ARKIVI:
6 Mars 2026

Shqiptarët e Hebrenjt janë miqë të përjetshëm, andaj miqësia jonë me Izraelin duhet vetëm të forcohet

Shkrime relevante

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prizren
____
PSE NE SHQIPTARËT S’KEMI ASNJË ARSYE TA NDËRPREJMË MIQËSINË ME HEBRENJTË DHE IZRAELIN
____
E kam theksuar edhe më parë në shkrimin tim për Izraelin:
E ndaj me popullin tim dhimbjen për vuajtjen e fëmijëve palestinezë.
Por, për fat të keq, populli im nuk e ndan me mua refuzimin e qartë ndaj organizatave paramilitare dhe terroriste islamiste si Hezbollahu, Al-Kaida, Hamasi dhe milicitë Huthi nga Jemeni.
Po ashtu, populli im nuk e kupton faktin se ne nuk kemi asnjë detyrim kombëtar apo shtetëror që ta ndërpresim miqësinë dhe bashkëpunimin me hebrenjtë dhe me Izraelin — për shumë arsye historike dhe aktuale.
Pa lobin hebre, ne nuk do të kishim depërtuar kurrë në politikën amerikane gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe, rrjedhimisht, nuk do ta kishim marrë kurrë mbështetjen e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s për arritjen e pavarësisë së Kosovës.
A e ka ndërprerë udhëheqja palestineze për ne miqësinë me Serbinë?
Jo.
A e ka ndërprerë Turqia për palestinezët bashkëpunimin dhe miqësinë me Izraelin?
Jo.
Prandaj jeni të paditur, mosmirënjohës dhe të pashpresë, sepse lejoni që t’ju mbillet gjithçka në mendjen tuaj budallaqe, nga mbrëmja deri në mëngjes.
Sepse vëllimi i trurit tuaj është tkurrur sa një bërthamë e mollës, nga konsumimi i tepruar i çajit rus dhe Kakakolës.
Po e përsëris edhe një herë për kokat e juaja të forta si teneqe, që janë të zbrazura nga zgjuarsia si kungujt e Halloween-it nga mishi frutor :
E kam thënë qartë dhe pa ekuivok:
Dhimbja për fëmijët palestinezë është njerëzore, humane, morale dhe e domosdoshme.
Kush nuk ndjen dhembshuri për civilët e pafajshëm, e ka humbur busullën etike.
Por dhembshuria për viktimat nuk do të thotë automatikisht aleancë me ideologjitë vrasëse, me organizatat terroriste dhe me strukturat paramilitare islamiste, të cilat po e keqpërdorin vuajtjen e fëmijëve palestinezë si karburant propagandistik për projekte mesjetare pushteti.
Këtu fillon ndarja mes emocionit njerëzor dhe arsyes shtetërore — një ndarje që, për fat të keq, shumë shqiptarë refuzojnë ta bëjnë.
Do të përpiqem ta arsyetoj mendimin dhe qëndrimin tim nga shumë aspekte.
1. ASPEKTI HISTORIK – MIRËNJOHJA NUK ËSHTË DOBËSI, POR DINJITET
Populli hebre ka qenë një nga aleatët më të heshtur, por edhe më efektivë të çështjes shqiptare në shekullin XX.
Pa lobin hebre në SHBA:
1. Çështja e Kosovës nuk do të kishte arritur kurrë seriozisht në Uashington;
2. Ndërhyrja e NATO-s do të kishte qenë e pamundur;
3. Serbia do të vazhdonte ta paraqiste gjenocidin si “çështje të brendshme”.
Prandaj hebrenjtë nuk na ndihmuan nga sentimentalizmi, por sepse e kuptuan drejtësinë e kauzës sonë.
Ata e njohin gjenocidin, sepse e kanë përjetuar vetë, në thellësinë e qenies së tyre.
Një komb që i harron këto fakte nuk është krenar — është i pavetëdijshëm.
2. ASPEKTI FILOZOFIK – SHTETI NUK UDHËHIQET NGA EMOCIONET E TURMËS
Filozofia politike nuk funksionon me logjikën:
“Ndjej dhembshuri → prish aleanca strategjike”.
Kjo është logjikë fëmijërore.
Shtetet serioze dallojnë qartë mes
popujve dhe organizatave terroriste;
mes vuajtjes civile dhe instrumentalizimit të saj dhe
mes etikës dhe naivitetit moral.
Izraeli është shtet.
Hamasi, Hezbollahu dhe Al-Kaida janë ideologji të vdekjes, jo projekte çlirimtare.
3. ASPEKTI PSIKOLOGJIK – URREJTJA SI ZËVENDËSIM I TË MENDUARIT
Shumë shqiptarë nuk e urrejnë Izraelin pse e kuptojnë konfliktin e tij me Palestinën, por sepse kërkojnë një armik simbolik për frustrimet e tyre.
Prandaj bien pre e narrativave fetare të importuara enkas për shqiptarët budallenj nga shërbimet sekrete serbe e ruse për t’ua ngatërruar solidaritetin me imitimin e verbër.
Kjo është psikologji turme, jo vetëdije kombëtare.
4. ASPEKTI POLITIK – MIQËSITË MATEN ME INTERESA, JO ME PARULLA
A e ka ndërprerë udhëheqja palestineze miqësinë me Serbinë për hir të fëmijëve shqiptarë që i ka masakruar?
Jo.
A e ka ndërprerë Turqia bashkëpunimin me Izraelin për hir të fëmijëve palestinezë që i ka masakruar ?
Jo.
Sepse ata mendojnë si shtete, jo si turma emocionale.
Vetëm ne presim nga mendja jonë budallaqe, të jemi “më të moralshëm” se të gjithë të tjerët — zakonisht në dëm të vetvetes.
5. ASPEKTI GJEOSTRATEGJIK – IZRAELI ËSHTË PORTË, JO BARRË
Izraeli është:
aleati kyç i Shteteve të Bashkuara; si
qendër e teknologjisë, sigurisë dhe inovacionit, pra si shtet me ndikim real në arkitekturën globale të sigurisë.
Shkëputja nga Izraeli do të ishte vetë-sabotim strategjik, sidomos për një shtet të vogël dhe ende të brishtë si Kosova.
6. ASPEKTI ETIK DHE MORAL – PA HIPOKRIZI
Nuk mund ta dënojmë gjenocidin serb dhe njëkohësisht:
t’i relativizojmë masakrat e Hamasit;
ta justifikojmë terrorin në emër të “rezistencës”;
të heshtim kur fëmijët izraelitë shndërrohen në objektiva.
Etika ose është universale, ose nuk ekziston fare.
7. ÇFARË MUND TË MËSOJMË NGA HEBRENJTË DHE IZRAELI?
Shumë — shumë më tepër sesa mendojnë kritikët tanë impulsivë.
Mund të mësojmë se si ndërtohet shteti edhe kur jemi të rrethuar nga armiqtë shekullorë.
Mund të mësojmë se si ruhet kujtesa historike pa e luajtur rolin e viktimës ditë e natë.
Mund të mësojmë se si investohet në dije, shkencë dhe teknologji, e jo në mite boshe.
Mund të mësojmë se si mbrohet interesi kombëtar pa kërkuar falje për ekzistencën.
Pra, hebrenjtë na mësojnë se mbijetesa nuk është turp, turp është dorëzimi.
PËRFUNDIM
Shqiptarët nuk kanë asnjë detyrim kombëtar, shtetëror, moral apo historik që ta prishin miqësinë me hebrenjtë dhe me Izraelin.
Detyrimi ynë i vetëm është të mendojmë si një komb serioz, e jo si një turmë e manipuluar.
Dhembshuria për fëmijët palestinezë është njerëzore.
Aleanca me organizatat terroriste është marrëzi.
Miqësia me Izraelin është interes shtetëror.
Prandaj dallimi mes këtyre tri gjërave është test i inteligjencës politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu