A e keni pyet najhere veten ose ndonjë politikan, historian, studiues politikolog, sociolog a filozof:
Qysh erdh puna që një qerekshekull mas luftës, gjenocidit, masakrave e spastrimit etnik që i boni Serbia mbi shqiptarët e Kosovës, të flitet ma shumë për krimet e supozume të disa shqiptarëve ndaj disa serbëve e disa shqiptarëve sesa të flitet për gjithë ato krime të faktume që i kryjti shteti i Serbisë mbi shqiptarët, kundër të cilave krime atëbotë u ngrit në kambë krejt bota demokratike?
Çka ndodhi, kush gaboi, ku gabuam?
1. Është rregull e çdo armiku me shërbime të fuqishme informative që nëse nuk munden me ta ndalë një proces (luftë, kryengritje, protestë, paknaqësi, shpallje të Pavarësisë), atëherë të vendosin njerëz të tyne mbi ato procese, në mënyrë që t’i kontrollojnë ato, ti devijojnë, ti tjetersojnë, ti njollosin dhe e shpesh herë ti shuajnë vetvetiu. Në rastin konkret kështu ka ndodhë në Kosovën e gjatë dhe pasluftës. Luften e nisen patriotët më të mëdhej të këtij vendi, e ajo “çuditërisht” përfundoi nën udhëheqjen e njerzëve që nuk kanë asgjë me patrotizëm e shqiptari, përfundoi në duart e njerëzve të udhëhequn nga shërbimet sekrete që ishin të lidhuna me shërbimin sekret të Serbisë, sidomos shërbimi sekret francez edhe fatkeqësisht ai shqiptar. Këta njerëz pastaj rekrutuan komplet aparatin shtetnor me resurse antishqiptare.
Ende pa përfundu mirë lufta më 1999, Serbia atëbotë i ka bo përgatitjet për Kosovën e pasluftës. BIA serbe i ka udhëzu kompanitë prodhuese serbe që të bien në kontakt me biznesmenët shqiptarë, me disa të tillë ka kontaktu direkt, duke ju ofru produkte serbe, mall veresi, me qëllime të qarta: Mos me humbë tregun e Kosovës dhe përmes parave që gjenerohen nga ai mall e treg me i korruptu figurat politike, akademike, juridike, mediale, etj. Me efekt të menjëhershëm plot biznesmenë kosovar Serbia i ka bo milionerë, të cilët më vonë i kanë korruptu politikanët, akademikët, mësimdhënësit, gjykatësit, prokurorët, avokatët, gazetarët dhe këdo që ka pasë ndikim në publik.
Psh. A kishi mujtë me paramendu në vitin 1999 që një komandant i UÇK-së, një djalë trim e me ideale, një vëlla dëshmori e një i plagosun nga serbët, një luftëtar me gjithë atë elan lirie… që dikur pas disa viteve t’i shkojë e ta pres në konak një terrorist si Radojçiqi?
Unë për veti kurrë nuk kisha besu, sidomos për Ramushin. Për Hashimin e Kadriun, edhe s’jam befasu, ata edhe ashtu janë kanë larg vijave të frontit.
Deri te ky afrim në mes të paafrushmëve Ramush dhe Radojçiq ka ardhë kryekëput nga puna e biznesmenëve që i ceka ma lartë, të cilët me pare ia kanë zbutë e turbullue Ramushit patriotizmin dhe të kalumen. Tash shtrohet pyetja, kur u zbutë Ramushi, paramendoni ata që janë kanë të zbutun, si: bijtë e udbashave, jugonostalgjikët, shërbëtorët të të gjithë pushtuesëve e pushteteve?
2. Një një sferë përmes së cilës Serbia na lufton dhe e cila është shumë vështirë e dokumentueshme është sfera mediale. Biznismnët e lartpërmendun kanë investu para të mëdha duke hapë mediume (televizione, portale, radio, gazeta), kanë ble gazetarë, të ashtuquajtun analista… përmes të cilëve i sulmon sukseset e Kosovës, i sulmon patriotët e Kosovës, njerëzit e ndershëm, i promovon bijtë e udbashave, promovon antivlera në media, mbjellë urrejtje, etj..
Ky është një grup i organizum kriminal që për qëllim e ka pengimin e përparimit të Kosovës në çdo sferë , sepse vetëm një Kosovë e dobët ka shansa që të rikthehet prap nën sundimin e Serbisë.
P.sh. para sulmit terrorist në Banjskë, çdo natë të lume në televizionet tona ke pasë analista që kanë bo thirrje për me i lëshu pe Serbisë në dialog, kanë bo thirrje për tërheqje të Policisë nga Veriu, kanë bo thirrje për formim të Zajednicës. Asnjë thirrje e tillë nuk është bo rastësisht. Të gjitha me agjendë.
P.sh. Qysh është e mundshme një ministër serb me i quajt “terrorist” ata që kryen sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa një pseudoanalist shqiptar me i quajt “serbë problematik”?
Qysh është e mundshme që një ‘pogllavicë’ e mediave, një e vetquajtun juriste e mediave, të kërkojë që mediumet ta bojkotojnë prezencën e Kryeministrit Kurti në varrimin e heroit Bunjaku, dhe që aksionin antiterorist të Policisë sonë shembullore me quajt ‘eksperiment të rrezikshëm të Qeverisë”?
Qysh është e mundshme që një drejtor i deridjeshëm i një prej mediumeve më të ndjekura në Kosovë me deklaru që sulmi në Banjskë është rrebelim kundër Vuçiqit?
Madje disa shkuan aq larg sa shtrojshin paralele në mes luftëtarëve tonë për liri dhe terroristëve, duke e miratu heshturazi marrëzinë e Vuçiqit që deklarojke se ‘Radojçiqi ka mu bo Adem Jashari i serbëve’.
Para disa viteve një kësi analisti fondthithës dhe jo vetëm, deklarojke që “na nuk duhet me u sjellë keq me edhe këta pak serbë në kanë mbetun”. Një pseudoshkrimtar i Drenicës vendoske paralele në pozitës së serbëve tash në Kosovë dhe shqiptarëve në kohën e Milloshevqit. Një gazetar shumë serioz i paraluftës e krahasojke Kryeministrin Kurti me Musolinin, një tjetër me Hitlerin. Këto çmenduri po dalin nga goja dhe lapsi i shqiptarëve.
Përderisa na në kohën e Millosheviqit ne si shqiptarë s’kemi pasë gjëra dhe të drejta elementare njerëzore, jemi vra, masakru e persekutu vetëm se jemi shqiptarë… serbët në Kosovën e pavarur janë superpopull me super të drejta, me vende të rezervume, me të drejtë vetoje për gjithçka në Kosovë. Shqiptarët deri së voni ua paguanin rrymen, ujin, tatimet. Pronat ua shisnin shqiptarëve me çmime të berzes së Dubait, nganjëherë ka 2 a 3 herë dhe në fund i akuzojnë shqiptarët se po i shpërngulin me dhunë…
3. Po ti kthehemi edhe njëherë prap pasluftës; Njerëzit që u katapultuan dhe e përvetësuan luftën, me ndihmen e atyre shërbimeve të lartcekura, për sundim, pushtet, rrjedhimisht për para e kontrollë me inxhinieri socioligjike krijuan një diskurs publik që ne ishim trimat, ne luftuam, ne fituam.
Serbia na vrau, na masakroi, na dhunoi, na deportoi, kryejti mbi ne krimet më të llahtarshme, ndërsa ne në vend që ti dokumentonim ato krime të freskëta… ne i thurnim lavdata vetes, krijonim mite për trimëritë tona të hatashme, siç e do rendi jonë kombëtar thurem vargje e kompozuam këngë… sikur të ishim na të fortit e pushtuesit.
Për dallim prej ne, Serbia edhe pse kishte kryer gjithë ato krime, atë gjenocid, masakra e spastrim etnik, ajo u viktimizua, u paraqit e liga, e dëmtuara dhe dalngadalë, po sigurt nga agresorja, nga kolonizatorja, nga autorja e gjithë atyne krimeve ndaj shqiptarëve, në sytë e të ashtuquajrurëve ndërkombëtare e shndërroi veten në viktimë. Në ndërkohë ne edhe sot e kësaj dite të dhanun e habitun mas hajnive, krimit, korrupsionit ende mendojmë që bota demokratike duhet të na trajtojë si viktima të çertifikume lufte. Natyrisht në një botë pranë një lufte të tretë, ky koncept i joni i të mendumit thënë më së buti është budallaki.
Madje njerëz të afërt me të katapultumit dhe uzurpatorët e lirisë, shtetit e pasurisë së Kosovës për me i shpëtu gjykimeve për krime të tyne propozuan publikisht të falen krimet e Serbisë me zhargonin “çka kanë me u dënu njerëzit mas 20 vjete”.
Dmth për me i shpëtu njerëzit të cilët i shantazhon Serbia, hajde ti falim edhe gjithë ata vrasës, masakrues, dhunues, deportues të Serbisë. Në ndërkohë Serbia, përmes të katapultumëve të vet mbi jetën tonë na pamundësoi krijimin e një sistem drejtësie ku çdo krim i supozum trajtohet korrekt dhe me fakte, kështu që pashmangshëm u detyrum që për disa krime ende te supozuara me na njollos si shtet e si shoqni.
Me këtë NARRACION, shprehje të cilen e përdorë vet ai që propozonte falje të krimeve, po besoi që po e shihni ku gabuam dhe ku erdhëm; të njollosemi e gjykohemi ne për të cilët para 27 viteve u çu në këmbë krejt bota demokratike me na shpëtu!



