ARKIVI:
5 Mars 2026

Kushtetuta e frikës dhe shteti që iu ndalua shërimi !

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

KUSHTETUTA E FRIKËS DHE SHTETI TË CILIT IU NDALUA TË SHËROHET
Kosova nuk është e vështirë për t’u qeverisur sepse i mungon arsyeja, por sepse lindja e saj si shtet u kushtëzua me Planin invalid të Ahtisarit.
Ajo nuk vuan nga mungesa e mendjes, por nga një mendje e vendosur në pranga, e detyruar të ecë drejt me shtylla që nuk i ka zgjedhur vetë.
I thanë se ishte e lirë. Ia dhanë një Kushtetutë si certifikatë shëndeti, ndërsa në brendësi e infektuan me një sëmundje të pashërueshme.
Dhe ajo, e re, e lodhur nga gjaku dhe nga varret, e pranoi kushtin – sepse njeriu i rraskapitur pranon çdo paqe, edhe atë që e fyen.
Kjo Kushtetutë nuk erdhi si fryt i drejtësisë, por si fryt i marrëveshje mes frikës dhe interesit.
Ajo u shkrua nga duar të huaja, me mendje që nuk jetonin këtu dhe me ndërgjegje që nuk mbanin përgjegjësi për pasojat.
Serbia e pa në këtë Kushtetutë invalide një vazhdim të pushtetit të humbur, Rusia një precedent cinik, Franca një kompromis elegant, ndërsa të tjerët – një rast për ta mbyllur dosjen pa i larë duart nga gjaku .
Por më e rënda nuk ishte dora e huaj.
Ishte dora shqipfolëse që e mbajti lapsin për të nënshkruar marrëveshje fatale.
Ishte dora e atyre që flisnin gjuhën e viktimës, por mendonin me logjikën e xhelatit.
Ata që e shisnin shtetin copë-copë në emër të stabilitetit, duke e quajtur nënshtrimin “pjekuri”.
Dhe kështu lindi paradoksi më i errët: pakica që nuk e pranon shtetin fitoi më shumë pushtet mbi të, sesa shumica që e ndërtoi me gjak.
Jo sepse ajo pakicë ishte e rrezikuar, por sepse ishte e dobishme për armiqtë tradicional të shqiptarëve në Evropë dhe më gjerë.
E dobishme për shantazh, për bllokim, për kujtesë se Kosova duhet të sillet mirë, të heshtë dhe të dëshmojë vazhdimisht se meriton të ekzistojë.
Historia, kjo gjykatë e pamëshirshme, qesh me një ironi të ftohtë.
I njëjti komunitet që dikur e brohoriste ardhjen e një tirani në pushtet, që e përqafoi dhunën, spastrimin etnik dhe poshtërimin, sot i mban në dorë çelësat e shtetit të viktimës.
Dhe viktima?
Ajo duhet të jetë e duruar. E urtë. Demokratike. Të mos flasë shumë për të kaluarën, sepse e kaluara “prish stabilitetin”.
Sikur dikujt t’i kërkohej të falë para se të dëgjohej e vërteta. Sikur plagës t’i kërkohej të buzëqeshë që të mos shqetësojë mjekun.
Ky shtet ecën duke u mbajtur për shkopi, si një i sëmurë të cilit nuk i lejohet të shërohet. Çdo përpjekje e tij për të qëndruar drejt quhet rrezik për paqen rajonale.
Çdo kërkesë e tij për drejtësi – quhet radikalizëm. Çdo përpjekje e tij për sovranitet – quhet provokim.
Ky shtet është si një makinë e sabotuar nga fabrika që e ka prodhuar:
Kur nuk ecën, fajësohet shoferi; kur ndalet, i kërkohet durim; kur kërkon riparim, i thuhet se prish ekuilibrin e trafikut.
Dhe në këtë errësirë lind mendimi më i rrezikshëm, ai që Dostojevski do ta njihte menjëherë:
se pa drejtësi, paqja është vetëm një pushim mes dy padrejtësive.
se shteti që gënjen veten për të mbijetuar, në fund mbijeton pa shpirt.
se sovraniteti nuk fillon me njohje ndërkombëtare, por me momentin kur një popull ndalon së kërkuari falje për ekzistencën e vet.
Derisa kjo e vërtetë të thuhet pa frikë – se Kushtetuta nuk është e shenjtë, se kompromisi nuk është gjithmonë moral, se stabiliteti i ndërtuar mbi mohimin e viktimës është një krim i heshtur – Kosova do të mbetet një rast “problematik” në raportet e të tjerëve.
Por në thelb, ajo nuk është problem.
Ajo është ndërgjegje e plagosur.
Dhe asgjë nuk i tremb më shumë perandoritë sesa një ndërgjegje që zgjohet.
Unë, Lirim Gashi, kam qenë gjithmonë i bindur se për efektet anësore mund të flitet vetëm pasi të jetë identifikuar shkaku i sëmundjes dhe të jetë vendosur një diagnozë të saktë.
Sepse pa një diagnozë të saktë, çdo terapi është ose iluzion, ose mashtrim – ose zakonisht të dyja bashkë.
Por këtë nuk e bën askush.
Askush, përveç meje.
Të tjerët janë tepër dembelë për të menduar me kokën e tyre.
Ata e mbajnë trurin jo për ta përdorur, por thjesht për t’ua bërë kokën më të rëndë.
Mendja e tyre nuk shërben për analizë, por si ballast i budallallëkut.
Ata flasin për simptoma pa e njohur sëmundjen, për pasoja pa guxuar ta prekin shkakun, për terapi pa pasur kurrë kurajën për ta bërë një diagnozë të saktë
Dhe pastaj habiten pse gjithçka dështon.
Dështon gjithçka sepse e vërteta është kjo:
Pa diagnozë, nuk ka shërim.
Pa shkak, nuk ka kuptim.
Pa mundim të kokës, nuk ka përgjegjësi.
Dhe atje ku mungon përgjegjësia, mbretëron zhurma e njerëzve që mendojnë se të flasësh shumë është e njëjtë si të mendosh thellë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu