ARKIVI:
6 Mars 2026

Dritan Goxhaj për Zyren e Prokurorit të Specialisuar (ZPS) në Hagë dhe kurthin e saj

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Që nga e hëna që lamë pas, (9 Shkurt 2026), në Hagë po zhvillohet procesi përmbyllës i gjyqit, i cili ka marrë të pandehur epokën më të ndritur të kohëve moderne për shqiptarinë në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti.

Në këtë proces ZPS-ja ka kërkuar dënime të rënda për secilin nga të akuzuarit, por ajo që vihet re në tërë këtë proces është terminologjia që kjo prokurori përdor, jo vetëm për të rënduar akuzat e të akuzuarve, por edhe për të shkaktuar pasoja të mëpasshme politike, morale e sociale.

Prokurorët që në fillim kanë përdorur togëfjalëshin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale (NPK)”, kanë përdorur shprehjen “mbi 50 qendra të mbajtjes së të ndaluarve” edhe pse kjo shifër dhe këto qendra nuk kanë dalë askund gjatë këtij procesi të gjatë disa vjeçar, dhe në fund, po qëllimisht, përdorën edhe shprehjen “disa dëshmitarë perëndimorë e kanë keqkuptuar strukturën dhe rolin e UÇK-së”.

ZPS-ja nuk ka bërë asgjë më shumë deri më sot vetëm se ka kopjuar Prokurorinë dhe fjalorin e prokurorëve ndërkombëtarë në procesin gjyqësor të Nurembergut ndaj udhëheqësve nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.

Cili është ky fjalor?

Në Nuremberg, prokuroria përdori konceptin e “komplotit” dhe të përgjegjësisë së përbashkët, për të argumentuar se udhëheqja naziste kishte vepruar si një projekt i organizuar kriminal për:

– për nisjen e luftës agresive;

– për kryerjen e krimeve të luftës;

– për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Koncepti modern i “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” u zhvillua më vonë nga Tribunali për ish-Jugosllavinë në vitet 1990.

Në Nuremberg nuk u përdor termi NPK, por u përdor ideja e komplotit të përbashkët për të kryer krime.

Edhe në Nuremberg, ngjashëm si në këtë process, prokurorët ngulnin këmbë, ashtu si ngulin këmbë edhe prokurorët e ZPS-së, se të akuzuarit po gjykohen individualisht pamvarësisht se argumenti që u përdor atëhere, i ngjashëm me këtë sot, e hedh poshtë këtë pretendim të Prokurorisë.

ZPS argumenton se këta kanë qënë pjesë e një plani të përbashkët kriminal, në këtë mënyrë mjafton vetëm pjesëmarrja në strukturën udhëheqëse për përgjegjësi.

Gjithashtu, duke argumentuar se këta të akuzuar “ kishin një plan të përbashkët kriminal”, për të cilin sipas ZPS “shfrytëzuan strukturën në të cilin bënin pjesë”, kjo hedh totalisht baltë mbi gjithë strukturën.

Po cila ishte struktura?

Të akuzuarit janë themelues të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së si dhe anëtarë të kësaj strukture. ZPS, duke pretenduar se “kishin plan” për të krijojnë idenë se këta e krijuan këtë strukturë, pra SHP, me qëllim për të kryer krime(!).

Pra, në këtë rast logjikisht bie posht i gjithë pretendimi i ZPS se nuk po gjykohet UÇK –ja, por vetëm individëd.

Nëse Themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të një strukture ushtarake (UÇK) akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe për përdorim të vet strukturës për qëllime kriminale, kjo e cënon drejtpërdrejti strukturën, të paktën në disa nivele.

Pamvarësisht se sot në të drejtën penale ndërkombëtare strukturat si kjo nuk dënohen penalisht, kjo akuzë e tillë po tenton të krijojë idenë e shprehur edhe disa herë gjatë procesit nga prokurorët e ZPS-së, se është përdorur struktura, se gjoja kjo strukturë është përdorur si instrument i krimit.

Gjatë gjithë procesit, por edhe në mbyllje të fjalës së tyre, prokurorët e ZPS-së kanë insistuar se të akuzuarit:

– Kanë përdorur njësi të ndryshme në mënyrë sistematike;

– Kanë dhënë urdhëra zyrtarë në kuadër të structures;

– Kanë shfrytëzuar mbështjetjen llogjistike institucionale të strukturës.

Dhe këtë prokurorët e kanë bërë me vetëdije, pasi kjo prek jo vetëm reputacionin e tyre por edhe të UÇK-së në tërësi.

Në këtë rast, duke pretenduar se krimi nuk ka qenë veprim individual i shkëputur, struktura konsiderohet e komprometuar dhe pjesë e funksionimit të grupit të përbashkët kriminal.

Edhe pse prokurorët e ZPS-së janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë kurrë një vendim gjyqësor ndaj strukturës, ata kanë dashur prej fillimit që të krijojnë një përceptim public, ku narativa e strukturës (SHP dhe vetë UÇK -së) të vihet në diskutim.

Qëllimi i tyre është që të dëmtojnë legjitimitetin moral të SHP dhe të vetë UÇK -së si një strukturë me rol historik dhe çlirimtar.

Akuza e ZPS per “Ndërmarrje të përbashkët kriminale” edhe nëse nuk është bërë me qëllim të caktuar, sërish ajo ka efekt në disa aspekte, (pamvarësisht se unë mendoj që kjo është me qëllim për të krijuar këto efekte dëmtuese).

– Kjo lloj akuze i shërben thellimit të ndarjes politike të brendshme.

– Sfidon narrativën dominante të luftës si ekskluzivisht çlirimtare, duke i dhënë asaj

nuanca të luftës civile.

Edhe për faktin që regjimi i Slobodan Milošević u shpall përgjegjës për krime të rënda në Kosovë nga gjykata ndërkombëtare, kjo lloj akuze ndikon në diskursin rreth përgjegjësive të luftës.

E gjitha kjo ka si qëllim që të ndikojë seriozisht në qasjen e dialogut me Sërbinë që Kosova të hyjë në dialog me një lidership të ri, më pak ose aspak të lidhur me luftën.

Deklarata që: “zyrtarët amerikanë dhe komandanti i NATO-s e kanë keqkuptuar strukturën, rolin dhe udhëheqjen e UÇK-së”, është një argument tjetër juridik i Prokurorisë, me të cilën duan të tregojnë se egzistonte një strukturë reale komandimi, gjë që nuk është mohuar asnjëherë, pasi fakti që UÇK kishte një SHP, tregon që një strukturë komandimi ka ekzistuar, por kjo strukturë ka ekzistuar në bazë të një decentralizimi ku të gjitha Zonat Operative dhe komandat e tyre kishin autonomi operacionale dhe taktike veprimi.

Dhe kjo bëhej për efekt të kohës së vendimmarrjes, dhe reagimit sa më të shpejtë ndaj situatave të luftës që ndryshonin në mënyrë konstante në një terren të vogël si madhësi veprimi.

Prokuroria ngul këmbë dhe e ka përdorur qëllimisht këtë akuzë, sepse nëpërmjet kësaj dëshiron të krijojë idenë tek Trupi Gjykues, në pamundësi për ta provuar gjatë gjithë procesit, se kjo strukturë ishte e centralizuar dhe e koordinuar me qëllim që të forcojë argumentin për “kontroll efektiv”, dhe kështu të forcohet koncepti i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Ky argument i përdorur nga prokurorët në fjalën përmbyllëse ka edhe efekt politik, i cili kërkon që të krijojë idenë se bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi plotësisht realitetin në terren(!).

Dhe kjo bëhet me qëllim që t’i vijë në ndihmë deklaratës së Sërbisë e dalë më së pari nga goja e Millosheviçit se: “Perëndimi nuk e kuptoi çfarë ishte realisht UÇK-ja”, dhe në këtë mënyrë të krijojë debat në Kosovë për narrativën (ndryshimet) historike jo vetëm të luftës çlirimtgare por edhe të ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare, nëpërmjet NATO-s.

Pra, Prokuroria po mundohet me të gjitha format dhe mënyrat të krijpojë idenë se kontrolli i të akuzuarve ndaj gjithë strukturës së UÇK -së ishte efektiv.

Prokurorisë i duhet patjetër kjo, pasi pa kontroll efektiv nuk ka përgjegjësi komanduese.

Por problemi qëndron se që të kesh përgjegjësi komanduese, duhet të jesh komandant strukture.

Dhe këtu çalon gjith narativa e ZPS-së, pasi të akuzuarit nuk kanë qënë komandantë të strukturës por anëtarë të saj, edhe pse pas lufte për nevoja të tyre politike janë deklaruar nëpër media duke e quajtur veten si komandantë të luftës.

Po përse ZPS ka zgjedhur të lozë në këtë formë?

Sepse ajo ka bërë llogari që të dalë e fituar në çdo rast.

Duke i akuzuar si “Ndërrmarrje e përbashkët kriminale” nëse Gjykata e pranon këtë akuzë, atëherë kjo për Prokurorinë vërteton edhe kontrollin efektiv të strukturës, ku të dyja së bashku këto do të thonë, se jo vetëm që paska egzistuar një plan kriminal, por që ky plan është ekzektuar nëpërmjet këtij kontrolli efektiv dhe, si pasojë i ngarkon këta me përgjejgësi komanduese, dhe i bje që: jo vetëm kanë pasur dijeni të planit, por edhe që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin ose për ndëshkimin e atyre që e kanë kryer.

Por edhe nëse Gjykata e hedh poshtë akuzën për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që do të thotë se nuk ka pasur një plan kriminal, sërisht fakti që kanë ndodhur krimet, i ngarkon sërish me përgjegjësi pasi ekziston koncepti juridik se, edhe po qese nuk ka pasur plan të përbashkët kriminal, edhe pse nuk ka pasur kontroll efektiv të strukturës, sërish fakti që mund të kenë pasur dijeni e nuk kanë marrë masa më pas për të ndëshkuar autorët e krimit, kjo i ngarkon me përgjegjësi komanduese si anëtarë të kësaj strukture.

Por në këtë rast kjo ngarkon me përgjegjësi jo vetëm këta por gjithë strukturën.

Pra, siç shihet, prokurorët e ZPS-së kanë zgjedhur një lojë mashtruese duke e futur kështu jo vetëm Mbrojtjen por edhe Gjykatën në një kurth juridik me pasoja të rënda për të akuzuarit dhe për gjithë pjesën tjetër të UÇK -së.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. GJYKATA DHE PROKURORIA SECIL E,TE NGRITURA QELLIMISNT KUNDER UCK, KANE QELLIMIN E çUARJS NE JETE TE SHPEBRERJES SE TROJEVE SHIPTRE, DUKE QENE SE U KA NGELUR MERAK QE TRAKTATI I FSHEHTE I LONDERES I lONDERS I 26 PRILLIT 1915 NUK ESHTE ZBATUAR ENDE PLOTESISHT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu