O populli im, Ndalu…! Pse po prodhon budallallëqe gjithandej pa ndalë?

Shkrime relevante

Moszgjidhja e njërit prej nënkryetarëve nuk e bllokon apo e mban të papërfunduar konstituimin e Kuvendit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Edhe pse neni 67 i Kushtetutës përcakton se Kryesia...

A mendoni jashtë “të vërtetave partiake” dhe klanore ti zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli!?

Msc Belisar Jezerci, historian ____ Zonja Eliza Hoxha dhe z.Ismail Tasholli! "Ju dëshmuat haptas,...

Tezat themelore të rishikimit të strategjisë shqiptare në transformimin e marrëdhënieve transatlantike

Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Drejt një doktrine të re strategjike shqiptare...

Kërkuar fakte, ja ku janë ato! Nga rekrutimi për ISIS te spiunazhi për BIA-n e Serbisë

Lyuan - Asllan Dibrani, Gjermani Disa zëra që kundërshtuan shkrimin tim kërkuan...

Përgjigje ndaj akuzave dhe shpifjeve të Ramadan Shkodrës

Basri Beka, Prishtinë _____ Ramadan Shkodra, në intervistën e tij në podcastin “Zë”...

Shpërndaj

Ndoshta me se miri është mos me lexue lajmet që kanë të bëjnë PËR NE dhe MBI NE!
Shtypi austriak është mbushur me raportime për shqiptarin që ka planifikuar akt terrorist në koncertin e Taylor Swift në gusht 2024 në Vjenë. Këto ngjarje nuk janë thjesht lajme, por janë pasqyrë e dhimbshme e realitetit tonë.
Nuk kuptoj si disa prindërit i lejojnë apo dërgojnë fëmijët e tyre në objekte fetare në Austri dhe në Europë gjithandej që nuk kanë asnjë lidhje me traditën tonë dhe që nuk kanë qenë kurrë pjesë e identitetit tonë!
Si mund t’u besohet fëmija një ideologjie që ka prodhuar përçarje e dhunë në vitet e fundit me miliona të vrarë?
Në Kosovë, klasa politike vazhdon të tregojë fytyrën e vet të vërtetë: grindje, ego, mungesë karakteri dhe mungesë përgjegjësie. Në vend që të ndërtojnë shtetin, merren me akuza boshe ndaj njëri‑tjetrit.
Populli im, ndaluni!
Ndaluni, se po na turpëroni gjithandej!
Ndaluni, ju që silleni pa përgjegjësi dhe pa karakter, sepse turpi bie mbi të gjithë ne.
Nëse sot NE nuk e kuptojmë pse kemi përfunduar në këtë gjendje ku jemi, nuk do ta kuptojmë kurrë.
Dhe po, është koha ta pranojmë: FAJTORËT kryesorë për mjerimin tonë JEMI ne VETË dhe askush tjetër.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E sakt, por kuj me ja shpjegu! Shqiptarët janë populli me i vjetër, gjuha e tyre është gjuha më e vjeter,prejardhja e shqiptarëve rrjedhë nga Ilirët, kjo veç ëshë e ditur nga të gjith bota demokratike!
    Tani sëfundmi edhe Zvicrra dhe shumë para për të zbuluar vjetërsinë e shqiptarëve, madje shkenctari zvicërran, thot se shqiptarët, i kemi anashkalu, e nese duam të dimë për parahistorinë duhet ti studijojme shqiptaret!
    Shkenctarët zbuluan se Ilirët paskan pasur gjakun 0, e shqiptarët 70% e kanë 0, greket 27% grupin 0, kurse armenet 3%!
    Çdo komb tjetër do të mburrej për historinë e tyre, kurse ne bëhemi palaqo dhe iu gjynjezohemi popujve që janë popujt fallco dhe pa histori as namë! Ju besojmë hogjallarëve biduin, pa shkollë, pa dinjitet,mashtrues, e terrarist….!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu