze.
___
Sot, në vitin 2025, kur kanë kaluar 44 vite nga Pranvera e Madhe Studentore, zëri ynë është edhe më i fuqishëm:
*. Kosova nuk mund të mbetet laborator i Sui Generisit.
*. Kosova nuk mund të mbetet peng i Rezoluta famëkeqe 1244 i OKB-së. *. Kosova nuk mund të mbahet rob i Listës Serbe dhe Beogradit. Historia jonë është provë e gjallë se populli shqiptar i Kosovës nuk i nënshtrohet askujt. Ne mund të vonohemi, por nuk mund të ndalemi.

Epilogu ynë është një fillim i ri.
Nga 1981 deri më sot, çdo brez ka dhënë gjakun dhe mundin e vet. Brezit të sotëm i takon ta përmbyllë rrugëtimin:
• Me Lustrifikim – që e kaluara e errët të mos përsëritet.
• Me Drejtësi dhe Ligj – që të pastrohet shteti nga korrupsioni.
• Me Sovranitet të plotë – që të jemi shtet i barabartë, jo eksperiment.
• Me Bashkim kombëtar – që gjaku i derdhur të mos mbetet i copëzuar në gjashtë rajone. Kështu, amaneti i dëshmorëve dhe i brezit të 1981-shit do të përmbushet. Nga Pranvera e 1981-shit deri te Vjeshta e 2025-s, rruga jonë është e shkruar me gjak, me djersë dhe me lot. Por mbi të gjitha, ajo është e shkruar me besim të palëkundur se Kosova do të bëhet shtet i plotë, i lirë dhe i përjetshëm.

Epilog i Deklaratës Kombëtare
Në emër të Organizatës së Pranverës Studentore 1981 Sak Muji Isha /Sylë Mujaj/ qe për shkak te keqeperdorimesh te rrjedhave kombëtare nga ata qe rropën e e zhdropën unë nderrova emër e mbiemër vetëm Shqip ne zot e fe shqiptare.
Nga ata qe e perdhosen kauzën e çlirimit e lirisë ata qe e kthyen islsamin radikal ne vrasje te vlerave kobetare,….
Nga spiuj e UDB- sh, nga ata ish pobratim te serbo sllavisë më Arabi e Turqi. Dakord te dashur ekspert te fushave atedhetare e juridike …
Te dashur Vëllezer e motra!
Duke i çmuar miqtë tanë nderkombëtar qe na njohen edhe një shtet te pavarur Shqiptar drejt perendimit !




AKROSTIK për “DRINI”
Deklarata jonë nuk është letër, por amaneti i gjakut të 1981-shit.
Rrugët e lirisë na thërrasin drejt sovranitetit të plotë.
Istoria nuk fal, ajo i quan me emër edhe ata që vonojnë.
Në zërin tonë është kushtrimi i Kosovës,
Institucionet janë dëshmitarë të një kombi që ngrihet.
Kjo është rrufe, kjo është fjalë artistike,
Për “DRINI”-n, që bëhet lumë i shpërndarjes,
Për Bajram Kabashin, që e ngre fjalën si flamur.
Ne e përmbushim amanetin e 1981-shit,
me sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës!
🇮🇹 FULMINE – ACROSTICO per “DRINI”
Dichiarazione nostra non è carta, ma testamento del sangue del 1981.
Rotte di libertà ci chiamano verso la sovranità piena.
Il tempo non perdona, la storia nomina chi ritarda.
Nella nostra voce vive il grido del Kosovo,
Istituzioni testimoni di un popolo che si rialza.
È fulmine, è parola artistica,
Per “DRINI”, che diventa fiume di diffusione,
Per Bajram Kabashi, che innalza la parola come bandiera.
Noi compiamo il testamento del 1981,
con la sovranità piena della Repubblica del Kosovo!