ARKIVI:
7 Mars 2026

Ditari i 1 Tetorit 1997 – Kujtime rreth Marshutës së Lirisë

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Naim Abazi, Prishtinë
___
Ditar 1 Tetor 1997 – Marshuta e Lirisë
___
Më 1 tetor 1997 agoi një ditë e re në Kosovë, por jo një ditë e zakonshme. Ishte një mëngjes i zymtë, i rënduar nga hija e okupimit, i mbushur me frikë dhe dyshime, por njëkohësisht i ndritur nga vendosmëria për liri. Gjithçka ishte përfolur ditë më parë – kushte, mendime, dilema. Disa pyesnin nëse ishte koha e duhur, të tjerë kishin frikë nga pasojat. Por populli kishte marrë një vendim të heshtur e të pathënë: liria duhej kërkuar, edhe nëse çmimi ishte gjaku. Dhe sot jemi ne rrugë !
Në këtë marshim të historisë, studentët, pjesa më e gjallë dhe më energjike e shoqërisë, dolën në ballë. Ata nuk kan armë, nuk kan as mburoja, vetëm ëndrrën për një atdhe të lirë. Nga Rektorati, që u bë bazë e rezistencës, u nis marshuta drejt qytetit. Një rrugëtim lirie, por që do të lë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë.
Unë me Halitin, Shabanin, Rexhën, Lulin e Avniun, shkuam të bashkoheshim me ta. Në këtë udhë të mbushur me ankth e krenari, takuam profesor Jusufin dhe profesor Dervishin. Haliti, me humorin e tij të njohur, i tha Dervishit se do të dëshironte që policët ta kapnin atë e jo Halitin. Ironia e hidhur e fatit e deshi që profesor Dervishi vërtet të goditej brutalisht nga policët serbë !
Kur turma arriti tek kryqëzimi, aty ku bashkoheshin rruga e Velanisë me atë që të çonte në qendër të Prishtinës, prita e pushtuesit veç priste. Policia serbe, e shoqëruar nga paramilitarët e tyre të egër, shpërtheu me gaz lotsjellës, shkopinj gome, grushta e shqelma. Dhuna shpërtheu nga të gjitha anët. U sulmuan studentë, profesorë, qytetarë. U morën zvarrë Rektori dhe udhëheqësit e protestës, u rrahën të rinjtë që kishin vetëm librat dhe shpresën ! Ata qëndruan me forcën e duarthatëve, duke treguar se liria nuk lind nga hakmarrja, por nga qëndresa. Gazi lotsjellës s’mundi të shuajë thirrjet për liri. Shkopinjtë s’mundën të thyejnë dinjitetin. Dhuna nuk mundi të ndalte ëndrrën.
Ishte një ditë e përgjakshme, një hallkë e dhimbshme në gjerdanin e ditëve të rezistencës sonë. Por ishte një ditë që qe do te shndërrohet në simbol. Sepse çdo rrahje, çdo lot, çdo gjak i derdhur, do te bëhet themel i lirisë ! Historia jone e këtij populli të vogël do te ketë shumë emra !
Prishtine
01.10.1997
PS
Ne mbremjet e vona kur enderronim e shpresonim e shkrova kete copez ditari ! Kronikat historike duhet te jene me te sakta me emra e me data !
Sot jetojmë në një Republikë të lirë. Ky realitet nuk erdhi rastësisht, por mbi supet e atyre studentëve, mbi guximin e popullit, mbi gjakun e atyre që nuk u kthyen më. Dhe ndërsa kujtojmë 1 tetorin e vitit 1997, ndjejmë dhimbje për atë që u sakrifikua, por edhe krenari që ajo sakrificë na solli deri këtu.
Historia nuk shkruhet vetëm me fitore, por edhe me plagë. Dhe plagët e asaj dite, edhe pse të dhimbshme, janë plagët e nderit, plagët e lirisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu