Mbijetesa e gjuhës shqipe nën pushtimin Osman, Grek dhe Serb

Shkrime relevante

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Shpërndaj

Në foto: Komisioni i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastrir, në vitin 1908

Partitë, Deputetët dhe Qeveria, pjesë e pazareve!

Në lidhje me mbijetesen e gjuhës ahqipe Oso Ferozi në profilin e tij në facebok shkroi:
“Gjuha shqipe nuk mbijetoi sepse u mbrojt, por sepse u shtyp dhe nuk u dorëzua.
Kjo është e vërteta që sot disa pseudo-historianë politikë përpiqen ta fshehin.
Nën Perandorinë Osmane, shqipja ishte e ndaluar në arsim dhe administratë. Për mbi katër shekuj nuk pati shkolla shqipe dhe asnjë njohje zyrtare të gjuhës. Të thuash se kjo perandori e ruajti shqipen është manipulim historik. Pikërisht në këtë errësirë institucionale, ruajtja e gjuhës u bë akt rezistence, ku një rol jetik patën klerikë shqiptarë, veçanërisht Françeskanët, të cilët predikuan, shkruan dhe mësuan në shqip, shpesh në rrethana rreziku e përndjekjeje. Kuvendet e tyre u kthyen në strehë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare.
Nën shtetin grek, shqipja u shpall gjuhë armike. U ndalua përdorimi i saj dhe shqiptarët ortodoksë u mohuan si komb. Ishte politikë e hapur helenizimi gjuhësor, ku identiteti shqiptar u luftua përmes mohimit të gjuhës dhe traditës.
Nën shtetin serb dhe jugosllav, shqipja u shtyp institucionalisht: shkollat u mbyllën, librat u ndaluan, mësuesit u përndoqën. Gjuha u tolerua vetëm aq sa për kontroll, jo për barazi, duke e mbajtur popullsinë shqiptare në një gjendje nënshtrimi kulturor.
Le ta themi qartë:
as osmanët, as grekët, as serbët nuk e ruajtën shqipen.
Shqipja mbijetoi sepse u ruajt në familje, në traditën gojore dhe në rezistencën kulturore. Ajo u mbajt gjallë nga njerëz që e konsideruan gjuhën si themel të qenies kombëtare: nga prindërit, nga rapsodët, nga mësuesit e ndaluar, nga klerikë atdhetarë dhe nga Rilindja Kombëtare, e cila e ktheu shqipen në flamur identiteti.
Gjuha shqipe nuk është dhuratë e perandorive, por fitore e qëndresës shqiptare.”

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shkrimi i Oso Ferizit është një qëndrim i qartë në mbrojtje të së vërtetës historike. Me argumente të drejtpërdrejta, ai rikujton se gjuha shqipe nuk mbijetoi falë perandorive apo shteteve sunduese, por falë qëndresës së popullit shqiptar. Ruajtja e shqipes në familje, në traditën gojore, në veprën e klerikëve atdhetarë dhe në përpjekjet e Rilindjes Kombëtare dëshmon se gjuha ishte dhe mbetet themeli i identitetit tonë kombëtar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu