
E përgatiti dhe komentoj: Isa Mulaj, Istog
____
(E huazuar, teksti i plotë në shkrimin e mëposhtëm të bazuar në librin e Blerim Shalës “Vitete e Kosovës: 1998-1999, Biblioteka Gama, Prishtinë, 2001, 432 faqe).
“Kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar [Hani i Elezit], kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin…Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim [Blerim Shala], polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:” ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës.”
“Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u përshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni. Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi.. PSE MË LIRUAN? Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç’kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars [1999] kur ishte përmendur shkuarja e tij për çështje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që t’i gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës… Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që sërish isha me ta.”
Blerim Shala sot është gjallë dhe mund ta dëshmoj, siç e ka theksuar edhe në libër që nga viti 2001, se ishte urdhëri i Ibrahim Rugovës nga Beogradi dhënë policisë serbe që të mos e kthej Blerim Shalën nga Hani i Elezit por ta lejojnë të dalë i lirë në Maqedoni sepse ai nuk i duhej ose nuk paraqiste rrezik për kolltukun e tij [të Rugovës]. Mirëpo, tek Fehmi Agani gjërat rrodhën krejt ndryshe. Atë e ktheyn ose nuk e lejuan të kaloj në Maqedoni dhe më vonë e vranë brenda Kosovës. Duke qenë në rrjedha të ngjarjeve dhe në punë të përbashkët me anëtarët tjerë të delegacionit të Rambujesë, Blerim Shala në librin e tij tregon se raportet ndërmjet Fehmi Aganit ishin acaruar aq shumë sa që prej Kuvendit të Tretë të LDK-së, Agani nuk e ndiente më veten pjesë të LDK-së. Përplasjet kishin filluar pasi Rugova kishte insistuar se çdo gjë në Kosovë [për shqiptarët] duhet të përqëndrohen në duar të presidentit ose Kosova të bëhët Republikë Presidenciale [sikur sistemi i sotëm në Rusi në krye me Vlladimir Putini], e jo Republikë Parlamentare siç insistonte Fehmi Agani [dhe siç e kemi sot].
“Rugova: Profesor Agani, ju lutem do të ishte mirë që të insistohet që pushteti të jetë në duartë e presdidentit.
Agani: Një gjë e tillë nuk mundë të bëhet. Presidenti duhet të ketë më shumë një rol protokollar dhe si duket Ty më shumë të intereson pushteti se ajo që po bëjmë ne këtu…”
Rugova pas kësaj largohet dhe vetëm disa qaste më vonë i vjen Profesor Aganit, Adnan Merovci ” për ta përpunuar” dhe për ta bërë për vete. Ai, i deleguari i Rugovës i kërkon Aganit që ky të përkrah variantin që sistemi në Kosovë të jetë presidencial e jo parlamentar.
Fehmi Agani ishte i bindur që Kosovës nuk i duhej një maje e tillë pushtetore e perqendruar në doren e një njeriu të vetëm dhe i thotë në mënyrë decidive ” emisarit të Rugoves: “Përvoja e keqe me Sali Berishen e edhe hiq ma pak me Ibrahim Rugoven nuk na lejon që të kemi sistem presidencial por parlamentar..”
“Agani- Rugovës: Ti nuk e meriton me kanë president! Ty Ibrahim të intereson vetum një gjë: kryetarllaku! Por ti se meriton as Kryetar i LDK-ës me kanë!.”
Ibrahim Rugova nderhyn me pyetjen: “A je ti Fehmi anetar i LDK-ës a i këtyre [UÇK-së]?”
Agani: Prej Kuvendit të Tretë të LDk.ës unë nuk e ndjejë më veten anëtar të këtij subjekti.”
Kaq ka mjaftuar që Ibrahim Rugova t’ia jepë dritën e gjelbër policisë serbe për ta gjetur dhe ta vrajnë Fehmi Aganin. Kur është ndaluar dhe arrestuar Blerim Shala nga e njëjta polici serbe, intervenimi i Ibrahim Rugovës e ka liruar me një fjalë goje. Madje, policia e Millosheviqit nuk ka guxuar të vendosë vet për fatin e Blerim Shalës por e ka pyetur Rugovën çka të bëjnë me të, dhe Rugova u ka thënë “lëshojeni, lejeni të lirë” [për shkak se ky nuk i përzihej Rugovës në sistemin presidencial ose absolut] të cilin ia kishte kundërshtuar Fehmi Agani. Fehmi Aganin nuk e ka vrarë policia serbe krye në vete por me urdhër të Ibrahim Rugovës. Para Fehmi Aganit, u kujtohet fort mirë se më 11 janar 1999 ishte vrarë Enver Maloku, i cili i kishte shtuar dukshëm kritikat kundër regjimit të Ibrahim Rugovës, deri në atë masë sa që vetëm më pak se tre muaj para se të vritej, kishte botuar në gaztën “Bota Sot” një kritikë shkatërruese kundër Rugovës duke e cilësuar atë dhe politikën e tij që shkruan, flet dhe bënë propagandë për liri e pavarësi, manipulon opinionin publik i cili tanimë është ngopur me të. Për këtë denoncim publik të politikës së Rugovës, ai do ta paguante shtrenjt ose me jetë, ashtu siç e paguajti Fehmi Agani pas theyrjes së ashpër me Rugovën dhe politikën e tij. Po të donte Rugova, do t’i shpëtonte që të dy sikur Blerim Shalën, sepse, policia serbe nuk bënte as lirime e as vrasje të atyre që e kundërshtonin Rugovën pa e marrë izën e tij.
______
shkruan: BLERIM SHALA
Ku je nisur Ti?
kur iu afruam pikës së kontrollit kufitar, kuptuam që hëpërhë serbët nuk lejojnë kalimin. Hymë në disa nga veturat që pothuaj kishin shkelur vijën kufitare. Aty dëgjuam rrëfime nga më të ndryshmet për plaçkitjet, rrahjet dhe maltretimet, për lojën me ekzekutimet të cilat i kishin përjetuar udhëtarët në këto vetura. Policët serbë na kërkuan leternjoftimet. Menjëherë, me të marrë vesh emrin tim, polici pa një letër që kishte pranë, me gjasa me emrat dhe fotografit e anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje..Kur vërtetoi se kush isha polici mu drejtua me fjalët:” ku je nisur ti? Kemi urdhër që asnjerin prej jush që e keni nënshkruar Marrëveshjen e Parisit të mos e lejojmë të dalë jashtë kosovës. Ju jeni fajtor për të gjitha…Ju të tjerët mund të shkoni…”, iu drejtua Familjes sime, asaj të Sadri gashit dhe të Bajram Kadriut, me të cilët bëmë këtë rrugëtim të mundimshëm. Isha, kështu i arrestuar. Brenda në zyrat e kufitarëve të Policisë serbe, mbretronte një kaos i vërtetë. Pas nja gjysmë orë pritjeje, në shoqëri të tezes sime Sanie Gashi, e cila nuk më ndahej, për të më mbrojtur disi aty ku s’kishte më gjasa për kurrfarë mbrojtjeje, më thirri në bisedë shefi i stacionit policor, një meso burrë trashalluk, i cili nuk dukej fortë i brengosur për fillimin e luftës së NATO-s me Serbinë…
” Ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi”.” Ju e sollët NATO-n mbi ne, Ju bëtë që NATO-ja të na bombardojë, ju jeni përgjegjës për këtë tragjedi që tani po përjetojnë shqiptarët…
Të njejtat fjalë, një polic serbë, do t’ia hotë dr. Fehmi Aganit, nja dyzet ditë më vonë, kur Profesori u zu rob derisa ktheheshin me tren nga Hani i Elezit, pas tentimit ë pasukseshëm për të dalë në Maqedoni.
Pas nja dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash bisedë, shefi i Policisë më tha që duhej të prisja përjashta, në holl. Ishte e qartë që tani ai duhej të konsulltohej me autoritetet në Beograd, për të marrë pastaj vendim se çka duhet bërë me mua. Isha i bindur që do të më kthejnë në Prishtinë, prandaj u p¨rshendeta me tezen dhe i thashë që të gjithë duhet të dilnin në Maqedoni. Unë, aty mbrenda isha lënë të rrija vetëm, duke pritur verdiktin nga Beogradi..
PSE MË LIRUAN?
Nja dy javë më pas do të marr vesh nga ambasadori Hill se ç’kishte ndodhur në ato dy orë pritjeje. Hill, këtë storie e kishte kuptuar nga biseda telefonike e zhvilluar me ADNAN MEROVCIN, sekretar teknik i Rugovës. Dr. Ibrahim Rugova më 30 mars kur ishte përmendur shkuarja e tij për ç¨shtje sigurie në Beograd dhe bisedat me Millosheviqin kishte kërkuar që ti gjenin andej pari bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Fehmi Aganin, Edita Tahirin, Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, pra anëtarët e Delegacionit të Kosovës në Rambuje dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kur më zunë mua në Han të Elezit, autoritetet e Beogradit ishin konsultuar me DR. RUGOVEN dhe MEROVCIN, duke propozuar që të më kthenin në selinë e Ibrahim Rugovës…
Rugova kishte refuzuar këtë ofertë duke thënë që nuk kishte nevojë për mua dhe se mund të më linin të lirë të kaloja kufirin. Sidoqoftë isha me fat të madh. Familja nuk besonte që sërish isha me ta.
Pra miq të nderuar vet-vendosni. Faktet janë këto. Nga kjo çka u tha më lartë shihet se Rugova ka qenë në pozitë të atillë që të tjerëve t’u shpëtojë jetët ose t’ua merr ato..
Shtrohen pyetje logjike:
Përse Policia e beogradit e konsultonte Rugoven për këto gjëra?
Si ishte e mundur që Adnan Merovcit iu lejua që; nga Beogradi të shkojë në Shkup të konsultohet me të interesuarit dhe serish ë kthehet në Beograd të Ibrahim Rugova?
Si është e mundur në momentin kur Rugova hynnë vilen e tij në Itali( masimo Dalema ka dëshmuar për ato kohra kur Italjanet e kishin marrë në mbikëqyrje Rugovën) në Kosovë vritet Fehmi Agani.
Kur hyri NATO në Kosovë refugjatët filluan, nga gëzimi, nga Shqiperia të ktheheshin në këmbë. S’mund të prisnin transport ngaqë i thërriste vendi. Madje – madje dhe uset u nguten dhe hynë në Prishtinë…
Por vetëm një njeri nuk ngutej e ky ishte Ibrahim Rugova? Ai rrinte akoma të qëndronte në Itali? A thua pse? Çfarë peshe të fajit ndjente ai që nuk ngutej të kthehej?
Përse Ibrahim Rugova u kthye tek pas ndodhjeve të disa vrasjeve në Kosovë, të cilat vrasje gazeta BOTA SOT ua atribojëtë tjerëve dhe me këtë ndryshimin e mendimit në opinion?
Ja vetëm disa nga ato konflikte dhe batutat në mes Aganit dhe Rugovës gjithnjë duke u bazuar mbi shkrimet autentike të analistit Blerim Shala në librin e tij ” Vitet e kosovës” botuar në vitin 2001… Dihet që aso kohe ky, Blrimi pra nuk ishte i përkëdheluri i Rugovës por pas botimeve të disa fakteve kursi i Rugovës karshi tij pat ndryshuar kogja shumë…
Ja batutat Agani – Rugova
PASIVITETI I IBRAHIM RUGOVËS
Delegacioni shqiptarë, pa dallim, të gjithë ishin aktivë dhe të angazhuar në grupe të ndryshme. I vetmi njeri nga delegacioni, i cili fare nuk interesohej, se çfarë po ngjetë ishte IBRAHIM RUGOVA.
Ky njeri, që nga dita e parë iu ishte nënshtrua pijeve alkolike, dhe dehjeve të tija, tash më të njohura. Ai dhe Idriz Ajeti, i cili për shkak të moshës, kohën më shumë e kalonte në gjumë se sa që dinte në realitet se çfarë po ngjante aty…
ËSHTË e çuditshme se pse IBRAHIM RUGOVA në byfenë e Kështjelles ishte takuar për pak kohë me kriminelin serbë NIKOLLA SHAINOVIQ me të cilin kishin ngritur dolli. Se çfarë u bisedua, do të ishte mirë, të referonte aso kohe njeriu më i afertë i tij Adnan Merovci…
KONFLIKTI I PARË RUGOVA – AGANI
Duhet theksuar, se profesor Agani, gjatë konferences së Rambujesë, kishte qenë shumë aktivë dhe teper konstruktiv. Ai ishte caktuar që të jetë në grupin që do të diskutonte modalitetet rreth ” Pushtetit në Kosovë”. Fehmi Agani kishte sjellë që, Pushteti I Kosovës të ishte më shumë i përqendruar në Kuvendë me kompetenca të mirëfillta… Aty është hera e parë që Rugova interesohet dhe i kërkon profesor Aganit që:
Rugova: profesor Agani, ju lutem do të ishte mirë që të insistohet që pushteti të jetë në duartë e presdidentit..
Agani: Një gjë e tillë nuk mundë të bëhet. Predidenti duhet të ketë më shumë një rol protokolar dhe si duket Ty më shumë të intereson pushteti se ajo që po bëjmë ne këtu…
Rugova pas kësaj largohet dhe vetum disa qaste më vonë i vjen Profesor Aganit, Adnan Merovci ” për ta përpunuar” dhe për ta bërë për vete. Ai, i deleguari i Rugovës i kërkon Aganit që ky të përkrah variantin që sistemi në Kosovë të jetë presidencial e jo parlamentar.
Fehmi Agani ishte i bindur që Kosovës nuk i duhej një maje e tillë pushtetore e perqendruar në doren e një njeriu të vetum dhe i thotë në mënyrë decidive ” emisarit të Rugoves:
Përvoja e keqe me Sali Berishen e edhe hiq ma pak me Ibrahim Rugoven nuk na lejon që të kemi sistem presidencial por parlamentar..
Duhet theksuar edhe këtë se që; nga Kuvendi i Tretë i Turpit i LDK-ës mardheniet Rugova – Agani ishin të ngrira…
I gjalli – i vdekur I. Rugova nuk luante as edhe një rol me rendesi gjatë konferences së Rambujesë sepse për të gjithë ishte e qartë se ai ishte, aso kohe, një hiq një baras me zero…
IBRAHIM RUGOVA TENTON EDHE NJE HERË TË BËJË PËRQARJEN
Në kulminacionin e bisedave, Ibrahim Rugova bënë tentimin e tij të fundit të qyqes për të përçarë delegacionin shqiptarë. Ai propozon që pala shqiptare e sidomos ata të LDk-ës të nënshkruajnë dokumentin, duke u bërë thirrje edhe Veton Surroit dhe Blerim Shales me arsyetimin se; pala ushtarake po deshen mundë ta nënshkruajnë dokumentin ma vonë. Pra perpjekja e tij ishte që të ndante palen politke prej asaj ushtarake.me këtë ai donte të bënte opinionin të besonte se ndryshe mendonte Prishtina dhe ndryshe Likoci. Por në faktë delegacioni shqiptarë ishte kompakt, e edhe Edita Tahiri e Fehmi Agani, në krahasim me Rugoven.
AGANI RUGOVES: Ti nuk e meriton me kanë president!
Ibrahim Rugova në një momentë në prezencë të Aganit, Edita Tahirit, Blerim Shalës, Veton Surroit dhe Idriz Ajetit thotë se:
” Kur të nënshkruhet dokumenti përseri gjerat do të kthehen në vendin e vet dhe se keta ( duke aluduar në delegacionin e UÇK-ës) do të duhej të binin nga skena politike, ata të cilët erdhen në politikë në kohë lufte nëpërmjet krismave të pushkëve. Pra ai shpresonte se politika tani do të udhehiqet prapë prej atyre që bënin politikë në kohë paqeje..
Fehmi Agani duke mos mundur ta durojë i thotë:
zaten Ty vetum kjo gjatë tërë kohës të ka interesuuar…Ty Ibrahim të intereson vetum një gjë: kryetarllaku! Por ti se meriton as Kryetar i LDK-ës me kanë!..
Ibrahim Rugova nderhyn me pyetjen:
– A je ti Fehmi anetar i LDK-ës a i ketyre..
profesor Agani i përgjigjet: Prej Kuvendit të Tretë të LDk.ës unë nuk e ndjejë më veten anëtar të këtij subjekti..
Kjo ka qenë hera e fundit që prof Agani ka ndrruar ndonjë fjalë me Ibrahim Rugovën…
Ndoshta edhe faji i vetëm i profesorit…
Pra unë vetëm pyesë:
1. Si u bë e mundur që Rugova të kërkoj që serbët ta lironin B.Shalen nga arresti policor në Han të Elezit?
2. Si u bë që më 5 maj Rugova arriti me tërë familjen e tij në Itali dhe së bashku me të edhe Adnan Merovci dhe më 6 maj të vritej Agani?
3. Pse Rugova para se të shkonte për në Beograd kishte kërkuar që t’ja gjenin bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë?
4.Si u bë që, Adnan merovci u leju që nga Beogradi të lirohet dhe më 17 dhe 18 prill të qëndrojë në Shkup ku u takua me Hillin të cilit kishte shpjeguar se aty është me motivacion të gjetjes së bashkëpunëtorëve të Rugovës?
5. Përse i kërkonte Rugova ata me këmbëngulje?
6. Përse kur Merovci kishte bërë përpjekje për të kuptuar se a do t’i lejohej Rugovës udhëtimi për në Maqedoni, pra dalja nga Prishtina, përgjigjet policore ishin se ky mund të shkojë nga të dojë, se këta nuk do ta pengojnë, por që nuk mund të garantojnë se nuk do t’i ndodhë diçka Rugovës, po të nisej nga Shkupi, sepse me siguri, në atë rast, UÇK-ja do të përgatiste pritën në të dalë të Prishtinës?
7. Nëse ishte kështu shtrohet pyetja: pse UÇK-ja do ta vriste Rugoven kur dihet që ajo vriste vetëm serbë të uniformuar dhe spiun të tyre..
8. Pse Rugova me të hyrë NATO-ja në Kosovë nuk u kthye menjeherë në Atdhe po rrinte dhe qëndronte në Itali? Edhe Ruset hynë edhe pakistan, bangladesh e indian erdhen.. Por Rugova jo…Çka priste ai që nuk kthehej si ” udhëheqes që i paska prirë popullit?”
9. Pse gazeta BOTA SOT dhe gazetari i saj( aso kohe) Rexhep kastrati të gjitha vrasjet enigmatike në Kosovë i adresonin kah krahu i Luftës… Pra të njejtit që para një kohë e pranuan që janë marrë me gënjeshtra..
10. Si u bë e mundur të vritej Xhemail Mustafa në mes dite , para baneses se tij dhe që ky të mos bënte përpjekje të vetë-mbrojtjes. A mos vallë kjo do të thotë që, ai e ka njohur vrasesin si mik të tij dhe nuk i ka shkue mendja te më e keqja?
11. A ishte e rastësishme dhe përse Amerikanët rrëmbyen Rugovën nga Italianët dhe e vendosën në Residencën e Qeverisë së Gjermanisë, afër Bonit, në Kështjellën Shën Petersberg dhe fill pas kesaj Rugova u deklarua se edhe ai i përkrah sulmet e NATO-s.
12. A thua ishte e rastësishme që i derguari i parë special i Kofi Ananit dhe i OKB- Sergio Vieira de Mellos ( vrarë më vonë në Irak) shpejtë e shpejtë u nderrua me Bernard Kushnerin francez dhe me këtë sinjalizim për Rugoven se mund të kthehet…



DY të mençur nuk shkojnë gjatë bashkë!