ARKIVI:
5 Mars 2026

Dom Niksoni: Kur shpifja e merr dhenë dhe dënimi pa fakte i “gjykatësit” të fb-së

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Dom Niksoni, Prizren

KUR SHPIFJA MERR DHENË, E VËRTETA DUHET TË FLASË
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate linçuese ndaj Dom Shan Zefit, bazuar në një keqpërkthim dhe nxjerrje nga konteksti të një interviste në mediat gjermane. Akuzat janë fund e krye gënjeshtra. Dom Shani ka mbrojtur identitetin tonë shekullor duke kritikuar ndikimet e huaja kulturore që shpërfaqen përmes veshjeve që nuk janë tonat.
Manipulimet e tilla tendencioze synojnë vetëm përçarjen mes nesh.
Para se të akuzoni, dëgjojeni intervistën e plotë në Deutschlandfunk dhe kuptoni kontekstin. Ky është një shtrembërim i qëllimshëm i fjalëve të tij.
Shqiptaria nuk matet me besim fetar. Historia jonë është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare. Kush e përkthen qëllimisht ndryshe, synon përçarje, jo të vërtetën.
Të flasësh pa fakte është e papërgjegjshme. Të shtrembërosh me qëllim është manipulim. Opinioni publik meriton të vërtetën, jo fragmente të nxjerra nga konteksti për klikime apo urrejtje. Kush ka dyshime, le ta dëgjojë intervistën e plotë. Pastaj të flasim me fakte, jo me paragjykime.
Shqiptaria është më e madhe se propaganda e rrjeteve sociale.
📖 **Lexoni deklaratën zyrtare:**
Deklaratë për opinionin publik
Lidhur me intervistën time në radion gjermane Deutschlandfunk dhe interpretimet e saj të pasakta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa media, ndiej për detyrë morale dhe publike të sqaroj opinionin.
Pretendimi se unë kinse kam deklaruar se: “si musliman nuk ke shpirt shqiptari” është një shtrembërim i qëllimshëm dhe manipulim i fjalëve të mia. Një formulim i tillë nuk përfaqëson mendimin tim në intersvistë, dhe as qëndrimin tim publik, të cilin e kam dëshmuar për dekada të tëra përmes veprës sime meshtarake, shkencore dhe kombëtare.
Në intervistën në fjalë kam mbrojtur identitetin dhe traditën shqiptare, duke theksuar se shqiptaria është një vlerë historike, kulturore dhe shpirtërore që duhet ruajtur nga ndikimet e huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Çdo interpretim tjetër është tendencioz dhe synon të krijojë përçarje ndërfetare dhe të dëmtojë figurën time publike.
Kjo nuk është hera e parë që përballem me manipulime dhe falsifikime publike. Edhe në të kaluarën janë krijuar materiale të rreme në emrin tim, për të cilat janë ndërmarrë veprime ligjore. Edhe në këtë rast do të ndiqen rrugët institucionale dhe ligjore për të zbardhur plotësisht të vërtetën.
Po bëhen përpjekje që intervista të publikohet e plotë dhe pa ndërhyrje, në mënyrë që opinioni publik të gjykojë mbi bazën e fakteve dhe jo të interpretimeve të pjesshme apo të manipuluara.
Gjatë gjithë jetës sime kam punuar pa ndërprerë për të mirën e popullit shqiptar, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për bashkëjetesën ndërfetare, pa dallim besimi apo përkatësie. Kjo është një e vërtetë e njohur publikisht dhe e dokumentuar në veprimtarinë time shumëvjeçare.
Prandaj kërkoj nga ata që kanë shtrembëruar fjalët e mia dhe kanë përhapur interpretime të pavërteta që të ndalojnë këtë manipulim dhe të kërkojnë falje publike për dëmin e shkaktuar opinionit dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve.
Unë do të vazhdoj, si gjithmonë, të mbroj vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare të popullit shqiptar me përkushtim dhe përgjegjësi.
Me respekt! Dom Shan Zefi
Dom Shan Zefi
Kur “Gjykatësi” i FB-së dënon pa fakte
____
Mbi fushatën linçuese të Enver Robellit ndaj Dom Shan Zefit
___
Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësi, pritet që një gazetar me përvojë si Enver Robelli të ketë durimin dhe etikën për të verifikuar të vërtetën përpara se të lëshojë “fetvatë” e tij virtuale. Fatkeqësisht, në rastin e Dom Shan Zefit, Robelli zgjodhi rolin e prokurorit, gjykatësit dhe ekzekutuesit, duke u bazuar mbi një keqpërkthim dhe një manipulim gjuhësor të një radioje të huaj.
1. “Talibanizmi” i vërtetë është linçimi publik, kjo nuk është gazetari
Të quash Dom Shan Zefin, një njeri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar dokumentimit të historisë shqiptare dhe bashkëjetesës, si “taliban antishqiptar”, nuk është kritikë, por është verbëri intelektuale. Robelli bën pikërisht atë që akuzon të tjerët: përdor gjuhë të skajshme për të goditur një autoritet shpirtëror, duke krijuar përçarje aty ku nuk ekziston. A e dini se çka është talibani? Talibanët vrasin, djegin shkolla, ndalojnë arsimin për vajza, shkatërrojnë trashëgiminë kulturore. A e keni parë Dom Shanin duke bërë ndonjë gjë të tillë? Apo thjesht po kërkoni klikime me tituj skandalozë?
2. Kur gazetari injoron audion origjinale
Robelli këmbëngul te citati i radios gjermane, duke e quajtur “korrekt”, ndërkohë që vetë audioja origjinale e vërteton se Dom Shani ka folur për “teshat dhe veshjet” (duke iu referuar tjetërsimit kulturor nga rrymat radikale) dhe jo për shpirtin e besimtarëve myslimanë. Një gazetar serioz do të duhej të analizonte burimin, jo ta merrte të gatshëm “përkthimin e lirë” të një gazetari gjerman që nuk e njeh as gjuhën e as nuancat e jetës sonë shoqërore. E megjithatë, titullin e ka lënë ashtu. Akuzën e ka përhapur. Dëmi është bërë. Kjo si gazetari profesionale? Në atë gazetari kjo do të konsiderohej „shkelje e rëndë etike“.
3. Konstatimi nuk është fyerje
Dom Shani ka përmendur një realitet: se në Kosovë ka filluar të besonet se identiteti shqiptar mbetet i paprekur vetëm përmes rrënjëve katolike. Ky është një “konstatim sociologjik” i një rryme mendimi që po rritet si reaksion ndaj radikalizmit, e jo një thirrje për përjashtim. Robelli e transformon këtë vëzhgim në një dogmë përjashtuese, vetëm për të pasur një “kokë turku” për t’u goditur.
  • 4. Demokracia e mbyllur me “lock”
Është ironike që z. Robelli shkruan për lirinë, demokracinë dhe etikën, ndërkohë që “kufizon komentet” në postimin e tij. Kjo është shenja më e qartë e dikujt që nuk kërkon debat, por kërkon monolog; dikujt që hedh helmin dhe nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën e atyre që e njohin veprimtarinë e Dom Shanit.
5. Një lëndim i qëllimshëm i personalitetit
Krahasimi i Dom Shan Zefit me Shefqet Krasniqin është një lëndim i rëndë dhe i qëllimshëm që i bëhet personalitetit të klerikut. Dom Shani nuk ka kërkuar kurrë t’i mbyllë portat e parrizit askujt, por ka kërkuar të mbrojë portat e identitetit shqiptar nga tjetërsimi oriental.
Zoti Robelli, përpara se t’i jepni këshilla Dom Shanit për adresa sqarimi, ndoshta duhet të sqaroni veten: Pse kaq shumë nxitim për të goditur një klerik shqiptar? Pse kaq shumë zhurmë mbi një citat që vetë e pranuat se ishte “interpretim i lirë”?
Dom Shan Zefi nuk ka nevojë për “mirënjohjen” tuaj që po e “ndihmoni” të përmirësohet. Vepra e tij kombëtare flet më shumë se çdo postim i juaji në FB. Ju mbeteni te “të qeshurat” dhe mbyllja e komenteve, ndërsa historia mbetet te e vërteta.
JU duhet të kërkoni falje: Për titullin poshtërues; Për manipulimin e citateve; Për nxitjen e urrejtjes ndërfetare; Për dëmtimin e figurës së një njeriu që ka shërbyer kombin për dekada.
Dom Shan Zefi ka jetën si dëshmi. Ju keni vetëm postime.
Me respekt për të vërtetën

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Qellimi injorues

    Enver Robelli duket se ke hyre ne thrsin e djallit qe bare vetem te paverteteta duke u ndihmuar dhe inspiruar nga ata qe deshirojne te ngjallin armiqesi te zeze ashtu si u konvenon atyre qe sjwipetaret i drshirojne te jene ne ngerqin e besimeve.
    Po pse me bere gabime te ketillla qe ngjyrosin te verteten.
    Kjo ngjyrosje qe ti e lansove ishte e falsifikuar me interes e me qellim, u mbulua shpejt dhe ra ne uje matrapazllaku me strukturat e djajve te vegjel e te medhej, sikurse edhe ideja qe ti si gazetar te kesh hisen e djallit manipulues te teksteve, shkrimeve, intervistave dhe lajmeve qe i huazon dhe i çthuar mu si doara atyre we kpmin shqipetar e mallkojne.
    Si gazetar nuk duhet te rash ne kete vorbull puro otomançe sepse Kosova nuk eshte as e Dergut e as e Mehmet Pashes, por thene troq e atyre qe flasin shim luten ship dhe mendojne erezonojne ne kete gjuhe te Perenise.
    Kodi i gazetarise ka mbrojtjen e vet per qytetaret, sikurse qe kane gazetaret mbrojtjen ligjore.
    Duhesh ti kerkosh falje me dinitet teshpejt duke ditur se çer shtrembrim te tekstit mund ti nrnshtrohesh nje padije qe nuk eshte stimulurse per ty si gazetar.
    Kemi
    Nese ti qendron ne balle te ketij falsifikimi te mbash pergjegjesi sepse per gabime te ketilla jane pergjegje edhe kryetedaktor e gazetare te trofeshem.
    Nese kjo nuk qendron nga mendja e qellimet dhe dora e jote, thjesht duhet te zregosh se kush qendron prapa,
    Tash eshte siguru edhe biseda qe faktikisht shihet si eshte komponu fjalia qe tash prushi e flaka bien mbi punen tende gazetareske.

  2. Nuk mendoj qe Enver Robelli gabimin e beri qellimshem apo me tendencë. Duket qe eshte nxituar pak dhe ai nxitim i kushtoi.
    Njeriu nganjeherë gabon pa qellim prandaj nuk duhet te lincohet. Krejt cka duhet bere ai eshte nje kerkimfalje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu