ARKIVI:
7 Mars 2026

Kelmendi: A është Kurti marionetë klandestine e Beogradit fashistoid?(2)

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
A ËSHTË KURTI MARIONETË KLANDESTINE E BEOGRADIT FASHISTOID?
____
(vazhdimi i dytë)
____
Dadushja Mrikë, vazhdimin e dytë po e nis me një anekdotë, sepse, meqë nuk po kam kohë të shkruaj “shkurt e shqip”, duhet herë pas here të përdor edhe anekdota relaksuese, siç përdorim biberin e zi kur nuk na shijon gjella. Përndryshe, druaj se nuk do ta lexosh përgjigjen time, për shkak se teksti është më voluminoz sesa do të mjaftonte të ishte më i shkurt, po të dija ta formuloja.
[8]
Dikur, në një katund të Kosovës, jetonte një burrë i urtë, por i mjerë nga fati. U martua me një vajzë që lavdërohej për turp e ndershmëri. Shtëpia e tij ishte e varfër dhe ara e shkretë priste të livrohej. Ditët kalonin, por nusja kurrë nuk dilte ta ndihmonte burrin në arë.
“Marre kam,” i tha ajo një ditë burrit, “nga kali që livron arën, sepse është mashkull. Në sytë e tij shoh se ai po më lakmon.”
Burri, njeri i dhembshur, shiti kalin dhe bleu një ka për ta ngjitur me lopën. Por nusja sërish nuk doli.
“Edhe nga kau kam turp. Është mashkull…”
Burri, i dëshpëruar, e ther kaun, por asgjë nuk ndryshoi.
“Edhe gjeli në arë më bën të skuqem, sepse edhe ai është mashkull,” – i foli nusja.
Atë ditë burri e ther edhe gjelin dhe u nis për në një nahi tjetër, për të kërkuar pelë. Por nuk shkoi larg. U fsheh në hijen e avllisë dhe vështroi shtëpinë.
Pak para darke pa dikë që hyri në shtëpi. Mysafir i nuses. Dhe nga lëvizjet, buzëqeshjet e fshehta, burri kuptoi gjithçka. Ishte dashnori.
U këput përbrenda si një kallam, por s’bërtiti. Të nesërmen, pa thënë fjalë, e la katundin dhe mori udhën për në Stamboll, që ta fshihte nderin e tij mes një qyteti të madh.
Në Stamboll kohët nuk ishin të qeta. Çdo natë dikush thyente magazinat dhe vidhte mallra. Pashai kishte vendosur roje, hetues, madje kishte lutur edhe hoxhallarët të luteshin – por hajni nuk zbulohej.
Burri nga Kosova, tashmë i quajtur Karajfil, doli para Pashait dhe tha:
“Kam një mënyrë për ta gjetur hajnin. Më jep një at dhe një javë kohë.”
Pashai pranoi.
Karajfili mori kalin dhe shëtiti ditë e natë nëpër lagjet e Stambollit, duke pyetur njerëzit:
“Kush është njeriu më i ndershëm dhe më i shenjtë në këtë qytet?”
Të gjithë kishin të njëjtën përgjigje:
“Sheh Zilja!”
Ky sheh ishte një burrë që ecte me zile të varura në fund të pantallonave. Thoshin se e bënte këtë që të mos shkelte asnjë buburrec në tokë, nga mëshira e tij e madhe. Ishte aq i shenjtë, sa gratë i ulnin sytë dhe burrat i lëshonin rrugën.
Kur mbaroi java, Karajfili doli para Pashait:
“Sheh Zilja është hajni.”
Pashai u turr:
“Estagfirullah! A je në mendje? Do të ngrihet populli, do të digjet qyteti për këtë shpifje!”
“Mos ia thuaj askujt. Vetëm më jep një javë që ta heqim nga qarkullimi pa zhurmë. Pastaj flasim.”
Pashai, i lëkundur, pranoi.
E morën Sheh Zilën fshehurazi dhe e mbajtën të mbyllur në një vend të fshehtë. Netët kalonin – por magazinat nuk thyheshin më. Një javë, dy javë – hajdutëria pushoi krejt.
Pashai, i habitur, e pyeti Karajfilin:
“Si e more vesh që ai ishte hajni?”
Karajfili buzëqeshi me dhembje:
“Nga përvoja ime. Kam pasur një nuse aq të ndershme, sa kishte turp nga kali, nga kau e madje edhe nga gjeli. Por sapo i hoqa një nga një, e pashë që kishte dashnor. Edhe Sheh Zilja, më i shenjti, kishte zile në fund të pantallonave – për të mos i shkelur buburrecat. Po unë e dija: kush bën aq shumë zhurmë rreth ndershmërisë, zakonisht fsheh ndonjë errësirë.”
Pashai i ra ballit me dorë, por e kuptoi se drejtësia nuk flet me zë, por me vepra.
Besoj se po e kupton: Kurti “i ndershëm” për ty dhe soj-sorollopin tënd të tifozëve kurtianë është një protagonist që ngjan me Sheh Zilën. Edhe Kurti është duke aktruar e simuluar në mënyrë aq bindëse e magjepsëse, sa edhe ti ta vlerësosh e besosh, ashtu siç e vlerësojnë dhe e idhullojnë myslimanët Muhamedin si profet të Allahut.
Eee, që ta kuptosh se sa të mjerë dhe të shpërdoruar janë myslimanët, po të rrëfej një fragment biografik për Muhamedin, në versionin “zyrtar”, që e dinë dhe e besojnë gati DY MILIARDË myslimanë të botës.
Në vitin 619 vdes Hatixhja, gruaja e parë e “profetit” Muhamed. Ajo ishte më e moshuar se Muhamedi rreth 20 vjet. Ishte edhe padronia e Muhamedit, meqë ajo e kishte punësuar atë në biznesin e saj. Luante edhe rolin e nënës, meqë Muhamedi ishte rritur jetim te xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Ky xhaxha e kishte lutur kushërirën e tij, Hatixhen, që ta punësonte Muhamedin.
Muhamedi dëshmoi se ishte skllav i dëgjueshëm; prandaj Hatixhja e martoi, meqë ishte e ve. I kishin vdekur dy burra dhe ata i kishin lënë pasuri. Në të njëjtin vit vdes edhe xhaxhai Ebu Talib, kryeplaku i fisit Kurejsh në Mekë.
Muhamedi traumatizohet nga vdekja e këtyre dy njerëzve brenda të njëjtit vit, sepse i çmonte më së shumti. Në atë gjendje, Muhamedi i flet Ebu Bekrit – skllavit që e kishte blerë dhe punësuar Hatixhja, por që më vonë u bë kalifi (pasuesi) i parë i Muhamedit:
“Allahu më ka urdhëruar ta martoj vajzën tënde, Aishën…”
Aisha ishte vetëm 6 vjeçe. Ebu Bekri pranon, me kusht që Muhamedi të mos kishte marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të mbushte 9 vjeç. Muhamedi edhe gjatë atyre tre viteve e shpërdoron nusen e tij, Aishën, por në moshën 9-vjeçare e fillon seksin me të.
Sidomos myslimanët në Europë janë në siklet se si ta kapërdijnë këtë biografi, meqë krime pedofile si ai i Muhamedit me Aishën jo vetëm që janë të ndaluara e të dënueshme me ligj, por tashmë vlerësohen edhe si veprime amorale e barbare. Një nga shkaqet që ka ndikuar në dekristianizimin e shumë të krishterëve është pikërisht pedofilia klandestine që kanë praktikuar priftërinj ndaj fëmijëve.
Prandaj myslimanët në Evropë përpiqen ta arsyetojnë atë “martesë” të Muhamedit me Aishën me spekulime: se Aisha ishte 16 vjeçe, se ajo martesë ishte traditë e beduinëve arabë, se vajzat në shkretëtira “piqen” më herët, etj. Myslimanët në Afrikë dhe Azi nuk i kanë këto siklete. Përkundrazi, atë “martesë” e vlerësojnë si veprim hyjnor, sepse i tillë ishte vullneti i Allahut. Prandaj edhe sot ndodhin martesa të ngjashme, për ta imituar profetin e tyre. Ato martesa nuk janë të ndaluara me ligj në asnjë shtet mysliman, sepse i lejon Sheriati (kushtetuta islame).
Besoj se mjafton kaq për të kuptuar se në çfarë përmasash shpërdorohen turmat. Arsyetimi se doktrinën muhamedane e besojnë gati DY MILIARDË njerëz bëhet nga ata që kanë interes ta mbajnë gjallë atë religjion, për t’i pasur nën kontroll turmat muhamedane.
Edhe Kurti ia ka dalë të na imponohet pothuajse si Muhamedi, sepse ka marrë mbi 400 mijë “vota”. Sidomos për tifozët kurtianë që ulërasin: ALBIN BABA! Prandaj tani kam telashe edhe me këtë kategori, ashtu si dikur me rugovistë e thaçistë, por edhe me myslimanë të politizuar.
[vijon]
  • Mendimet që i përmbanë kjo përgjigje në vazhdime e shkrimtarit politik Ibrahim Kelmendi, nuk i përfaqësojnë mendimet e Redaksisë së Drinit, që është neutral rreth mendimeve të tilla, andaj kushdo që ka për të thënë të kundërten, lutet që të shkruaj. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu