ARKIVI:
6 Mars 2026

Fotoja që më dënoi – dhe unë që s’isha në të

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga: Sak Muji
___
(Rrëfim, satirë tragjike dhe ironike nga /Sylë Mujaj/ – Sak Muji)
Prishtinë, Mars 1981 – Paradiso, 2025
________________________________________
*. Flamuri që rrahu më fort se zemra
Në ditën kur flamuri kuqezi u ngrit përballë konvikteve të studentëve, diçka u përvëlua në ajër — jo një copë pëlhure, por një zemër që filloi të rrihte në duart e një populli të zgjuar.
Ai flamur nuk ishte shenjë; ishte frymë. Ishte kundërfytyra e atyre që mendonin se mund ta blejnë historinë me frikë.
Pas atij çasti, më arrestuan.
Në vend të fjalës, folën grushtet.
Në vend të drejtësisë, foli kërbaqi.
Dhe më vunë përballë një fotografie:
— “Ti je ky me flamur,” më thanë.
Unë heshta.
Sepse fytyra ime nuk njihej më.
Por kërbaqi e kishte zërin e vet “bindës”.
Në fund, trupi foli në vendin tim: “Po.”
________________________________________
⚫ Kur kërbaqi të bën “shkatërrues të perandorisë”
Në aktgjykim shkruhej:
“Sylë Mujaj – ka shkatërruar vëllazërim-bashkimin jugosllav.”
E qesha edhe atëherë, e qesh edhe sot.
Nëse një flamur mund të shkatërrojë një perandori, atëherë ajo perandori ishte prej letre cigareje – gati për t’u djegur.
Ata mendonin se më ndëshkuan; në të vërtetë, më kalitën shpirtin.
Në qelitë e viteve 1981–1990, ku 7 vjet e 6 muaj kalova në izolim total, mësova se liria fillon aty ku mbaron frika.
Mendova të vras veten, por më pas mësova të jetoj me dhimbjen si mësuese.
Sepse vetëm ai që s’e ka frikën e vdekjes, e kupton peshën e jetës.
________________________________________
⚙️ Nga qelia në Parajsë
Nga terri dola në dritë më 15 prill 1990.
Dhe në atë dritë më priste një engjëll — Fetija — që më kishte pritur dhjetë vite pa u lodhur.
Kurorëzimi ynë në Komunën e Luganos u bë nën bekimin e Arqipeshkvit Eugenio Corecco dhe kryetarit Giorge Salvade.
Ishin ata që më dhanë ndjesinë se Zoti ekziston – dhe drejtësia, megjithëse vonon, vjen.
Nga “armik i Jugosllavisë” u bëra qytetar i Zvicrës.
Dhe me Fetihen ndërtuam jetën tonë në dritë, me tri dhuratat që më mbajnë gjallë:
1-. Fjollë (1991) – “Fiocco di neve”, Fjollë bore.
2-. Vesë (1992) – “Rugiada”, pika e mëngjesit.
3-. Bli (1994) – “Tiglio”, pema e shpirtit tim.
Ne jemi pesë — një familje që lindi nga hija, por jeton në dritë.
___
*. Sarkazma ndaj një pavarësie të “sui mashtrimit”
Sot, pas 45 vitesh, kur dëgjoj fjalën “Kosova sui generis”, qesh me hidhërim.
Sepse e di çfarë fsheh ajo fjalë: një pavarësi e eksperimentuar, jo e jetuar.
Një shtet me 97% shqiptarë që ende ruhet nga kujdestarë ndërkombëtarë.
Ata i quajnë “partnerë”, unë i quaj kujdestarë të vonuar të lirisë.
UNMIK-u, EULEX-i, planifikuar nga Ahtisaari – e sot, ende përmendur si “garanci stabiliteti”.
Por nuk ka stabilitet pa sovranitet.
Sovraniteti s’është leje që të jep dikush — është gjaku që ke derdhur vetë.
Dhe po, nëse dikush më pyet sot çfarë shkatërrova, i them me ironi:
“E shkatërrova Jugosllavinë me një flamur dhe një copë bukë që s’u ha dot — vetëm gdhendet.”
____
*. Një flamur, një ideal, një kujtesë që nuk shuhet
Nuk e di nëse jam unë ai në fotografi.
Por e di me siguri se ai flamur jam unë — dhe ishim të gjithë ne.
Ata që na quajtën armiq sot janë harruar.
Ne që u burgosëm, sot jemi kujtesa që nuk shuhet.
Nga tuli i bukës lindi historia ime.
Nga qelia – poezia.
Nga dhuna – arti.
Dhe nga hija – drita e Paradisos.
___
Smuji ’25 – Sylë Mujaj (Sak Muji)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I dashuri Sak Muji!

    Bajram -Gjergj Kabashi – Kryeredaktor i këtij Portali, publikon shkrime relevante (të rëndësisë së veçantë, të cilat, neve lexuesve na zgjojnë kërshërinë për lexim dhe koment.
    Lexova “rrëfimin e juaj” i cili me rikthej kujtesën në shumë vite përpara:
    1. Si ekspert gjyqësor (për ekonomi dhe financa 1972-2004) kam pas raste të shumta kur kam “vizituar” të paraburgosurit dhe të burgosuriit “politik” – natyrisht me urdhër të gjykatësit që kryente hetimet;
    2. Me qëllim që i burgosuri të sheh familjen e vet, kërkoja nga gjykatësi që me të paraburgosurin të shkojmë në shtëpinë e tij, gjëja se ka dokumente- natyrisht shkonim me makinë të burgut dhe me një “gardian” e i burgosuri i “lidhur me pranga në duer (“lisica”), por unë kërkoja që t’ia zgidhin prangat;
    3. Pas shqimit të dokumentcionit- kam paraqitur EKSPERTIZËN gjykatësit hetues, dhe thuaja se pas ekspertizës të gjithëve iu është NDËRPRÉ PARABURIGIMI.
    4. Prandaj, e di shka do të thotë me qenë në BURG e shka do të thotë me dalur në LIRI.

    Respekt,
    IMH

    3. Kam pasë raste kur të burgosurit ia kam que teshat (rrobat) e mia personale për me i ndërrue

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu