ARKIVI:
8 Mars 2026

Leka mes nesh

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Pal Shtufi, Prishtinë
___
Më 2 nëntor të këtij viti, në vendlindjen time, në Shpenadi, djemtë e shpendëve e sollën bustin e Lekë Dukagjinit dhe e vendosën në sheshin që mban emrin e tij. E sollën nga Shqipëria. Bashkë me bustin erdhën edhe shumë shqiptarë nga Tirana, Shkodra, Mirdita, Tropoja e Puka. Kishte po ashtu edhe shumë të tjerë që erdhën nga Prishtina dhe nga vise të ndryshme të Kosovës.
Në shesh u lexuan disa referate e studime të shkurtra, ndërsa zbulimi i bustit u përjetua thellë nga rreth treqind të pranishmit. Edhe koha u tregua bujare — ishte një ditë me diell, sikur edhe qielli deshi ta nderonte Lekën në ditën e Tij.
KANUNI I LEKËS
Më duhet ta pranoj, që prej asaj dite më lindi dëshira të lexoj e të hulumtoj pak më shumë për Kanunin e shqiptarëve – me theks të veçantë mbi Kanunin e Lekës. Leximet i përqendrova kryesisht tek studiuesit e huaj me bindjen se një ditë do të mundohem të sjell një studim më të plotë, më praktik dhe më të kuptueshëm për çdo kategori lexuesish.
Deri atëherë, mendoj se duhet të kemi parasysh disa të vërteta themelore.
– Së pari, Kanuni shqiptar – qoftë ai i Lekë Dukagjinit, i Skënderbeut, i Labërisë apo i Mirditës – bashkë me gjuhën shqipe, përbën identitetin dhe zinxhirin më të fortë të trashëgimisë sonë shekullore. Edhe pse u shkrua vonë, në fillim të shekullit XX, nga Shtjefën Gjeçovi, ai ka rrënjë shumë më të lashta. Që në periudhën pararomake, Kanuni ka qenë një kod normash juridike, shoqërore dhe morale që rregullonte çdo aspekt të jetës iliro-arbërore. Si i tillë, kanuni është kurrizi i etnisë i ruajtur si gojëdhënë dhe i praktikuar rreptësishtë edhe nën pushtuesit romakë, otomanë dhe sllavë.
Ndoshta pikërisht pushtimet e njëpasnjëshme e bënë shqiptarin të lidhet fort me Kanunin dhe ta shohë atë si mburojë dhe shpëtimtar nga asimilimi i huaj.
– Së dyti, Kanuni është ligj i jetës, i cili mbështetet në nderin, besën dhe përgjegjësinë kolektive. Në këtë kuptim, Kanuni është kushtetutë morale e popullit, që garantonte rendin e brendshëm në mungesë të shtetit.
– Së treti, vjetërsia e Kanunit mund të vihet përkrah dy të drejtave zakonore më të lashta të Europës:
• Ligjeve Brehon të Irlandës,
• dhe Ligjeve Grágás të Islandës.
Në gjuhë akademike mund të thuhet: nëse e Drejta Romake është nëna e ligjit të shkruar evropian, atëherë Brehon Law, Grágás dhe Kanuni shqiptar janë trinomi i pavarur i drejtësisë zakonore evropiane – të lindura në periferi të perandorive, por të përbashkëta në frymën e lirisë dhe barazisë njerëzore.
Së fundi, duhet ta kujtojmë se Kanuni nuk është zëvendësim i Kushtetutave moderne, por kujtesë e mençurisë dhe e dinjitetit të një populli që ruajti rendin pa shtet.
Kështu pra, djemtë e shpendëve, duke e sjellë historinë në bronz, në mes të fshatit, më nxitën ta hulumtoj Kanunin ashtu siç nuk e kam hulumtuar më parë. Natyrisht, Leka dhe Kanuni i tij u sollën për mos-harresë e jo për tu praktikuar zakonet e vjetra, të cilat i kemi zëvendësuar me kushtetutë moderne evropiane.
Popujt që ruajnë historinë, dinë të ndërtojnë të tanishmen!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrimit te perkryer te z. Shtufi do t’ia shtoj edhe nje shkrim tjeter, gjithashtu te perkryer te historianti Moikom Zeqo per Kanunin tonë:
    “Kanuni i shqiptareve eshte nje kryemonument juridik zakonor i kombit tonë ne Mesjete. Ky korpus rregullash dhe ligjesh te plotfuqishme eshte nje bote e gjalle dhe njekohesisht e fosilizuar e mendesise popullore, e mençurise se zgjidhjes se problemeve te mprehta dhe e nje vetadministrimi te problemeve shoqerore.”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu