ARKIVI:
6 Mars 2026

Halim Vranovci, një jetë në shërbim të arsimit dhe dijes në Gjilan

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Gjilan – Në historinë e arsimit në Gjilan, disa emra mbeten të gdhendur jo vetëm në dokumente, por edhe në kujtesën kolektive të brezave që u formuan nëpër bankat shkollore. Halim Vranovci është një nga figurat që përfaqëson me dinjitet brezin e arsimtarëve dhe pedagogëve që i dhanë kuptim misionit edukativ, duke e konsideruar arsimin si themel të zhvillimit shoqëror dhe kombëtar.
Në panteonin e arsimit gjilanas, ku dija ka pasur gjithmonë peshë historie dhe misioni, emri i Halim Vranovcit qëndron si një shtyllë e palëkundur e përkushtimit intelektual dhe njerëzor. Ai ishte më shumë se arsimtar apo pedagog – ishte një kolos i dijes, një udhërrëfyes i brezave dhe një ndër figurat që, në kohë të vështira, e mbajtën gjallë frymën arsimore dhe identitetin kulturor të Gjilanit.Në historinë e dijes në Gjilan, ku fjala e shkruar dhe misioni i arsimit kanë qenë akt qëndrese dhe drite, Halim Vranovci ngrihet si një figurë monumentale. Ai ishte një kolos i mendimit arsimor, një gjigant i heshtur që me dije, përkushtim dhe integritet formësoi breza të tërë, duke e kthyer shkollën në tempull të dijes dhe arsimin në mision jetësor. Në kohë sfidash dhe errësire, ai mbeti pishtar i dijes dhe i ndërgjegjes qytetare, duke lënë një trashëgimi që i tejkalon kufijtë e një jete njerëzore.Me një angazhim të gjatë dhe të palodhshëm në fushën e arsimit, Vranovci kontribuoi në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve arsimore në Gjilan dhe rrethinë, veçanërisht në periudha kur arsimi shqip përballej me sfida të mëdha strukturore dhe politike. Ai njihej për qasjen e tij profesionale, përkushtimin ndaj nxënësve dhe për aftësinë për të bashkëpunuar ngushtë me komunitetin në funksion të përmirësimit të kushteve shkollore.Roli i tij nuk u kufizua vetëm në mësimdhënie. Halim Vranovci ishte i përfshirë edhe në procese organizative dhe drejtuese në arsim, duke dhënë kontribut në zhvillimin e objekteve shkollore dhe në forcimin e jetës institucionale të shkollave në rajonin e Gjilanit. Për kolegët dhe nxënësit, ai përfaqësonte shembullin e edukatorit që ndërthurte dijen profesionale me etikën njerëzore dhe përgjegjësinë qytetare.Trashëgimia e tij arsimore jeton sot përmes brezave që ai edukoi dhe vlerave që përcolli: respektin për dijen, përkushtimin ndaj punës dhe besimin se arsimi është një nga shtyllat kryesore të emancipimit shoqëror. Figura e Halim Vranovcit mbetet pjesë e pandarë e mozaikut të arsimit gjilanas dhe një referencë e rëndësishme për historinë e edukimit në këtë trevë.

Kujtime nga ndërtimi i shkollës së Muqibabës, një dëshmi e solidaritetit dhe vizionit arsimor

Me rastin e 40-vjetorit të përurimit solemn të objektit shkollor në Muqibabë, më 22 dhjetor 1983, rikthehen në kujtesë pamje dhe ngjarje që mbeten ndër më domethënëset në rrugëtimin tim profesional dhe njerëzor. Ishte një festë e madhe popullore, një ngjarje që tejkalonte përmasat e zakonshme të një inaugurimi, sepse përfaqësonte realizimin e një ëndrre kolektive në një vendbanim të largët malor.

Me shumë nostalgji i kujtoj ditët kur, bashkë me banorët vendorë, isha në ballë të aksionit për ndërtimin e shkollës në Muqibabë, një fshat me emër jo të zakonshëm, por me njerëz të jashtëzakonshëm. Në atë kohë, kjo shkollë shërbente për nxënësit e tri fshatrave: Muqibabë, Burincë dhe Lipovicë. Pas përfundimit të ciklit të ulët (klasat I–IV), vazhdimi i arsimit tetëvjeçar ishte tepër i vështirë, veçanërisht për vajzat, për të cilat shkollimi pothuajse nuk ekzistonte si mundësi reale.

Angazhimi im në Entin Pedagogjik, në cilësinë e këshilltarit për ciklin klasor, më dha mundësinë të vizitoj nga afër këtë shkollë dhe të shoh realitetin e trishtë të një objekti të amortizuar, me inventar të vjetruar, që më shumë ngjante me një pamje migjeniane të mjerimit sesa me një institucion arsimor.

Nxënësit jetonin në varfëri ekstreme. Ata udhëtonin kilometra të tërë nga lagje të shpërndara në terren të vështirë kodrinor e malor, nëpër shtigje të rrezikshme, për të arritur në shkollën e përbashkët. Në atë kohë, as që mund ta imagjinoja se vetëm një vit më vonë do të isha në pozitën për të ndihmuar që këta fëmijë të fitonin një objekt të ri shkollor, të pajisur me inventar cilësor nga prodhuesi prestigjioz “Slovenijales” i Lubjanës.

Ndërtimi i shkollës kërkonte jo vetëm mjete financiare, por edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm të komunitetit. Banorët e tri fshatrave u përgjigjën me përkushtim shembullor, duke kontribuar financiarisht dhe me punë fizike të palodhur. Takimi i parë me ta, ku morën pjesë në numër të madh, ishte dëshmi e vullnetit të tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët.

Vetëm një javë pas marrëveshjes, arritëm të sigurojmë mijëra blloqe dhe material ndërtimor për fillimin e punimeve. Megjithatë, sfidat nuk munguan. Materiali ndërtimor mbeti disa qindra metra larg lokacionit, për shkak të mungesës së rrugës. Në një takim tjetër me banorët u organizua bartja e tij, dhe të nesërmen, në një ditë të dielë, dhjetëra të rinj e të moshuar realizuan me sukses aksionin e parë kolektiv.

Ndërtimi i themeleve të shkollës me pesë dhoma mësimi dhe hapësira përcjellëse u bë realitet falë sakrificës së jashtëzakonshme të këtyre banorëve. Mjetet financiare ishin të kufizuara, por me një organizim kreativ arritëm të sigurojmë përkrahje shtesë. Mbi pllakën e betonit, organizuam një takim me udhëheqës komunalë, drejtorë ndërmarrjesh dhe përfaqësues të Bashkësisë Krahinore të Arsimit.

Solidariteti u shndërrua në vepër. Ndërmarrje të shumta shoqërore, si “Prosveta”, “Kosovatransi”, “16 Nëntori”, “Zhito-Prometi”, “Jugotermi”, “Mlladosti” dhe të tjera, dhanë përkrahje financiare dhe materiale, duke e bërë të mundur finalizimin e projektit.

Dita e përurimit të shkollës mbetet një nga momentet më emocionuese të jetës sime. Ishte një festë e madhe popullore, ku i madh e i vogël dolën për të pritur mysafirët. Respekti dhe mirënjohja që banorët shprehën për punën dyvjeçare ishin shpërblimi më i madh moral.

Në këtë rrugëtim, dua të veçoj kontributin e jashtëzakonshëm të Shaban Rexhepit nga Burinca dhe Isës nga Muqibaba, të cilët ishin bashkëpunëtorët e mi më të afërt nga fillimi deri në përfundim të ndërtimit.

Ky përurim shënoi fillimin e një bashkëpunimi shembullor mes Bashkësisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe qytetarëve në shumë vendbanime të tjera, duke ndërtuar të ashtuquajturat “shkolla të vetëkontributit”, në një kohë tejet të vështirë politike gjatë viteve ’80.

Të gjithë kontribuuesit shpirtmëdhenj dhe nxënësit që për katër dekada u ulën në bankat e kësaj shkolle, i përshëndes përzemërsisht, kudo që ndodhen sot kishte shkruar Halim Vranovci./rajonipress/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu