ARKIVI:
6 Mars 2026

Mërgata kërkon që fëmijët e saj të mbeten shqiptarë 

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse e mësimit plotësues në Zvicër 

Shkolla shqipe në mërgim nuk lindi si projekt formal shtetëror, por si nevojë ekzistenciale kombëtare. Ajo u krijua atëherë kur rrugës së vështirë të mërgimit, bashkë me të rriturit, iu bashkuan edhe fëmijët. Frika më e madhe e prindërve nuk ishte vetëm largësia nga atdheu, por rreziku i humbjes së gjuhës dhe i asimilimit. 

Qëllimi i shkollës shqipe ka qenë i qartë: ruajtja e identitetit shqiptar përmes gjuhës shqipe. Fillimisht, ajo u organizua mbi baza vullnetare, falë përkushtimit të mësuesve dhe ndërgjegjes kombëtare të prindërve. 

Një rol vendimtar në këtë proces pati profesori Meriman Braha, i cili themeloi degët e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë nga Kosova në mërgatë (1990)  dhe i dha mësimit plotësues një strukturë më të qëndrueshme. Në Zvicër, u formua Lidhja Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ u regjistrua në Zvicër si bartëse e mësimit plotësues, përmes bisedimeve me autoritetet arsimore zvicerane, u mundësua përdorimi falas i objekteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe. 

Në të njëjtën kohë, u hartuan plane-programet dhe u botuan tekstet shkollore, me kontribut të çmuar të pedagogut prof. dr Shefik Osmani, duke garantuar cilësi profesionale në mësimdhënie. 

Shkolla shqipe – para dhe pas luftës 

Shkollat shqipe përjetuan lulëzim sidomos në vitet kur Kosova ende nuk ishte e çliruar. Në atë periudhë, mërgata u shndërrua në hapësirë të mbijetesës arsimore dhe kombëtare. Qeveria  e udhëhequr nga dr Ibrahim Rugova, u përkujdes për themelimin e shkollave shqipe pothuajse në të gjitha vendet evropiane ku jetonin shqiptarë. 

Ministri i Arsimit në ekzil, Muhamet Bicaj, në vitin 1995 përzgjodhi mësuesit përmes konkursit, duke rritur besimin e prindërve dhe numrin e nxënësve. Për herë të parë, edhe në mërgim, ndihej prania e shtetit. 

Por pas luftës, pritjet u shndërruan në zhgënjim. Shkolla shqipe e mësimit plotësues nuk u institucionalizua. U harruan mësuesit, u harruan nxënësit dhe u la pas dore përvoja e ndërtuar ndër dekada. Edhe sot, pas më shumë se 30 vitesh, mungojnë marrëveshjet ndërshtetërore që do t’u garantonin mësuesve marrëdhënie pune dhe fëmijëve shqiptarë qasje të barabartë në mësimin e gjuhës amtare. 

Asimilimi – rrezik i heshtur 

Lënia pas dore e mësimit plotësues nuk është vetëm problem arsimor, por problem strategjik për të ardhmen e Kosovës. Një brez që rritet pa gjuhën shqipe rrezikon të humbasë lidhjen emocionale, kulturore dhe kombëtare me vendin e origjinës. 

Sot flasim për remitenca, investime dhe ndikim elektoral. Por nesër, nëse fëmijët e mërgatës nuk flasin më shqip, nuk do të ketë as interes për Kosovën, as përgjegjësi morale ndaj saj. Injorimi i mësimit plotësues është në thelb vetëdëmtim shtetëror. 

Votë po, përfaqësim jo 

Paradoksi vazhdon edhe në politikë. Mërgata mobilizohet për zgjedhje, por përjashtohet nga vendimmarrja. Zgjedhjet e 28 dhjetorit e dëshmuan fuqinë e saj demokratike: mbi 80.000 vota nga diaspora nuk janë statistikë, por zë politik i qartë. Megjithatë, asnjë deputet nga mërgata nuk është sot në Kuvendin e Kosovës – një padrejtësi dhe deficit serioz demokracie. 

Nëse shteti i Kosovës nuk investon njëkohësisht në: 

  • përfaqësim të drejtë politik të mërgatës dhe 
  • ruajtjen e gjuhës shqipe te brezat e rinj jashtë vendit, 

atëherë ai po e shfrytëzon mërgatën në afat të shkurtër dhe po e humb atë në afat të gjatë. 

Mërgata nuk është rezervuar sezonal votash. Ajo është pjesë e pandashme e trupit kombëtar.
Një shtet që nuk e përfaqëson dhe nuk e mbron identitetin e saj, nuk mund të pretendojë se po ndërton demokraci të plotë. 

Mërgata nuk kërkon mëshirë.
Kërkon përfaqësim.
Dhe kërkon që fëmijët e saj të mbeten shqiptarë.  

 Gjenevë, 18.01. 2026                                        

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Znj Mësimdhënëse!

    Revista “Drini.us” – Kryeredaktor i së cilës është z. Bajram-Gjergj Kabashi, çdoherë publikon shkrime të mirëfilllëta, të cilat zgjojnë kërshërinë e lexuesit, jo vetëm sa për lexon “shkel e shko”, por për lexim të vëmendshëm, por edhe për të dhënë koment, i cili (komenti) duhet të jetë qëllimmirë!

    Lexova shkrimin e juaj, i cili më “shpërthejë” në emocione, meqë edhe vetë kam punuar si mësimdhënës (për gjuhën shqipe, gjuhën kroate, gjuhën boshnjake) këtu në Suedi, gjër në pension.
    Në Suedi ka mungesë të mësimdhënësve shqiptarë dhe mësimi në gjuhën shqipe bëhet një herë në javë. Mësimdhjënësi iudhëton 85 km gjër në shkollë, e kur mungon, nxënësit humbin orët. Për fat të keq, në qytetin ku unë jetojë, ka 1 muaj që mungon mësimdhënësi dhe shkolla nuk interesohet për plotësim, se nuk “gjenë” tjetër.
    *
    Sa i përket përfaqqësimit (nga institucionet e Kosovës) ai na mungon që sa kohë!?
    “Ata” i kanë hallet me arsim në Kosovë, e nuk ju “bjen ndërmend për Mërgatë!
    *
    Mendoj se,
    Në qoftë se dëshirojmë shtet të fortë, duhet të kemi themelin e fortë, e themeli i çdo shteti është ARSIMI.
    Zoti ju mëshiroft!

  2. Pergezime intelektuales Nexhmije Mustafaj per aktivitetin e saj patriotik te mesimdhanjes se gjuhes shqipe per femijte dhe te rijte e emigrantve shqiptar ne Zvicer.

    Mesimdhanjen nuk mund ta bajne çdo kushdo, por vetem kush ka pasion, kush ka njohuni te shendoshta per landen qe jep si dhe kompetenca profesionale, te cilat merren vetem ne fakultetet perkatese te universiteteve.
    Un kam konstatu se shumica e femijve te emigrantve shqiptar ne Itali dhe ne Zvicrren gjermane e flasin mire gjuhen shqipe. Kjo gja me gezon shume. Natyrisht vetem folja e gjuhes asht pak. Duhet edhe mesimi per ta shkru mire. Ky asht problemi i sotem per tu zgjidhe. Mjerisht ne dy shtetet shqiptare nuk i japin randesi dhe as iu shkon ndermend problemi i mesimit te gjuhes shqipe ne diasporen shqiptare. Ky asht efekti negativ i mbrapambetjes sone shume shekulore.

    Un mendoj se mesimi i gjuhes shqipe ne diaspor mund te shkoje deri tek mosha 15 vjeçare e te rijve. Mbas kesaj moshe nxanesit jane shume te ngarkumë me landet shkollore ku per ma teper asht edhe mesimi ne shkolla i gjuhve te huja si gjuha e vendit ku banon, anglishtja dhe nji gjuhe tjeter sekondare.
    Prandej un personalisht çmoj shume pasionin e zojes Nexhmije Mustafaj dhe mesuesve te tjer.

    Mbasi Zoja Nexhmije Mustafaj asht mesuese ne Gjeneve po shenoj se:
    “Gjeneva ishte një pioniere në bërjen e shkollës të detyrueshme për prindërit që më 21 maj 1536, një vendim i marrë nga Këshilli i Përgjithshëm nën shtytjen e Reformës, duke shënuar një parim të arsimit publik. Kjo masë e para në Europë është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të sistematizuar arsimin në kantonet e reformuara, megjithëse kantone të tjera të Zvicres si Berna ose Zürich miratuan masa të ngjashme më vonë”.

    Ne rrugen kryesore te qytetit te Zürich te Zvicres asht monumenti i mrekullueshem i Johann Heinrich Pestalozzi (1746-1827), nji nder pedagogjistat me fame botnore, ku principet pedagogjike te tij jane pjese e themelit te padagogjise botnore. Parimet e tij studjohen ne fakultetet pedagogjike te gjithe Europes. Edhe ne Gjeneve asht shtepija e humanistit Jean-Jacques Rousseau (1712-1778), mendimet e te cilit kan influencu shume ne sistemin e pedagogjise botnore

    Mendoni ju tashti vendin tone, qe me 14 nandor 1908 u ba “Kongresin e Alfabetit” ne Manastir. Kjo asht trashigimia e jone kulturore. Atehere me kete trashigimi tonen kulturore si mund ti bajne balle kultures botnore nxansit tone shqiptar ne shkollat europiane? Kjo asht arsyja, qe gjuha shqipe sherben kryesisht per trojet shqiptare dhe kjo asht arsyja qe te rijte tone ne diaspor nuk kan per te pase interese edhe as kohe ta studjojne ma thedhe gjuhen shqipe.
    Keto jane “borxhet tona historike”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu