ARKIVI:
7 Mars 2026

Dijana Toska nga Shkupi për Shqiptarin që po zhduket nga frika

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Shqiptari që po zhduket nga frika
___
Këtë temë e kam trajtuar edhe para disa vitesh, por sot e shoh më qartë se kurrë:
ne po vdesim për së gjalli, çdo ditë e më shumë.
Shqiptari sot nuk po vritet. Ai po vdes nga frika. Pak nga pak. Çdo ditë.
Frika nuk po na vjen nga shteti, por nga partitë shqiptare, që me një vend pune, një tender, një favor mizerabël, e kanë shndërruar njeriun në qenie vegjetative:
që ha, që hesht, dhe që nuk i beson më as fjalës së vet.
Kështu mbahet pushteti.
Secili duke u frikësuar nga dikush.
Liderët shqiptarë nuk kanë frikë nga populli. Ata kanë frikë nga partneri maqedonas:
kush do të zgjidhet për koalicion, kush do të shpërblehet me pushtet, kush do të mbijetojë edhe një mandat.
Ata vdesin për pushtet, jo për komb.
Liderët shqiptarë jetojnë të tmerruar nga shërbimet sekrete dhe nga shefi i qeverisë.
Çdo ditë e kalojnë duke “vdekur nga pak”, nga frika se kur do t’u hapen dosjet,
kur do t’u dalin në shesh veprat e tyre antikombëtare.
Ka edhe më keq. Disa vdesin edhe më shumë herë.
Janë spiunët e dyfishtë:
flasin shqip, mendojnë sllavisht e arabisht.
Një soj i tyre luan bixhoz fshehurazi në bodrumet e errëta sllave dhe nënshkruan verdikte antishqiptare.
Soji tjetër e mban sexhaden si kravatë. Falet kudo që i bie rruga:
në parlament, në xhami me bodigardë e policë. Në universitete u mban ders studentëve për pastërtin e “muslimanizmit” të tij, shet poza morale dhe lobon kundër identitetit të kombit të vet edhe pse në pushtet ka ardhur me 200 vota, i mjaftojnë për ta shitur popullin e vet.
Disa liderë tanë kanë vdekur ditën që kanë hyrë në pushtet.
Ditën kur kanë premtuar zvogëlimin dhe ndryshimin e identitetit kombëtar, ditën kur pranuan që ne të shpallemi pakicë dhe të flasim gjuhën e “20 përqindshit”.
Jo nga padituria.
Por sepse kishin detyra për t’i kryer.
Nga një popullsi shtetformuese, me mbi 30 përqind, po copëtohemi për t’u zvogëluar.
Për t’u riformatuar si dy etnitete pakicë brenda së njëjtës etni:
“shqiptari” dhe “muslimani”.
Kjo që po ndodh nuk është fat. Është projekt.
Është sistem i këtij pushteti shtetëror dhe sistem i intereseve të huaja antishqiptare.
Liderët tanë nuk gabuan, ata zgjodhën këtë rrugë.
Identitetin nuk e humbëm.Ata e nënshkruan.
Pakica nuk u shpall rastësisht nga dikush. Ata e legalizuan
Akademia nuk u shua. Ata e shitën.
Kultura shqiptare nuk u harrua. Ata po e fshijnë çdo ditë.
Feja nuk po jetohet. Ata po e përdorin për ndarje.
Dhe frika nuk është më neutralitet.Është krim në bashkëfajësi.
Kush mban përgjegjësi?
Historia nuk i gjykon kombet nga sa herë u mashtruan,
por nga sa herë pranuan të vdesin për së gjalli.
Shqiptari nuk rrezikon të zhduket nga armiku.
Rrezikon të zhduket nga frika për ta thënë të vërtetën.
Pyetja nuk është më: a po vdesim.
Pyetja është:
kush do të mbajë përgjegjësi për këtë vdekje?
25.12.2025

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Të lumt zonjë, ke ba një shkrim që ka shumë kohë që nuk kam lëxuar shkrim më të fuçishëm dhe kombëtar e real.
    Nuk e kam dijtë se janë në këtë hallë popullata shqiptare në Maqedonin e Veriut.
    Është në interes të shqiptarëve të organizohëni më ndryshe dhe mos i humbni shansët historike !

  2. Mburrem me Juve, zonja Toska, që keni sens për situatën, gjendjen tejet të koklavitur politike shqiptare, jo veç në Maqedoni, por me analizën Tuaj psikopolitike, sociale, mentale, intelektuale, i keni përfëshirë mbarë trojet shqiptare (e sidomos Shqipërinë).
    Veçanrisht jam krenar se i takoni të njejtit fis TOSKA, si nëna ime (🤲) që ishte nga Tivari, afër Ulqinit.

  3. Një analizë kaq e thellë e profesionale shpërfaq një realitet të hidhur që po realizohet heshtur e me hapa të shpejt me bekimin e atyre që në të vërtetë do të duhej të ishin në ballt të luftas kunder këtij fenomen antishqiptar. Kisha një information për këtē dukuri të shēmtuar, por jo në përmasa siç i lexova në analizën e Dijanēs. U ligështova shpirtērisht dhe nuk u durova pa e shprehur zemērimin tim ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjēs për këtë rrugëtim të gabuar të vëllerëve tanë. Shkrimi i Dijana Toskë është, po ashtu, një zë i fuqishëm për të zgjuar ndërgjegjën e pjesës së shëndosh kombëtare në këtë pjesë të Iliridës derisa nuk është bërë vonë, shumë vonë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu