ARKIVI:
7 Mars 2026

Hoxhë Çabrati dhe vendimi i tij që ta dërgonte të bijën, Mejremen, për tu shkolluar në Stamboll

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Viktoria Fitore Malo
___
Nga Mitrovica në Bosfor – Gurthemeli
Rrëfimi i një vajze shqiptare në Stambollin e shekullit XIX
___
Në një kohë kur shumë vajza në viset shqiptare nuk dilnin nga shtëpia pa përcjellje, Hoxhë Çabrati mori një vendim që pak kush do të guxonte: ta dërgonte të bijën, të vetmen e tij, për tu shkolluar në Stamboll. Duhej guxim, duhej besim, dhe duhej një sy që shihte më larg se zakonisht.
Reformat e Tanzimatit kishin sjellë një ndryshim të madh: pas vitit 1858, u hapën Rüşdiyet për vajza, shkolla të mesme fillore ku vajzat mësonin:
– shkrim e gramatikë sipas alfabetit të reformuar
– letërsi osmane dhe elemente të persishtes
– matematikë, gjeometri dhe logjikë
– etikë, higjienë dhe edukatë familjare
– frëngjishten, gjuhën e elitave të perandorisë
Mësimet zhvilloheshin me tekstet e reja të Tanzimatit, të cilat synonin të krijonin një brez të arsimuar sipas modeleve evropiane. Këto shkolla ishin ndër më të avancuarat e kohës në gjithë Lindjen myslimane.
Në këtë sistem hyri Mejremja, jo si spektatore, por si pjesë e brezit të parë të vajzave shqiptare që merrnin arsim modern osman.
Stambolli që e formoi
Stambolli i asaj kohe nuk ishte vetëm kryeqytet: ishte laborator i modernizimit. Në rrugët e Pera’s dëgjoje frëngjishten, në bibliotekat e medreseve lexohej persishtja klasike, në shkollat e reja flitej osmanishtja e standardizuar, ndërsa në çarshi përziheshin dhjetëra gjuhë nga e gjithë perandoria.
Qyteti gumëzhinte nga vaporet që kalonin Bosforin pa pushim, shtypshkronjat që botonin alfabetet e para latine të shqipes, shkollat e vajzave të ngritura rishtazi, konviktet e studentëve shqiptarë, klubet kulturore ku më vonë do lindnin idetë e Rilindjes.
Dhe në këtë peizazh prej mozaiku, një vajzë nga Mitrovica mësonte si të ecte si zonjushe “osmane”, por të mendonte si vajzë që kërkonte drite për veten.
Ajo që mësoi, dhe ajo që kuptoi
Në bankat e shkollës, Mejremja mësoi shkrim të bukur me alfabet latin para-standard, të përdorur në ato vite në shtypshkronjat shqiptare të Stambollit, poezi osmane dhe vargje persiane, matematikë dhe etikë sipas manualeve të reja të Tanzimatit dhe frëngjishten, që i hapte rrugë çdo gruaje të arsimuar të perandorisë.
Por mësimi më i thellë ishte ai i brendshmi: të njihte veten. Të ruhej. Të dinte të kërkonte vendin e saj në një qytet që mund ta tërhiqte në shumë drejtime.
Në dorëshkrimin e saj, ajo shkruan:
“Interesin mos e nij…
Maskarit qesin veshin…
Shiko rrugen tande…”
Fjalë të një vajze të re, por me një mençuri që të habit. Ajo nuk shkruante për t’u dukur. Nuk shkruante për t’u lexuar. Shkruante që të mos humbte.
Gurthemeli i një vije grash të forta
Hoxhë Çabrati duhet ta ketë kuptuar atë që shumë të tjerë nuk e panë atëherë:
Nëse ndriçon një vajzë, ndriçon një brez.
Nëse e lë në terr, varfërohet shtëpia.
Vendimi i tij nuk ishte akt sentimental. Ishte vizionar. Ishte deklaratë kundër errësirës. Ishte mbjellje drite për një pasardhëse që ai e pa se ç’vlere kishte. Dhe Mejremja nuk mbeti thjesht nxënëse. Ajo u kthye në fillesën e një vije të re, të grave të shkolluara, të guximshme, të pavarura të fisit tonë. Gratë që hapnin rrugë, jo që prisnin t’u hapej.
Nga ajo letër e brishtë, e shkruar në Stambollin e largët, nisi një trashëgimi që mbërriti deri tek ne.
Sot, kur lexoj fjalët e saj të zbehta, e kuptoj më qartë se kurrë:
Mejremja ishte gurthemeli.
Gjyshja e nënës sime, por në të vërtetë fillesa e një vije që sot arrin deri te vajza ime.
Ajo nisi atë që ne e vazhduam.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. “..Në këtë sistem hyri Mejremja, jo si spektatore, por si pjesë e brezit të parë të vajzave shqiptare që merrnin arsim modern osman…”.
    Cka flet moj Zoja Viktoria Fitore Malo! Ku e ke pare ti ARSIMIN MODERN OSMAN? Ha,ha,ha.

    • Paul,
      Paj, sa do e pamundëshme që mund të të duket, sistemet ndryshojnë… madje edhe brenda atyre perandorive që ti i ke fiksuar në mendje si të pandryshueshme, “regresive” ose të ngrira në mesjetë. Historia ka një keqzakon të madh: nuk na pyet neve se ç’ide paraprake kemi. Shkon përpara vetë.
      Perandoria Osmane e shekullit XIX nuk ishte më ajo e shekullit XVI. Ishte një shtet që, për hir të mbijetesës, hyri në një proces të thellë modernizimi: administratë, financa, ushtri dhe po, edhe arsim. Reformat e Tanzimatit nuk qenë dekor. Ishin përpjekje të vështira, shpesh të dhimbshme, për të futur standarde evropiane në një strukturë të vjetër perandorake. Dhe kur them arsim modern osman, nuk po shpik rrota të re. Po përshkruaj atë që ndodhi realisht. Tani, nëse ti ke ndonjë fakt tjetër, që unë mund të mos e di, ma shpjego

      • Victoria Fitore edhe shkrimi po edhe komenti qe e ke dhene meriton te lexohet dy here e ty, respekt.
        Pune te mbare e shendet ne jete!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu