ARKIVI:
7 Mars 2026

Teksti i Ennio Stipçeviqit, të birit të Akademik Aleksandër Stipçeviqit, me rastin e përurimit të librit tim “Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Prof. Dr. Isak Shema, Prishtinë
___
Teksti i Akademik Ennio Stipçeviqit, të birit të Akademik Aleksandër Stipçeviqit, i dërguar nga Zagrebi në Zarë, me rastin e përurimit të librit tim “Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës, Prishtinë, 2025
Përurimi është organizuar më 24.02.2025, në orën 12- 14, në
Shkruan Akademik Ennio Stipçeviq:
Zoti Isak ka qenë mik i ngushtë i babait tim, Aleksandër – Shandrija.
Përurimi është organizuar më 24.02.2025, në orën 12- 14, në Sallën Solemne të Universitetit të Zarës, Obala kralja Petra Krešimira IV br. 2 (II. kat – zgrada na Rivi)
– Svečana dvorana Sveučilišta u Zadru, Obala kralja Petra Krešimira IV br. 2 (II. kat – zgrada na Rivi)
Akademik Enio Stiçeviq
Të nderuar Zonja dhe zotërinj,
Më lejoni të ju drejtohem me disa fjalë në këtë solemnitet. Sot, në qendër të vëmendjes sonë është vepra më e re kushtuar Arbëneshëve , e botuar nga prof. dr. sc. Isak Shema. Zoti Isak ka qenë mik i ngushtë i babait tim, Aleksandër – Shandrija. Zakonisht flitet se Shandrija ishte arkeolog, historian dhe sociolog i librit dhe i albanologjisë; megjithatë, lidhja e tij organike me Arbëneshin ishte dhe mbeti e pandashme. Kjo lidhje është përjetësuar në veprën e tij *Kultura tradicionale e Arbëneshëve të të Zarës* (Zagreb, 2011; dhe një vit më vonë në botimin shqip). Në këtë libër ai përfshiu përvojën dhe kujtesën e tërë jetës, duke mbledhur e sistemuar tregimet e brezit të vjetër arbënesh.
Kjo vepër është vlerësuar nga publiku shkencor si “kurora e krijimtarisë së Aleksandër Stipçeviçit”.
Libri i prof. Isak Shemes për Arbëneshët, i cili na ka mbledhur sot, është konceptuar si një udhëpërshkrim personal nëpër hapësirë e kohë, i ndërthurur me një shqyrtim kritik të literaturës ekzistuese dhe i pasuruar me një fond të gjerë fotografik, në të cilat mund të identifikohen shumë banorë të krahinës arbëneshe të gadishullit të Zarës. Vlerat shkencore dhe dokumentare të kësaj vepre janë tashmë të mirëfillta dhe të njohura nga recensentët.
Me këtë rast, dëshiroj të ndaj me ju një episod nga fëmijëria ime, i cili për mua ka mbetur me domethënie të veçantë.Rreth moshës dhjetëvjeçare, siç bëja zakonisht, verën e kaloja në familjen e Shandrijeve – tek tezja Alme dhe tezja Bilja – bashkë me fëmijët e tyre, kushërinjtë e mi Vandija, Maele dhe Irina. Një mëngjes, babai më kërkoi ta ndihmoja duke mbajtur lopatat e varkës, sepse do të shkonim me barkë në ishullin Klemente. Në atë kohë, Klemente ishte ende një vend i largët për arbëneshët; më vonë shkohej atje edhe me fëmijët.
Në fillim, kjo nuk ishte ndonjë aventurë e veçantë për mua, pasi me dëshirë mbaja lopatat. Kur u afruam te ishulli, babai vlerësoi se në anën veriore nuk kishte gjëra veçanërisht të rëndësishme. Ndërkohë, shokët e mi luanin në breg dhe notonin, kurse unë duhej të isha në dispozicion të babait. Ai, duke përdorur disa fije kashte, matë gjurmët e mbetura të kishës së Klementit. Babai im vazhdimisht fotografonte dhe vizatonte në bllokun e tij. Duhet të pranoj se atëherë kuptoja pak, madje edhe më pak mbaj mend nga ajo që ai më tregonte. Në kujtesë më kanë mbetur vetëm vizatimet e tij. Në pak fjalë, mezi prisja të përfundonte puna e të ktheja lopatat në vend, që të hidhesha në det…Disa vite më vonë, kjo episodë u përfshi në botimin *Monumente kulturore-historike në Arbanas* (Zadar, 1977). Ajo që nuk përmendet në atë libër është se të gjitha vizatimet i ka realizuar vetë autori, Aleksandër Stipçeviç. Madje, ai i vizatoi të gjitha ilustrimet për të gjitha botimet e “Ilirës”. Për shkak të thjeshtësisë së tij, ky “detaj” asnjëherë nuk u theksua prej tij. Siç mund të bindet secili, ato vizatime janë të shkëlqyera.
Le të shërbejë ky shkrim i shkurtër si kujtesë për veprën dhe përkushtimin e babait tim, për figurën e tij dhe për Arbëneshët e anasit tanë.
Ennio Stipçeviç, shkurt 2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Akademik Isak Shema!
    Sot në portalin DRINI, këtu sipër, lexova dy (2) tituj që kanë të bëjmë me personalitetin e juaj:
    I pari shrim me titull: “Isak Shema, studiues modern i letërsisë” – nga Stefan Çapaliku, Tiranë, dhe
    I dyti shkrim me titull: “Teksti i Ennio Stipçeviqit, të birit të Akademik Aleksandër Stipçeviqit, me rastin e përurimit të librit tim “Arbëneshët e Zarës-Shqiptarët e Zarës”- nga Ak. Isak Shema, Prishtnë.
    Që të dyja shkrimet (datë 17.11.2025) më lan’ përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap KOMENT.
    Shënim:
    Të shkrimi i dytë, i datës 17 nëntor 2025 Ju shkruani për fjalën e Ennio Stipçeviqit – (lidhur me perurimin e librit t’uaj), të mbajtur më 24.02.2025, dmth. nëntë (9) muaj pas perurimit të librit tuaj, dhe shkruani për veten tuaj. Mendoj se do të kishte qenë më mirë që “dikush tjetër” të shkruante për juve dhe librin e juaj; e poashtu edhe për fjalën e z. Ennio, siç është rasti të shkrimi i shkrimit te Ak. Stefan Çapaliku- i cili shkruan për juve…

    Respekt,
    për juve,
    për z. Ennio,
    për z. Stefan, dhe
    për z. Bajram Kabashi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu