
Viktoria Fitore Malo, Suedi
____
I dashur popull i Iranit,
Ti sot po ngrihesh kundër një regjimi teokratik çnjerëzor, të mbajtur në këmbë nga IRGC – struktura represive që të ekzekuton, burgos, dhunon dhe shtyp me një brutalitet të pashoq. Kjo nuk është një garë interpretimesh dhe as një debat politik. Kjo është liri kundër tiranisë, jetë kundër frikës, dinjitet njerëzor kundër një sistemi që sundon përmes dhunës dhe terrorit shtetëror.
Ajo që bie më shumë në sy sot nuk është vetëm guximi yt, por heshtja monumentale e një pjese të botës që dje “u ngrit e u tund” për Gazën. Një botë që vërshoi rrugët e qyteteve, që bllokoi sheshe, që okupoi kampuset e universiteteve në mbarë botën për muaj e vite me radhë; që e ktheu çdo rrjet social në tribunë dhe çdo heshtje në faj moral. Ata që nuk brohorisnin me ta u damkosën publikisht: “mbështetës të vrasësve të fëmijëve”, “bashkëfajtorë të gjenocidit”, “monstra pa ndërgjegje”, “zëra të blerë”, “shërbëtorë të pushtetit”. Linçimi moral u bë normë, demonizimi u quajt drejtësi, ndërsa mendimi i pavarur… krim. E mban mend? Unë po. Dhe nuk ka nevojë për dramë që të mbahet mend.
Sot, të njëjtët zëra heshtin. Dhe shumë thonë se kjo heshtje i rëndon, se i shqetëson, se i turpëron. Mua jo. Sepse ajo që shoh sot nuk më befason; vetëm sa konfirmon atë që ishte e qartë që dje.
Sepse për shumë prej tyre, solidariteti nuk ka qenë kurrë parim moral. Ka qenë një qëndrim i kalkuluar, i aktivizuar vetëm kur prodhonte kapital simbolik dhe shërbente vetë-pozicionimit të tyre publik. Dije mirë këtë: gjykimi nuk vjen gjithmonë me zhurmë megafonësh.
Dhe këtu shfaqet hipokrizia më e zhveshur. Në Suedi, një pjesë e deputetëve me prejardhje iraniane, veçanërisht ata që përfaqësojnë të majtën suedeze, i dhanë zë luftës në Gaza me zell të parashikueshëm. Kjo nuk më çuditi; ishte në përputhje me bindjet e tyre partiake dhe me pozicionimin e tyre publik që kanë ndërtuar prej vitesh. E pritshme.
Por sot, kur disa prej tyre guxojnë t’i japin zë popullit të vet, kur flasin për represionin, vrasjet, burgjet dhe dhunën e regjimit iranian, reagimi është aq i egër. Jo debat, jo kundërshtim parimor, por sulm, linçim, delegjitimim. Si hijena mbi këdo që prish qetësinë e teatrit moral. Sepse të flasësh për Iranin nga brenda do të thotë të prishësh një ekuilibër të rremë. Do të thotë të tregosh se solidariteti i tyre ka kufij të qartë dhe se zëri u jepet vetëm viktimave që nuk e rrezikojnë pozicionin politik. Dhe kjo është e patolerueshme për ata që e kanë kthyer moralin në dekor dhe heshtjen në strategji.
Gaza u shndërrua në simbol të dobishëm për një ideologji që kërkon gjithmonë një fajtor të jashtëm: Izraelin, Perëndimin, rendin liberal. Irani yt, përkundrazi, është prova e pakëndshme që e shemb gjithë aparatin vetëjustifikues. Sepse këtu shtypësi nuk është Perëndimi, por një regjim islamik. Viktimat nuk janë kolektive abstrakte për parulla, por gra, studentë, punëtorë – njerëz që kërkojnë liri individuale, jo “rezistencë” ideologjike.
Pretendimi se revolta jote është e “nxitur nga sionizmi apo SHBA-të” është propagandë klasike e IRGC-së, një refleks i çdo regjimi autoritar që, përballë revoltës së brendshme, fajëson armikun e jashtëm për të shmangur përgjegjësinë. Revolta nuk importohet. Ajo lind kur shtypja, varfëria dhe poshtërimi bëhen të padurueshme. Një regjim që mbijeton vetëm me ekzekutime, burgje masive dhe ndërprerje të internetit e ka humbur tashmë legjitimitetin.
Të flasësh për ty do të thotë të pranosh se problemi nuk është gjithmonë i jashtëm. Do të thotë të pranosh se teokracia, islamizmi politik dhe tirania e brendshme janë po aq, madje më shumë, shkatërruese. Dhe kjo kërkon një ndershmëri morale që shumë nuk e kanë. Prandaj heshtin. Jo nga padija, por nga interesi ideologjik. Sepse të të mbështesin hapur ty do të rrëzonte gjithë teatrin moral që ndërtuan me kaq zell. Do t’i vinte përballë një zgjedhjeje të thjeshtë: të mbanin parimin apo të mbanin pamjen. Dhe ata zgjodhën pamjen. Sado të çuditshme të të duken këto fjalë, kjo është e vërteta.
Kjo është arsyeja pse kjo heshtje nuk më çudit. Përkundrazi – po të flisnin, do të ishte çudia e vërtetë. Një çudi që do të më rrëzonte nga karrigia e pritshmërisë. Do të nënkuptonte se parimet peshojnë më shumë se ideologjia, se liria ka vlerë edhe kur nuk shërben si armë politike, dhe se gratë iraniane vlejnë po aq sa çdo kauzë tjetër që dikur u brohorit me zë të lartë.
Sot, ti vazhdon të rezistosh, edhe pse i shtypur brutalisht. Fitorja ende nuk ka ardhur, por kemi diçka më të rëndësishme: e vërteta është kristaltë e qartë. Historia nuk shkruhet nga ata që heshtin për interes, por nga ata që ngrihen kur çmimi është i lartë.
Heshtja globale dhe rezistenca jote janë dy anë të së njëjtës medalje. Njëra soç se do zbulohej sot; e pritshme ishte, mu aty do e kesh të pozicionuar gjithmonë dhe, bindu, se po aty do të mbetet. Tjetra, përkundrazi, po qëndron drejt. Dhe pikërisht aty mbyllet dallimi: njëra ruan veten, sepse kështu është mësuar – flet për liri nga prangat, ndërsa vetë nuk di të ecë pa to: tjetra, përkundrazi, mban peshën e historisë. Dhe ajo je ti.
JAVID IRAN!
FREE IRAN!



Zoja Fitore Malo, gjatë “udhëtimit” tand prej Suedie per ne Iran, ban mirë te ndalesh pak në trojet tuja shqipëtare dhe të shikosh aty AKTVITETIN ANTIKOMBËTAR të KLERIT MUSLIMAN.
Po te kishte ne dore pushtetin politik ky kleri musliman i trojeve shqiptare edhe ky njisoi si kleri musliman iranian, do te kishte ba te njajtat krime ndaj shqiptarve liridashes krejte njisoj si kleri musliman ne Iran. Me gjithe ate ky kleri musliman i trojeve shqiptare nuk e pushon aktivitetin antishqiptar duke i shkaktuar deme te mëdha mbarvajtjes dhe civilizimit te popullit te shumëvuajtur nga 500 vjet pushtim i kalifatit turk-islamik.
Pal, nuk e kuptoj lidhjen logjike të këtij reagimi me atë që kam shkruar. Të flasësh për Iranin dhe për një regjim konkret teokratik që po shtyp brutalisht popullin e vet nuk përjashton, as relativizon, e as mohon probleme të tjera shoqërore diku tjetër, përfshirë edhe ato shqiptare. Nuk kam thënë kurrë se rreziqet ekzistojnë vetëm në Iran, as që temat e tjera nuk meritojnë vëmendje.
Por është absurde të kërkohet nga dikush që, sa herë prek një temë të madhe ndërkombëtare, të “ndalet” domosdoshmërisht diku tjetër ose të justifikojë pse nuk po shkruan për një çështje tjetër. Kjo nuk është debat, por zhvendosje e temës.
Unë kam shkruar dhe flas shpesh për tema shoqërore shqiptare. Kësaj here zgjodha Iranin, sepse ajo që po ndodh atje është e madhe, e qartë dhe kërkon të thuhet me gojë të plotë. Ka raste kur një temë nuk ka nevojë për krahasime apo devijime, por për vëmendje të drejtpërdrejtë. Kaq. Nejse, gjithsesi faleminderit për komentin!
Lidhja logjike asht kjo:
Kleri musliman i Kuranit te arabit Muhamet, qe ka pushtetin politik ne Iran po shtype dhe masakron popullin e vet liridashes Persian.
Kleri musliman i Kuranit te arabit Muhamet ne trojet shqiptare per fat nuk a ka pushtetin politik, por duke perfituar nga demokracia po bene ç’esht e mujtur per te mohuar identitetin shqiptar, per te mohuar luften e popullit shqiptar per çlirimin nga pushtuesi 500 vjeçar turk osman duke e quejtur Pushtuesin turk osman “çlirimtar te shqiptarve” (?!), duke mbajtur publikisht ne fasaden e xhamisë STEMEN e Turqise pushtuese Osmane, duke derguar shqiptar musliman me gjithe gra e femij ne vendet islame si luftetar te grupeve terroriste ISIS etj, duke organizuar lutje/falje ne varret e sulltanve masakrues te shqiptarve, duke nxitur urrejtjen e muslimanve shqiptar ndaj jomuslimanve, duke vrar pilotat e ushtrise amerikane çlirimtare te popullit te Kosoves, duke organizuar aksione terroriste kundra reparteve amerikane ne token amerikane dhe sa e sa menxyra te tjera armiqesore antishqiptare.
Eshtë logjike dhe e vetkuptueshme, qe para se t’ia qaj hallin se po i digjet shtepia atij tjetrit qe as nuk na lidhe asgjë (perveç islamizmit antidemokratik), më par merakosem per shtepinë time, per problemet qe po na nxjerr ky kleri musliman antishqiptar, antidemokratik.
Na duhet qe ti parandalojme rrealizimin e qellimeve te mbrapshta antishqiptare proTeokratike te klerit musliman ne trojet shqiptare.
Na duhet te marrim masat paraprake qe neser mos te na shndrrohen tokat tona, tokat e Heroit Kombetar te Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, ne Toka te Shamit Islamik. Te mos na transfirmihen tokat shqiptare na një Iran.
Ti zoja Fitore mire bane qe shkove per ngjarjet tragjike te Iranit te ajatullahve islamik, por ne shkrimin tand nuk ke ba asnji shenim per ngjashmenine e gjendjes ne Iran me situaten ne trojet shqiptare. Ndoshta kjo qe tham un, ty as te ka shkuar ndermend, per arsynat tuaja personale. Por kur i digjet shtepija dikujt, menjihere njeriut i shkon mendja tek shtepija e vet. Mjerisht, duke qenë musliman shumica e shqiptarve, jemi mesuar me keto maskaralleqe antishqiptare te klerit musliman, te cilin per me teper e merr me te mire çdo kryetar partie per te fituar votat ne zgjedhje. Shkurt jemi shoqeri e smurë deri në palc.
Nuk pres pergjigje nga ti. Un vetem kam shoreh mendimin tim ashtu si e mendoj un.
Shenim: un nuk e kam emrin Pal.
Un zyrtarisht e kam pase emrin Paul qyshe se kam lindur.