
Nga Flori Bruqi
Dënimet e kriminelëve serb gjatë luftës në Dardani nga UNMIK-u, EULEX-i si dhe Gjykatat nga institucionet e Dardanisë kanë sjellë dhjetëra raste, por dënime të tilla ka pasur fare pak.
Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.
Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan.
Edhe 27 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë në Dardaninë tone .
Bazuar në të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare të Dradanisë për periudhën 20 qershor 1999 deri më 7 korrik të viti 2017 del sa janë dënuar më shumë shqiptarë për kime luftë të kryera në Dardani se sa serbë.që duhët të merren për bazë edhe se për çka janë dënuara të akuzuarit.
“Sipas statistikave tona po del që pak më shumë shqiptarë janë të dënuar për krime të luftës. por nuk duhet të harrojmë për çfarë krime të luftës janë dënuar shqiptarët edhe serbët. Nëse e marrim një aktakuzë që janë dënuar serbët ku janë akuzuar serbët, në atë aktakuzë kemi shumë krime të mëdha kemi masakrat masive, kemi pastrimet etnike të fshatrave. Por kur e marrim një aktakuzë të shqiptarëve atëherë krimet janë më shumë individuale, janë maltretime, aty këtu vrasje. Zakonisht ato përqendruar në kampe, apo ndalimet joligjore nëpër kampet.
Me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Dardani u morën mekanizma ndërkombëtar e vendor.
Menjëherë pas luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Sipas tij, gjykata e Hagës ka akuzuar për krime lufte 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.
Ndërsa presidenti serb Sllobodan Millosheviq më 11 mars 2006 u gjet i vdekur ne qelinë e tij në Hagë, disa muaj para se të përfundonte gjykimi.
“Në Tribunalin e Hagës janë gjykuar pesë raste, dy raste kundër shqiptarëve dhe tre raste kundër serbëve. Kemi gjashtë persona të dënuar nga ana e serbëve. Zakonisht këta persona kanë pas rolin apo hierarki të madhe për shembull Ministra të Punëve të Brendshme, komandantë e të tjerë”. Quditërisht deri më tash nuk ësht1% denuar kordinatori Kryesor I MUP-it serb prof.dr.Gajiç David , psikolog klinik, që ka punar në Kosovë.
Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.
Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona deri në mars të këtij viti.
“…janë gjykuar apo janë proceduar 19 raste kundër shqiptarëve dhe 24 raste kundër serbëve. Prej tyre 61 shqiptarë janë akuzuar dhe 48 serb, pra vetëm brenda gjykatave të Dardanisë. I kemi 33 shqiptarë të dënuar për krime të luftës në Kosovë edhe 4 serbë të dënuar për krime të luftës në Kosovë”.
Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale.
Deri në muajin mars të 2015, në këtë departament janë regjistruara 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës, kurse nën hetim janë 70 lëndë.
Ky departament ka vetëm pak prokurorë, që po konsiderohet i pamjaftueshëm për tu marrë me një numër kaq të madh të lëndëve dhe me raste të ndjeshme siç janë krimet e luftës.
“Janë të angazhuar vetëm disa prokurorë që merren me krime të luftës, edhe disa prokurorë lokal. Definitivisht duhet me u rrit numri i prokurorëve të cilët merren me këto krime por problemi nuk qëndron vetëm te hetimet. Problemi është se shumica e kryerësve mbas luftës janë në Serbi. Dardania e Serbia nuk kanë ndonjë bashkëpunim me i ekstraduar të dyshuarit dhe se pa ndonjë marrëveshje mes Dardanisë dhe Serbisë, krimet e luftës nuk kanë me pas shumë sukses pa marrë parasysh sa ka me qenë numri i prokurorëve.”
Serbia në vitin 2003 në Gjykatën e Lartë e ka themeluar Departamentin për Krimet e Luftës, ku janë angazhuar 6 gjyqtarë për gjithë ish-Jugosllavinë.
Kjo gjykatë ka akuzuar 20 shqiptarë, 18 janë liruar, 1 është dënuar dhe një është në arrati. Ndërsa ka dënuar gjithsej 15 serb.
“Në Beograd i kemi 43 të akuzuar apo 12 raste, prej tyre 15 persona janë të dënuar kurse po ashtu kemi pas 4 raste kundër shqiptarëve ku vetëm një shqiptar është dënuar nga Serbia, nga gjykatat e Serbisë”.
Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 27 vjet kanë kaluar nga lufta e Dardanisë, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin e kudogjendur. Për të gjetur një përgjigje nga ekspertët e studimet mbi krimet e luftës, dënimet e deritanishme, dhunimet seksuale, varrezat masive e shkatërrimin e pronës. Flori Bruqi vazhdon hulumtimin e tij mbi dënimet për krime lufte në Dardani .
“Amnistia e Krimeve të Luftës në Dardani”, titullohet një hulumtim, në të cilin shpalosen detaje rreth proceseve dhe gjykimeve të krimeve të luftës në vendin tone.. Hulumtimi i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) pëfshin tre periudha, atë të pasluftës kur Kosova administrohej në tërësi nga misoni i OKB-së (UNMIK) deri në vitin 2008, periudhën e misionit të BE-së (EULEX), kur kompetencat në drejtësi i kishte tërësisht ky mision si dhe periudha pas marrjes së kompetencave nga institucionet e Dardanisë.
“Prej tetorit të vitit 1999 deri në qershor 2020 janë dënuar nga gjyqtarë të UNMIK-ut, EULEX-it dhe ata vendorë, me aktgjykime të formës së prerë gjithsej dyzet persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë dhe katër serbë”.
“Prej vitit 2000 deri në vitin 2008, UNIMK-u ka qenë autoriteti, i cili ka trajtuar çështjet e krimeve të luftës. Ky mision ka ngritur aktakuza ndaj 3 serbëve, 19 shqiptarëve dhe një malazezi”. Por për të gjitha këto raste misioni i UNMIK-ut ka dënuar vetëm një person për krime lufte, një të akuzuar shqiptar. Pas përfundimit të misionit të UNMIK-ut, përgjegjësitë në këtë fushë janë kaluar tek misioni i Bashkimit Evropian (EULEX), i cili ka funksionuar prej vitit 2009 deri në vitin 2018. Por ky mision ka pasur kompetenca ekzekutive deri në vitin 2014.
EULEX-i gjatë kësaj periudhe ka ngritur aktakuza për krime lufte kundër 11 serbëve, 39 shqiptarëve, një malazezi dhe një personi nga komuniteti RAE. Ndërsa pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor të vitit 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave. Deri më sot nuk është dënuar me vendim të prerë asnjë person.. “Nëse i shikojmë këto statistika, del se 70% e personave të akuzuar dhe gjykuar për krime lufte janë shqiptarë të Kosovës, 20% janë serbë dhe 10% të grupeve të tjera etnike.
Në hulumtimin “Amnistia e Krimeve të luftës në Dardani ”, konstatohet se të dy misionet ndërkombëtare nuk i kanë ushtruar sa duhet përgjegjësitë e tyre në ndjekjen e personave të dyshuar për krime lufte. Këto misione duket se “kanë dashur të ruajnë status-quonë”, që e ka dëmtuar drejtësinë.
“Këto dy misione e kanë pasur si duket primare idenë që të ruhet status quo-ja, edhe përmes mos-veprimit apo mos-hetimit të krimeve të luftës në Dardani, në njëfarë mënyrë, të arrihet një pajtim ndërmjet palës serbe dhe shqiptare. Në luftën e fundit kemi pasur së paku 13 mijë viktima shqiptare dhe të tjera, krime lufte që janë ndërlidhur me spastrim etnik dhe vepra të tjera penale, e në fund rezulton që kemi vetëm një person të dënuar për krime lufte, atëherë mund të themi lirisht se këto dy misione kanë ofruar amnisti të plotë ndaj atyre që kanë bërë krime lufte.
Po këtë logjikë thuhet se kanë ndjekur edhe institucionet e Kosovës, pas marrjes së përgjegjësive nga misionet ndërkombëtare. “Asnjë qeveri dhe asnjë institucion nuk e ka pasur në agjendë trajtimin e krimeve të luftës”në Dardani.
111 persona janë akuzuar për krime lufte në Kosovë. Prej tyre vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur e të tjerët janë ende në proces të gjykimit. Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë.
Prej 48 lëndëve sa janë proceduar, 25 janë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe një ndaj komunitetet RAE.
Pas përfundimit të luftës, prokurorët vendor ngritën 13 aktakuza, prej tyre 11 ndaj serbëve, një ndaj shqiptarëve dhe një ndaj malazezëve. Dënimi për të akuzuarit për krime lufte shkon nga 5 deri në 15 vjet.
Publikim statistikor I Fondi për të Drejtën Humanitare është rezultat i monitorimit të kësaj organizate ndaj gjykimeve për krime lufte të kryera në Dardani gjatë luftës së armatosur. Mosbashkëpunimi mes Dardanisë e Serbisë ka qenë një nga shkaqet që ka ngadalësuar këto procese. Ky publikim përmban 48 lëndë të cilat përfshijnë aktakuza, vendime procedurale e aktgjykime të periudhës së lartpërmendur.
Fondi për të Drejtën Humanitare i përcjell dhe analizon këto gjykime që nga viti 2000 në kuadër të projektit “Monitorimi i gjykimeve për krime lufte dhe krime me prapavijë politike e etnike”.
Numri i saktë i serbëve të dënuar për krime lufte në Dardani ndryshon sipas burimeve, por figurojnë shifra rreth 25-30 serbë të dënuar nga gjykatat e Dardanisë, ndonëse organizatat e të drejtave të njeriut theksojnë se numri i dënimeve është i ulët krahasuar me krimet e kryera, duke përmendur rreth 15,000 të vrarë dhe mijëra gra të dhunuara nga forcat serbe.
“Edhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë janë ballafaquar me të njëjtat probleme: Serbia, Kroacia dhe Bosnje- Hercegovina. Por ato kanë hartuar dhe miratuar strategji në nivel qeverish apo kuvendesh dhe kanë ndarë mjete financiare për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar të akuzuarit për krime lufte në territoret e tyre. Në anën tjetër Dardania e ka neglizhuar këtë çështje tërësisht”. Fjala vjen, Kroacia, e cila pas luftës, brenda tre vitesh, ka hetuar, ndjekur dhe dënuar afërsisht 1000 persona që kanë kryer krime lufte.
“Një çështje tjetër është edhe prolongimi – një proces jashtëzakonisht i zgjatur. Në Dardani nuk është se nuk kemi pasur gjykime për krimet e luftës, bile organizata Fondi për të Drejtat e Njeriut kishte nxjerr një barazim ku kishte dalë se diku 37 shqiptarë janë gjykuar për krime të luftës në Kosovë, derisa vetëm 25 serbë”.
“Do të thotë kemi një pakënaqësi – diku 12 shqiptarë më tepër, e gjithë kjo krijon pakënaqësi rreth këtij procesi dhe gjithashtu një kërcënim ndaj sakrificës nëpër të cilën ne kemi kaluar”.
Numri i saktë i serbëve të dënuar për krime lufte në Kosovë ndryshon, por raportet tregojnë se mbi 40 serbë janë gjykuar dhe dënuar nga gjykatat vendore, EULEX-i dhe UNMIK-u, ndonëse shpesh vlerësohet se numri i dënimeve për shqiptarë ka qenë më i lartë në periudhën 1999-2020.
Disa shifra dhe detaje:
Sipas një analize të vitit 2021, nga 19 raste kundër shqiptarëve, u gjykuan 48 serbë, ndërsa 61 shqiptarë u akuzuan.
Këto dënime janë dhënë nga gjykatës të UNMIK-ut, EULEX-it, dhe gjykatës vendore, duke përfshirë edhe dënime të dhëna nga Serbia për ish-luftëtarë të UÇK-së.
Përmbledhje:
Edhe pse nuk ka një shifër absolute dhe përfundimtare të publikuar gjerësisht, shumë serbë janë dënuar për krime lufte në Kosovë, por debati vazhdon për proporcionin e dënimeve mes shqiptarëve dhe serbëve
Një hulumtim të ngjashëm “Pasqyrë e Gjykimeve për Krimet e Luftës në Dardani në Periudhën 1999-2018”, nga monitorimi i pothuajse të gjitha gjykimeve për krime lufte në Kosovë, e ka bërë edhe organizata Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH). “Problemi kryesor për një numër kaq të vogël të aktvendimeve janë dëshmitarët, të cilët ose kanë harruar se çfarë ka ndodhur, ose nuk duan të dëshmojnë. Por problem i madh është edhe mungesa e bashkëpunimit mes Dardanisë dhe Serbisë si dhe mungesa e prokurorëve që merren me këto lëndë”.
“Edhe tash e kemi një situatë kur vetëm një ose dy-tre prokurorë merren me krime lufte, që nuk mjafton. Arsyeja është për shkak se dëshmitarët po zvogëlohen. Njerëzit po vdesin, ndërsa hetimet po vështirësohen me kalimin e kohës”. Dardania ka tash rregulla ligjore për gjykime në mungesë për krime lufte. Kjo paraqet një vështirësi shtesë në ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte, të cilët ndodhen jashtë Dardanisë.
. Një nen që rregullon gjykimin në mungesë i është shtuar Kodit të Procedurës Penale është shkuar, por ai nuk është zbatuar deri tani.
Prokuroria Speciale e Republikës së Dardanisë pohon se arsyeja është, “se nevojitet plotësimi i kushteve, të cilat në praktikë vështirë mund të realizohen ashtu siç janë përcaktuar, në rastet kur personi që kërkohet gjendet në Serbi”. Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Venecias ka dhënë një Opinion, lidhur me ligjin e Dardanisë për gjykime në mungesë, ku thuhet se “sipas standardeve dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtën humanitare, gjykimi në mungesë në vetvete nuk konsiderohet i papajtueshëm me të drejtën për një gjykim të drejtë”, por “ky lloj gjykimi lejohet vetëm në rrethana të veçanta dhe me kusht që të ofrohen masa mbrojtëse efektive procedurale për të pandehurit”.
Një çështje tjetër problematike, që lidhet me krimet e luftës në Dardani , është mbrojtja e dëshmitarëve. Pasiguria e dëshmitarëve thuhet se është arsyeja e vendosjes së selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, e cila kritikohet për misionet ndërkombëtare edhe institucionet vendore për këtë. “Dardania sot e ka programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe komisionin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Por ky komision nuk e ka pasur në trajtim deri tani asnjë dëshmitar të mbrojtur, që dëshmon se Dardania ka problem sistematik dhe mungesë guximi për të hetuar profilin e lartë të të dyshuarve për krime. Dështimi i mbrojtjes së dëshmitarëve ka ekzistur edhe në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe ka vazhduar si duket edhe me Gjykatën Speciale, ndaj selia e saj është vendosur në Hagë”.
Dhomat e Specializuara kanë filluar ndërkohë proceset gjyqësore kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në Dardani po zhvillohet një debat i brendshëm nëse Gjykata Speciale, me seli në Hagë, është “një-entike”, sepse ajo do të trajtojë vetëm pretendimet e Raportit të Këshillit të Evropës, të përpiluar nga ish senatori, tashmë I vdekur Dick Marty. Në këtë raport ai përmend vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Me këtë debat “nëse Gjykata Speciale është njëetnike”, nuk pajtohet drejtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj. Ai kohë më pare i tha gazetarit DW : “Nuk e besoj se drejtësia duhet të trajtohet në atë mënyrë, që të thuhet se së pari duhet të gjykohen krimet që i kanë bërë serbët, e pastaj shqiptarët. Me rëndësi është që drejtësia të kryejë punën e vet dhe të gjykohen të gjithë që kanë bërë krime. Gjykata Speciale nuk i parandalon gjykatat e Dardanisë edhe Serbisë që të vazhdojnë me gjykimet në kompetencat e tyre. Une mendoj se klasa politike dhe shoqëria civile është dashur që këtë energji që po e shpenzojnë në këtë debat, ta orientojnë drejt bashkëpunimit mes prokurorive të Dardanisë dhe Serbisë dhe të ndiqen penalisht ata që kanë bërë krime lufte – qoftë nga pala serbe që sigurisht kanë bërë më shumë krime apo dhe nga pala shqiptare, nëse ka raste të personave që kanë bërë krime. Duhet të dënohen të gjithë ata që kanë bërë krime, atje ku ka prova”, thotë Bekim Blakaj.
“Gjykata Speciale, mund të jetë një-etnike dhe mund të gjykojë vetëm krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së. Por Republika e Dardanisë ka mandat, ka kompetenca, ka përgjegjësi dhe obligim që t’i hetojë të gjitha krimet e luftës në Kosovë. Opinioni, politikanët edhe ata, të cilët sot janë në Hagë, duhet ta kuptojnë se Dardania duhet të ketë vullnetin që të hetojë, ndjekë dhe gjykojë ata që kanë bërë krime në Kosovë, pavarësisht se cilit grup etnik i takojnë.
Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Dardania t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.



Flori, un vuaj shumë kur lexoj kete shkrim.
Ti ke ba shumë mire qe e ke ba kete shkrim me fakte, se po nuk u hodhen ne leter keto krime te llahtarshme, neser harrohen sikur nuk ka ndodhe asgja.
Por po aqe e tmerrshme asht se mjaft shqipfolsa kan bashkepunu me UDB-n dhe me LKJ-n. Keto jane fara më e ndyre e shqiptarve.
Krime jo ma te vogla kan ndodhe edhe gjate 5 shekujve te pushtimit turk, por sot po na qohen do maskarej, bile edhe hoxhallar, e po i mohojne keto krime te turqve dhe po na i nderojne me lutje fetare Allahut per shpirtnat e kriminelave turq.
Edhe keto janë fara më e ndyrë e shqiptarve.