President “historik” apo figurë e mitizuar? Koha për të thënë të vërtetat e papëlqyera
Nuk ishte qëllimi im të bëj një krahasim formal apo juridik mes rasteve si Maduro, Izetbegović apo të tjerë. Qëllimi është tjetërkund: të sfidohet dominioni i një narrative që e ka ngrirë diskursin publik, ku etiketa “president historik” përdoret më shumë si dogmë morale sesa si vlerësim real politik. Në rastin e Ibrahim Rugova”, ky dominion nuk qëndron mbi fakte të forta, por mbi një mitizim të ndërtuar pas lufte, shpesh për nevoja politike, jo për të vërtetën historike.
Regjimi serb, kërcënim real apo mbrojtje e kalkuluar?
Faktet janë kokëforta. Rugova nuk u trajtua nga regjimi serb si armik ekzistencial, por si figurë që duhej mbajtur nën kontroll, jo eliminuar. Ndërkohë që Fehmi Agani”, nënkryetari i LDK-së, u vra brutalisht, ndaj Rugovës nuk pati asnjë veprim të ngjashëm. Ky dallim nuk ishte rastësi. Regjimet autoritare nuk gabojnë në përzgjedhjen e objektivave. Ata godasin kë e shohin si rrezik real.
Heshtja pas vrasjes së Prof. Aganit
Vrasja e Fehmi Aganit ishte një moment kyç moral dhe politik. Por nuk pati reagim publik, as akt rezistence, as distancim të hapur nga ana e Rugovës. Kjo heshtje nuk është detaj — është qëndrim.
Historia nuk i gjykon vetëm fjalët që thuhen, por edhe heshtjet në momentet kur kërkohet zë.
“Peng i dhunshëm”? Jo. As vetë ai nuk e tha kurrë! Shpesh është ndërtuar narrativa se Rugova ishte “i marrë peng”. Por, ai kurrë nuk e artikuloi veten si peng të dhunshëm, nuk u ankua publikisht për trajtim çnjerëzor, familja e tij dhe stafi shoqërues u trajtuan me kujdes të veçantë, largimi i tij u bë në mënyrë të organizuar, jo si ikje dramatike nën zjarr. Këto fakte nuk përputhen me përkufizimin klasik të pengmarrjes. Ato përputhen më shumë me një regjim kontrolli politik, ku figura mbahet gjallë sepse shërben më shumë e gjallë sesa e vdekur.
President “historik” pa rol në momentin historik?
Gjatë ndërhyrjes së NATO-s: përfaqësuesit kryesorë ndërkombëtarë nuk e kontaktuan Rugovën si faktor vendimmarrës, ai nuk ishte pjesë e boshtit real negociues, roli i tij ishte simbolik, jo operacional. Historia nuk matet me tituj, por me ndikim real në rrjedhën e ngjarjeve.
Miti si zëvendësim i realitetit
Etiketa “president historik” është bërë mburojë ndaj çdo pyetjeje kritike. Kush pyet, shpallet blasfemues. Kush dyshon, etiketohet përçarës. Por shoqëritë serioze nuk ndërtojnë identitet mbi mite të paanalizuara, por mbi të vërteta, sado të pakëndshme të jenë.
Të thuash këto gjëra sot nuk është as revizionizëm, as mungesë respekti. Është detyrim intelektual. Historia nuk ka nevojë për shenjtërim, por për qartësi.
Nëse Rugova ishte simbol i një faze, le të thuhet si i tillë… Por ta paraqesësh si “president historik” në kuptimin e ndikimit real, vendimmarrjes dhe përfaqësimit gjatë momentit më kritik të Kosovës — kjo nuk qëndron në peshoren e fakteve. Është koha të flasim si shoqëri e pjekur, jo me emocione të konservuara, por me të vërteta të vonuara.




Nga Miti te Matja: Çfarë e Bën Udhëheqësin “Historik” të Vërtetë?
Në kulturën tonë politike, shpesh kemi prirjen të ndërtojmë mite rreth figurave publike. Këto mite nuk lindin nga analiza e ftohtë e fakteve, por nga dëshirat tona kolektive për shpresë, siguri dhe orientim. Në momente krize, ne projektojmë te liderët atribute që do të donim t’i kishin, jo domosdoshmërisht ato që realisht i zotërojnë. Por historia dhe shkenca nuk e matin udhëheqjen me simpati; e matin me gjurmë konkrete.
Standardi i vërtetë: veprim, jo pritje
Udhëheqësi “historik” nuk është ai që pret çfarë do të ndodhë; është ai që parashikon, reagon dhe prij. Alibitë e zakonshme – “nuk është koha”, “rrethanat janë të vështira” – nuk mund të jenë justifikim për mosveprim, përveçse kur shoqërohen me plane tranzitore të qarta dhe të matshme. Historia nuk i shpërblen arsyetimet; shpërblen veprimet që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.
Pesë dimensione që dallojnë liderin historik
1. Parashikimi strategjik – identifikimi i hershëm i rreziqeve dhe mundësive, me skenarë realistë dhe investime paraprake.
2. Veprimi i qëllimshëm – akte konkrete që ndryshojnë status quo-në, shpesh me kosto personale.
3. Koha e duhur – ndërhyrje kur momentum-i është kritik, jo pas humbjes së rastit.
4. Legjitimiteti moral – mbrojtje e jetës, transparencë, koherencë mes fjalës dhe veprës.
5. Institucionalizimi – kthimi i arritjeve në ligje, standarde dhe praktika që mbijetojnë individin.
Pa këto elemente, ndikimi mbetet i përkohshëm dhe i varur nga aura e liderit; me to, shndërrohet në rend të qëndrueshëm.
Nga rrethi i ngushtë te auditimi i fakteve
Rrethi i ngushtë i liderit shpesh e portretizon me atribute të dëshiruara, jo të provuara. Akademia kërkon prova: dokumente primare, reforma të zbatuara, rezultate të matshme. Vetëm kështu dallojmë mes mitit dhe historisë.
Koha si provë, jo si alibi
“Nuk është koha” mund të jetë argument strategjik vetëm kur shoqërohet me plan të qartë: ndërtim kapacitetesh, aleanca, garanci sigurie. Ndryshe, është stazë. Udhëheqësi historik e përdor kohën si instrument, jo si strehë.
Përfundim: nga aura te përgjegjësia
Udhëheqja historike nuk matet me retorikë, por me rezultate të qëndrueshme. Lideri i vërtetë frymëzon me përgjegjësi, vepron kur duhet, ruan kursin moral dhe lë institucione që e mbijetojnë. Historia nuk është vend për aureola; është vend për gjurmë.
Kete koment tendin me se miri e hedhe poshte z. Richard Holbrooke. Ja se cka shkroi ai ne librin e zisë:
“Humbje e tmerrshme”
Kur e kam takuar I. Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar, ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur ederren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderrimin e jetes , se bashku me tere popullin e Kosoves.
Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per t’u bere.
Apeloj tek lideret kosovare te bashkohen dhe te punojne se bashku, per te arritur pavaresine per te cilen Presidenti Rugova luftoi.
Zotni Agim me ka pelqy shume shkrimi i juej analitik dhe me ka ba me mendu.
Me gjithë ate si konkluzion un nxjerri se:
Në fund të fundit ma mire nji President të gjallë, se sa nji President të vdekun.