ARKIVI:
6 Mars 2026

Ljubica Štefan: Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Kjo vepër është rezultat i një përpjekjeje të gjatë për të hapur “dyert e rënda prej hekuri” që për gjysmë shekulli kanë fshehur të vërtetën mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe të vetë Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ljubica Štefan, një intelektuale kroate me prejardhje hebreje, në librin e saj “Srpska pravoslavna crkva i fašizam” (Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi), sjell dokumente dhe dëshmi autentike që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e hierarkisë kishtare me pushtuesit nazistë, mbi ideologjinë e “savinismit” (svetosavlja) dhe mbi rrënjët e politikës ekspansioniste serbe.

Parathënie nga autorja

Kjo vepër është rezultat i një përpjekjeje të gjatë për të hapur “dyert e rënda prej hekuri” që për gjysmë shekulli kanë fshehur të vërtetën mbi rolin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe të vetë Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ljubica Štefan, një intelektuale kroate me prejardhje hebreje, në librin e saj “Srpska pravoslavna crkva i fašizam” (Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi), sjell dokumente dhe dëshmi autentike që hedhin dritë mbi bashkëpunimin e hierarkisë kishtare me pushtuesit nazistë, mbi ideologjinë e “savinismit” (svetosavlja) dhe mbi rrënjët e politikës ekspansioniste serbe.

Autorja thekson se, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kjo ideologji ka vazhduar të frymëzojë agresionin serb ndaj Kroacisë dhe Bosnjës, nën petkun e të njëjtit nacionalizëm fetar. Ajo citon mendimin e filozofit rus Vladimir Solovjev, i cili që më 1890 kishte paralajmëruar se serbët e përdorin ortodoksinë si mjet politik në luftën e tyre kundër kroatëve katolikë.

Një figurë qendrore në këtë linjë ideologjike ishte peshkopi Nikolaj Velimirović, anëtar i organizatës fashiste të Ljotićit dhe antisemit i njohur, i cili në vitin 1935 mësonte se “Sveti Sava i la serbëve amanet nacionalizmin e shenjtë, që mbështetet në dashurinë ndaj tokës së vet dhe mbrojtjen e saj nga të huajt”.
Ky “amanet” – shkruan Štefan – është po ai që edhe në vitin 1995 frymëzonte sinodin e SPC-së dhe peshkopin Atanasije Jevtić, të cilët pas operacionit “Blyesk” bënin thirrje për “mbrojtjen e popullit serb pa marrë parasysh kufijtë që kishte vënë Brozi”.

Ljubica Štefan e quan këtë vazhdimësi “një konstante shekullore të politikës imperialiste të svetosavljes serbe”.
Në libër ajo përmend edhe zëra të ndërgjegjshëm nga vetë shoqëria serbe – si Mirko KovačBogdan Bogdanović dhe Srđa Popović – të cilët denoncojnë militarizimin shpirtëror të popit serb dhe bashkëfajësinë e Kishës në luftërat dhe krimet ndaj fqinjëve. “Srbija je duhovna pustinja – Serbia është një shkretëtirë shpirtërore”, citon ajo Popovićin, “dhe do t’i duhen njëqind vjet për t’u kthjelluar”.

Përmes kësaj vepre, autorja përpiqet të rikthejë në vëmendje edhe figurat e harruara të ndërgjegjes serbe, si Dimitrije Tucović, i cili që në vitin 1912 kishte paralajmëruar për mizoritë e ushtrisë serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe boshnjake gjatë luftërave ballkanike:

“Srbijo, kuda ćeš s njima i gde ćeš se zaustaviti?”
(“Serbi, ku po shkon me ta dhe ku do të ndalesh?”)

Në fund të parathënies, Štefan zbulon se pjesët e para të librit ishin shkruar që në vitin 1990, por ajo detyrohej të mbetej anonime për shkak të rrezikut që i kanosej jetës së saj në Beograd. Librin e parë, “Mozaik izdaje”, e botoi nën emrin e gazetarit Tomislav Vuković, i cili pranoi ta mbante emrin e saj për mbrojtje.
Edhe trilogjia “Srbija i Albanci”, që doli në Lubjanë, u publikua pa emër autori – për shkak të së njëjtës frikë.

Në këtë mënyrë, Ljubica Štefan mbeti për vite të tëra një zë i fshehur, por i vendosur për të sjellë dritë mbi temat që shumëkush në Jugosllavinë e atëhershme i quante tabu.
Falë kurajos së saj intelektuale, historia e bashkëpunimit të Kishës Ortodokse Serbe me regjimet fashiste dhe roli i saj në ndërtimin e ideologjisë së “Serbisë së Madhe” morën për herë të parë trajtimin shkencor dhe dokumentar që i mungonte opinionit publik.

Përgatiti: Redaksia e DardaniaPress.net
Burimi: Ljubica Štefan, Srpska pravoslavna crkva i fašizam, Zagreb, Globus, 1995.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu