Tubim përkujtimor në Cyrih: Kujtesa e gjenocidit dhe domosdoshmëria për drejtësi

Shkrime relevante

Spiunim dhe shantazhim

Gjergj Kabashi, Prishtinë ___ Dokumentat që po bëhen publike për pjesëtarin e BIA-s...

Besa, gjaku dhe vëllazëria shqiptare mbeten përgjithmonë më të forta se çdo ndasi fetare

Foto pas vrasjeve islamike ndaj gazetarëve të revistës satirike në Paris ___ Nga:...

“Top Secret” – a po zbulohet arma e fshehtë e Serbisë për ta përçarë Kosovën?

Luan - Asllan Dibrani Dosja Sheholli, skenari i radikalizimit dhe sulmet kundër...

Deklaratë publike e Familjes Musa

KËRKOJMË HETIM INSTITUCIONAL, HAPJEN E DOSJEVE DHE PËRGJEGJËSI PËR ÇDO KËRCËNIM,...

Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë Intervista me gazetarin Xhevdet Shehun  Xhevdet Shehu: Z.Dilaver,...

Shpërndaj

Nga Shqipe Bytyçi

Në kuadër të 15 janarit, Ditës t Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë (1998-1999), Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë organizoi në Cyrih një tubim përkujtimor, ku salla u mbush nga bashkatdhetarë, përfaqësues institucionalë, organizata humanitare dhe personalitete nga Kosova, Shqipëria, diaspora shqiptare në Evropë dhe komunitetet arbëreshe.

Interesimi i jashtëzakonshëm i publikut, lotët e shumë te pranishmëve dhe heshtja e thellë që mbërtheu sallën, dëshmuan se kujtesa e gjenocidit serb nuk shuhet, por mbetet e gjallë në çdo zemër shqiptare.

Ne fjalën e tij, kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, theksoi se dokumentimi i krimeve serbe dhe ruajtja e kujtesës kolektive mbeten detyrë kombëtare. Ai nënvizoi se sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe kërkimi i drejtësisë për viktimat janë obligime të përhershme.

Pjesëmarrësit zyrtarë: nga Kosova dhe Shqipëria

Në tubim ishin te pranishëm përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria, duke përfshirë Zëvendësambasadoren e Kosovës në Bern, Shukrije Ramadani, konsullin në Cyrih, Vigan Berisha, dhe sekretarin e Ambasadës së Shqipërisë në Bern, Valon Gashi.

Po ashtu, morën pjesë Andin Ukshin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe aktivistë të çështjes së personave të zhdukur, si Kumrije Karaçica dhe Vera Hoti, të cilat me vite punojne për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Arbëreshët: një prani që i jep tubimit shpirt dhe kuptim

Në mesin e pjesëmarrësve Rosario Petta, kryetar i Bashkisë së Horës së Arbëreshëvet dhe Ornela Radovicka, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Bibliotekës “At Belushi” në Frasnitë të Kalabrisë ishin figura që i dhanë tubimit një dimension të veçantë shpirtëror.

Fjalët e tyre, të mbushura me respekt dhe ndjenjë të thellë kombëtare, u pritën me duartrokitje të ngrohta dhe me ngritje në këmbë, si shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Petta, nė një shqipe te rrjedhshme përmendi lidhjen e ngushtë mes dy komuniteteve, duke e cilësuar këtë tubim si një urë të gjallë mes Kosovës dhe arbëreshëve. Ai theksoi se në momentet e dhimbjes, përkujtimi i viktimave është një detyrim moral, ndërsa bashkëpunimi dhe solidariteti janë arma më e fortë kundër mohimit dhe harresës. Radovicka, me zë të vendosur, rikujtoi se arbëreshët nuk janë vetëm dëshmitarë të historisë shqiptare, por edhe bartës të saj.

Ajo theksoi se qendra albanologjike dhe biblioteka “At Belushi” vazhdojnë të jenë zë dhe dritë për çështjen kombëtare, duke mbështetur sensibilizimin ndërkombëtar për gjenocidin në Kosovë.

Në këtë kontekst, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” nderoi me mirënjohje edhe Atë Antonio Belushin, i cili në revistën “Lidhja” ishte ndër të parët që denoncoi publikisht gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Programi artistik dhe mesazhi i përbashkët Programi artistik përfshiu interpretime muzikore, si kënga “Lulet që nuk çelën kurrë”, në interpretimin e trios Krasniqi, dedikuar fëmijëve të vrarë gjatë luftës. Pastaj kënga “Ata u bënë dritë” nga Flutur Bytyqi, këngë që prekun thellë publikun.

Një moment i veçantë emocional ishte edhe prezenca e Fatjona Matrakut, pianiste me origjinë çame, e cila me muzikën e saj dhe fjalët prekëse riktheu në skenë dhimbjen e Çamërisë dhe e bëri të ndjehet në mënyrë të veçantë lidhja e të gjitha plagëve shqiptare.

Në përmbyllje u ndanë mirënjohje për personalitete dhe shoqata që kontribuojnë në sensibilizimin ndërkombëtar, ndërsa simboli i gjenocidit, lulëkuqja me katër petale, krijuar nga Adnan Asllani, lulėzoi në gjokset e pjesërrarrësve si shenjë përkujtimi.

Tubimi u mbyll me mesazhin e moderatores: “Qofshi përjetësisht të nderuar ju që përkujtoni viktimat e gjenocidit!”, duke konfirmuar se kujtesa mbetet e gjallë dhe se angazhimi për drejtësi nuk mund të shuhet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu