ARKIVI:
7 Mars 2026

Sanksionet e SHBA ndaj Rusisë, me efekt në Serbi

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Enver Ferati, Prishtinë
___​
SANKSIONET E SHBA NDAJ RUSISË
___
Sanksionet e SHBA-së dhe kërkesa për daljen e kompanive ruse nga pronësia.
Në fillim të vitit 2025, SHBA-të vendosën sanksione ndaj sektorit rus të naftës,
dhe një pjesë e këtyre masave vlejnë edhe për NIS (Industrinë e naftës të Serbisë) për shkak të aksioneve që mbajnë Gazprom Neft dhe Gazprom.
Afati i ri është deri me 08 tetor 2025.
Një nga kërkesat kryesore është që Rusia – domethënë kompanitë e saj – të largohen plotësisht ose të zvogëlojnë ndjeshëm pjesëmarrjen e tyre në NIS.
Struktura më e re e pronësisë (shtator 2025) Sipas burimeve zyrtare (NIS) tregon se Rusia është pronari më i madh me 56.15 % dhe prona duket kështu:
PJSC Gazprom Neft 44.85%
SHA Intelligence pronar (Gazprom Capital LLC) 11.30%
Republika e Serbisë 29.87 %
Aksionarë të vegjël / pronarë të vegjël (qytetarë, punonjës, ish-punonjës, të tjerë) 11.16%
***
Sipas burimeve nga viti 2024‑/2025:
• Kazakistani — u bë furnizuesi më i madh i Serbisë në vitin 2025, me pothuajse 60% të importeve të naftës.
• Nigeria dhe Guajana janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm.
• Nafta irakiane dikur zinte më shumë në importet totale, por përfaqësimi në vitin 2025 ka rënë ndjeshëm krahasuar me më parë.
• Azerbajxhani është gjithashtu një nga vendet nga i cili furnizohet Serbia me naftë. 
• Rusia ishte një furnizues i rëndësishëm në të kaluarën, por importet nga Rusia janë ulur shumë ose pothuajse janë ndaluar për shkak të sanksioneve të BE-së dhe ndryshimeve të kontratave.
***
Tërë sasia e naftës në Serbi vjen nga Terminali Omishal KRK – Kroaci përmes naftësjellësit JANAF. (Jadranski naftovod).
NIS është një nga partnerët kryesorë të JANAF. NIS transporton rreth tre milionë ton naftë të papërpunuar në vit përmes tubacionit kroat, për nevojat e rafinerisë në Pançevo dhe të uzinës së prodhimit të lubrifikantëve në Novi Sad. JANAF fiton rreth 40 milionë euro në vit nga kjo, pothuajse një e treta e të ardhurave të veta vjetore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu