Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramadan (Ramazani), është çështje besimi për besimtarët, por jo muaj i shenjtë për shtetin apo për kombin

Shkrime relevante

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Kur krerët e UÇK-së janë në burg, partitë politike nuk duhet të bëjnë luftë politike mes vete!

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Në kohën kur krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Valdet Deva rrëfen për bisedën e tij me Felicita Jakoel nga Izraeli, të bijën e Josef Jakoel dhe mbesa e Rafael Jakoel dhe e...

Valdet Deva, Mitrovicë  82 VITE MË VONË, HISTORIA PËRSËRITET! Para ca ditësh, kisha...

Ndjesia ime kur flas me serbin Nikolla Sandulloviç

Lirim Gashi, Prishtinë ____ KUR FRIKA E KËRCËNON NDËRGJEGJEN, POR PËRBALLET ME NJË...

Besimtari

Agim Vuniqi, Vashington ____ Në fillim ishte frika; pastaj erdhi pyetja, një kafshë që...

Shpërndaj

Kosova nuk është shtet musliman – është republikë e qytetarëve.
Reagim i domosdoshëm ndaj zërave fanatikë që sulmuan presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për një gjest krejt normal: pirjen e ujit gjatë një konference.
Ajo pyetje – “A e dini se përfaqësoni një shtet mysliman?” – nuk është vetëm një provokim banal. Është shfaqje e qartë e mentalitetit radikal që kërkon ta shtyjë Kosovën drejt një identiteti fetar dhe jo qytetar.
Por ata nuk kuptojnë një gjë themelore: presidentja e Kosovës ka detyrë kushtetuese të mbrojë Kushtetutën dhe, në këtë rast, edhe karakterin laik të shtetit. Ky detyrim ekziston pikërisht për të mbrojtur qytetarët dhe shtetin nga imponimi i dogmave fetare mbi jetën publike.
Prandaj presidentja nuk ofendoi askënd. Përkundrazi, ajo nderoi veten, institucionin që përfaqëson dhe kombin. Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramadan, është çështje besimi për besimtarët, por nuk mund të shndërrohet në muaj të shenjtë për shtetin apo për kombin.
Populli shqiptar e ka përcaktuar prej kohësh një parim të qartë: shoqëria duhet të jetë e lirë dhe demokratike, ku qeveriset nga udhëheqës të zgjedhur nga populli.
Në një republikë demokratike, udhëheqësit i zgjedh qytetari, jo besimtari.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu