ARKIVI:
7 Mars 2026

Sutaj: Flamuri i Shqipërisë dhe rrent per flamurin etnik shqiptar

Shkrime relevante

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Hans Rustad / Document.no Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Shpërndaj

Shkruar nga Dr.Sc. Abedin Sutaj, Vjenë
___
(Pjesa 1.)
Flamuri i Shqipërisë dhe rrent per flamurin etnik shqiptar
(Propaganda kundër Kosovës , nga bandat e Enveriste, bandat e komunisteve mugoshjane të Shqipërisë)
Në vetëdijen publike shqiptare ka mbërthyer bindja se flamuri i Shqipërisë përfaqëson të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Mirëpo, kjo bindje nuk bazohet në të vërtetën historike, as në ligjet e shenjës dhe simbolit. Flamuri i Shqipërisës është, para së gjithash, flamur i shtetit, i lidhur me një rregull të caktuar politik dhe me një territor të përcaktuar në vitin 1912.
Në këtë kohë, Vilajeti i Kosovës, që shtrihej nga Kërçova dhe deri në afërsi të Elbasanit, si dhe Mali Dajt i Tiranës, kishte shtrirje që arrinte në tokat e Malit të Zi dhe të Serbisë së sotme. Ai përfshinte krahinat e Malësisë së Madhe, Pukës, Malësisë së Gjakovës, Kukësit, Dibrës dhe zonat ndërmjet Dibrës dhe Kosovës së sotme. Këto të gjitha përbënin një brum të përbashkët dialektor dhe kulturor, me pamje dhe zakone të ngjashme.
Etnia shqiptare është shumë më e vjetër dhe më e gjerë se shteti shqiptar. Prandaj, flamuri shtetëror i Shqipërisë nuk mund të merret si flamur i gjithë shqiptarëve, veçanërisht për ata që jetojnë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore.
Flamuri i Gjergj Kastriotit – shenjë etnike dhe qiellore
Nëse kërkohet një flamur që i afrohet kuptimit të flamurit etnik shqiptar, vëmendja duhet të përqendrohet te flamuri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Ky flamur nuk ishte flamur i shtetit në kuptimin e sotëm, por shenjë bashkimi fisnor, kulturor dhe luftarak.
Ky flamur përmbante shenja që nuk gjenden në flamurin e sotëm të Shqipërisë: yllin gjashtëremsh, shenjë e lashtë qiellore; ngjyrën e kaltër të qiellit, ku qëndronte shqiponja; dhe shqiponjën, jo gjithmonë të zezë, por shpesh të kuqe ose të kuqërremtë, shenjë e jetës, e gjakut dhe e vazhdimësisë.
Këto shenja nuk janë zbukurime të rastit, por gjurmë të një botëkuptimi të lashtë, ku qielli, dielli, ylli dhe shpendi lidhen me prejardhjen dhe fatin e popullit.
Flamuri i Dardanisë dhe vazhdimësia e shenjave të lashta
Flamuri i ashtuquajtur i Ibrahim Rugovës, ose i Dardanisë, megjithëse u hartua nga disa veta në kohë moderne, i afrohet më shumë flamurit të Kastriotit sesa flamurit shtetëror të Shqipërisë. Kjo nuk ndodh rastësisht.
Shenjat që përmban ky flamur – ylli, ngjyrat e qiellit dhe shqiponja si shpend i hapësirës së lartë – janë shenja dardane, të cilat, sipas studimeve të arkeologjisë dhe simbolikës, kanë një moshë që shkon deri në nëntë mijë vjet. Këto shenja nuk i përkasin një shteti të caktuar, por një trungu të lashtë kulturor, shumë më të hershëm se çdo rend politik i sotëm.
Prandaj, nga pikëpamja e shenjës, flamuri i Dardanisë, i njohur si flamuri i vërtetë i Kosovës ose flamuri i Rugovës, i afrohet më shumë një flamuri etnik shqiptar sesa flamuri i Shqipërisë.
Shenja dhe shteti: një dallim themelor
Në studimin e popujve të lashtë, një nga dallimet më të rëndësishme është ai ndërmjet shenjës etnike dhe flamurit shtetëror. Shenja etnike lind nga besimi, nga kujtesa dhe nga përvoja e gjatë historike e një populli; flamuri shtetëror lind nga një rend politik, zakonisht i vonë dhe i përkohshëm.
Shteti mund të shuhet, të copëtohet ose të ndërrohet, ndërsa shenja, nëse është e rrënjosur thellë, mbijeton përtej çdo pushteti. Kjo është arsyeja pse popujt e lashtë njihen më shumë nga shenjat e tyre sesa nga shtetet që kanë pasur.
  • Hebrenjtë: shenja para shtetit
Hebrenjtë për më shumë se dy mijë vjet nuk patën shtet, por ruajtën shenjat e tyre themelore etnike: ligjin, gjuhën, kujtesën dhe yllin. Ylli gjashtëremsh (i njohur sot si Ylli i Davidit) ishte shenjë besimi dhe bashkësie shumë kohë përpara se të bëhej pjesë e një flamuri shtetëror¹.
Kur u krijua shteti i Izraelit në shekullin XX, flamuri shtetëror nuk shpiku shenjë të re, por mori një shenjë të vjetër etnike dhe e vendosi në një kornizë politike. Kjo tregon se:shenja etnike paraprin shtetin; shteti është bartës i përkohshëm i shenjës, jo burimi i saj.
Grekët e lashtë: shenja qytetare, jo flamur kombëtar
Grekët e lashtë nuk patën flamur kombëtar në kuptimin e sotëm. Ata u përfaqësuan nga shenja qytetesh: bufi i Athinës, helmeta e Korinthit, rrufeja e Zeusit. Këto ishin shenja mitike dhe qytetare, jo simbole shtetërore në kuptimin modern².
Edhe shqiponja, te grekët, ishte shpend i Zeusit, shenjë qiellore dhe mbretërore, por jo flamur shteti. Vetëm në kohët moderne, shtetet greke filluan të përdorin flamuj politikë, duke u shkëputur nga sistemi i vjetër i shenjave.
Kjo dëshmon se popujt e lashtë mendonin përmes shenjave, jo përmes flamujve.
Rasti shqiptar: shtet i ri, shenja shumë të vjetra
Shqiptarët i përkasin një trungu shumë të lashtë ballkanik, ndërsa shteti shqiptar është ndër më të vonët në Evropë. Flamuri i Shqipërisë, i shpallur në vitin 1912, është flamur i një shteti të caktuar, i lidhur me një territor dhe me një rend juridik të përcaktuar.
Ky flamur: nuk përfaqëson të gjithë hapësirën etnike shqiptare; nuk përfshin shqiptarët jashtë kufijve të shtetit; nuk është shenjë e lashtë etnike, por shenjë politike moderne.
Ngatërrimi i këtij flamuri me flamurin etnik ka krijuar një mjegullim të vetëdijes historike.
Flamuri i Gjergj Kastriotit: shenjë e rendit të vjetër
Nëse kërkohet një shenjë që i afrohet kuptimit të flamurit etnik shqiptar, ajo duhet kërkuar te flamuri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, jo si sundimtar shteti, por si prijës i një bashkimi arbëror.
Ky flamur përmbante: yllin gjashtëremsh, shenjë qiellore dhe kozmike; ngjyrën e kaltër, që lidhet me hapësirën e sipërme; shqiponjën e kuqe ose të kuqërremtë, shenjë e jetës dhe e gjakut.
Mircea Eliade vëren se, në kulturat e lashta, shenjat qiellore lidhen me prejardhjen dhe rendin e botës³. Në këtë kuptim, flamuri i Kastriotit nuk është shpikje politike, por trashëgim shenjash të lashta.
Dardania dhe vazhdimësia shenjore
Flamuri i Dardanisë, i njohur si flamuri i Ibrahim Rugovës, megjithëse i hartuar në kohë moderne, i afrohet më shumë shenjave të vjetra dardane sesa flamuri i Shqipërisë, dhe eshte flamur qe eshte me etnik. Ylli, ngjyra e qiellit dhe shqiponja janë shenja që, sipas disa studiuesve të arkeologjisë ballkanike, shfaqen në këtë hapësirë që nga epoka e hershme neolitike⁴.
Ashtu si te hebrenjtë ylli ishte shenjë para shtetit, edhe te shqiptarët shqiponja dhe ylli janë shenja para-shtetërore.
Himni dhe huazimi simbolik
Edhe himni i Shqipërisë dëshmon natyrën e përkohshme të shtetit shqiptar në fillesat e tij. Melodia është rumune, dhe teksti është përshtatje e një vjershe të huaj. Kjo tregon se shteti u ndërtua me mjete të huazuara, sepse nevoja për simbol ishte më e shpejtë se krijimi burimor⁵.
Përmbyllje
Popujt e lashtë nuk ndërtohen mbi mit të rremë, por mbi kujtesë të thellë. Shqiptarët nuk humbasin asgjë duke pranuar se: flamuri i Shqipërisë është flamur shtetëror; flamuri etnik shqiptar nuk është përkufizuar ende qartë; shenjat e vjetra janë më të thella se çdo shtet modern. Vetëm duke ndarë shenjën nga shteti, shqiptari mund të kuptojë veten pa mjegull.
Literatura
1. Gershom Scholem, On the Symbolism of the Star of David, Jerusalem, 1971.
2. Jean-Pierre Vernant, Myth and Thought among the Greeks, London, 1983.
3. Mircea Eliade, The Sacred and the Profane, New York, 1957.
4. Marija Gimbutas, The Civilization of the Goddess, San Francisco, 1991.
5. Benedict Anderson, Imagined Communities, London, 1983.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu