Nga Ismet M. Hasani, Suedi
____
Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë ASH)
I ftuar: dr. Izet Miftari (në tekstin e mëtejmë IM)
ASH: Tema e sontme do të jetë: Procesi i islamizimit të shqiptarëve.
Në çfarë rrethana historike u krye ai proces?
Cilat ishin pasojat apo rezultatet e atij procesi?
Pse vetëm shqiptarët dhe boshnjakët e pranuan këtë proces?
A është më i mirë apo më i keq islamizimi i shqiptarëve?
*
ASH: Dr. Izet, mirë se keni ardhë në këtë emision, ku tema është mjaft komplekse!
IM: Ju falëminderit për ftesën. Kënaqësia është e imja që jam i ftuar si mysafir i Juaji, të diskutojmë për një temë, që tashmë ka shumë dekada që për këtë temë janë hapë shumë mendime, shumë diskutime, shumë debate, shumë teori, shumë teza, se si është përhapë ky besim fetar të shqiptarët.
Prof. Asdren Shala, udhëheqës i emisionit
ASH: E vërteta është kështu, që në historiografinë moderne t’i themi, pas viteve 90-ta, kur janë shterrë më ato blloqe komuniste – kur historia është interpretuar dhe është shkruar bardh e zi sipas interesave të asaj ideologjie, ka një proces më i pranuem – çështja e besimit islam te shqiptarët, e cila është pranuar në bazë të një dhune që ka përdor administrata e Perandorisë Osmane në atë periudhë. Në fillim të viteve 90-ta e këndej kemi një situatë krejt tjetër: kur kalohet nga ai ekstrem në një ekstrem krejt tjetër, që thuhet se shqiptarët e kanë marrë krejt me deshirë këtë besim, se është më i mirë. Sa ka qendrim, për mendimin tënd, dhe cila është më e mirë? Çfarë është mendimi i juaj për një debat jo të lehtë dhe për këto tema kaq komplekse?
Dr. Izet Miftari
IM: Nuk ka dyshim se procsi i islamzimit të shqiptarëve fillon me ardhjën e osmanëve. Edhe këtu, siç u diskutua, pas viteve 90-ta, janë shfaq rryma të ndryshme që janë marrë me rastin e Peransorisë Oamane. Historia vazhdon, asht proes zingjiror, nuk mund të shkëputet. Në ato rrethana, kanë ndikuar shumë faktorë, siç asht psikologjik, po është një pikë pyetje shumë e madhe; pse vetëm shqiptarët dhe boshnjakët u islamizuan? Sepse Perandoria Osmane është shtri në gjithë Ballkanin. Por pse vetëm boshnjakët dhe shqiptarët u përfshinë në këtë proces. Boshnjakët në atë kohë i perkisnin orijentimit ”Bogumil”. ”Bogumil” është sekt heretik, që kanë kundërtuar linjën fetare tek katolicizmi. Këta e kanë quajt vetën ”Bogumil” – të dashnit e Zotit.
Të shqiptarët është një histori ndryshe, p.sh. që kanë qenë taksat e pagesës e cila ka shkuar duke u rritur. Psh ”xhizja” që ka qënë për meshkujt e më të vjetër ”musliman” që kanë pranuar besimin islam, kanë qenë obligime tjera: obligimi i ”zekatit”, obligimi me shkuar ushtar e obligime tjera. Disa konsiderojnë se edhe këta që kanë kaluar në besimin islam, kanë marrë obligime të reja, sepse pranimi i besimit islam, në fillim, ka filluar në qytete të mëdha, në familje të mëdha, të pasura. Në fillim ka pasë rezistencë.
Beteja e Kosovë, ka qenë luftë e karakterit fetar – midis muslimanëve të krishterëve – që kanë dalë fitues osmanlitë dhe është interesant se si në një betejë të vritën të dy komandantët, edhe Sulltan Murati edhe Car Llazari?!
Kjo është diskutabile, ka pasë një konspiracion të brendëshëm në mes të Sullatn Pajazitit dhe Vuk Brankoviqit, të cilët, pas vrasjes se Sulltan Muratit dhe Car Llazarit dualen në skenë?!
ASH: Të kthehemi të koha kur muslimanet bëhen dominant, në krahasim me të krishterët, kur e thëm të krishterë, nënkupton artodoksë dhe katolikë, është fundi i shek. XVI dhe fillimi i shek. XVII-të. Pse? Njëra nga tezat që mua më ka bindë është kjo: Fitorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për Perandorine Osmane ka qenë pëngesë për të shtri sistemin administrativ në këto treva, sepse e ka sistemin katolik si urë lidhëse me Perëndimin; përmes këtij afiniteti shpirtëror, që është përmes katolicizmit, ata kanë nxitë shpeshëherë edhe beteja. Për me dashtë me ndërpre këtë lidhje me Perëndimin, është dashtë me i kthye në muslimanë, unë besoj, është përdor dhuna edhe tehu i shpatës!
IM: Qëllimi i Sulltan Pajazitit II-të ka qënë me marrë edhe Konstadinopojën dhe Romën dhe kishat i ka shndërrua në xhamia. Dhe me bërë një Perandori Romake në kontekstin e besimit muslimanë. Unë besoj se është përdor edhe dhuna edhe shpata. Por ka pas’ një pjesë që e ka pranuar Islamin edhe me deshirë; ka një pjesë që kanë dashtë të bëjnë edhe karierë politike. Atëheerë nuk ke mund ta marrësh poste politike, psh ”Vezir” pa qenë i përkatësisë muslimane. Po ashtu ortodoksia nuk e ka njohtë komunitetin shqiptarë. Emri shqiptar përmendet vetëm në shekullin e XVII-të. Emëri alban, arbër, arbnor, permendet deri në shekullin XVII, kështu që është përdor vetëm për katolikë dhe ortodoks, kështu që kur dominon feja muslimane është përmend emri shqiptar – shek. XVII-të, me qëllim që, edhe pse ”kemi pranuar fenë muslimasne, na jemi të një gjaku jemi vëllezër të një gjaku!”
ASH: Unë mendoj se shqiptarët me dëshirë kanë pranuar fenë muslimane, për shkak me ju shmangë disa barrierave, disa taksave administrative, te sanksionume edhe me Kanune otomane! Pra, islamin e kemi pranuar, por me e perdor si sistem mbrojtës kundër sistemit sllav nuk e kemi pranuar. Këtu del se na paskemi pasë një vetëdije kombëtare,
IM: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu me Lekë Dukagjinin kanë qenë kundërshtarë deri në vitin 1462. Tre djemt e Lekë Dukagjinit kanë pasë emra muslimanë Ahmeti, Mehmeti dhe Mahmuti, rrjedhimisht kanë pranuar Islamin, dhe thuhet se nuk janë pajtuar me babën e tyre, bile thuhet se kanë qenë edhe kundërshtarë me babën e vet! Edhe kanë marrë poste shumë të larta në Perandorinë Osmane. Është interesant që kanë ruajt mbiemrin. Ahmet Pashë Dukagjini ka qenë kryeministër i disa vendeve osmane. Mehmet Pashë Dukagjini ka qenë pushtues i Smederevës në vitin 1459. Ndërkaq Mahmut Pashë Dukagjini ka qenë themelues i Dinastisë se ”Begollajve” që gjëndën në Pejë. Ortodoksia ëhtë identifikuar me shtetet joarbane, joarbërore, por ja me ate sllave a greke. Pranimi i fesë islame nuk është bërë vetëm me dëshirë, por për pushtet, për poste madhore, kriza nëpër të cilën kishte kaluar katolicizmi, reformat, përshkak të gjendjes se rëndë të kishave në trevat shqiptare, përshkak, përshkak të Bektashizmit që ka influencuar, ka pasë shumëfaktorë që kanë ndikuar, prandaj nuk është vetëm dhuna që ka dominuar në pranimin e islamit.
ASH: Shqiptarët e muarrën islamin, përshkak te asaj qe ështe feja më e mirë, se jeta është me e mirë?! Por ata – shumica kanë qenë analfabet, e jeta më e mirë nuk është kur nuk dijsh me lexue, e na s’kemi dijtë me lexue. S’ka pasë vetëdije?!
Katedralja ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
IM: Nuk është vetëm që s’kanë pasë vetëdije! Të kthehemi në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut të gjithë princat u bënë bashkë; nuk është qe s’ka pasë vetëdije kombëtare. Të shqiptarët qëndron një traditë – bashkëjetesa fetare për të cilën janë fascionue edhe ”udhëtarët” dijetarë që kanë kaluar këndej, si Lordi Bajron në vitin 1809, ka thënë: ”Kur i pyeta shqiptarët: shka jeni? Njëherë më thanë jemi shqiptarë, e mandej më thanë: ”muslimanë”. Me studimet më të reja që bëhën tash, del se në Kosovë nuk ka më turq, ta zemë me ADN, ka vetëm numër shumë e vogël, vetëm dy familje janë. Tjetër, t’i marrin studijuesit sërbë, shumica prej tyre janë me prejardhje shqiptare-muslimane, pra janë të shqiptarizuar. Pra, janë muslimanizuar e pastaj të shqiptarizuar. Kemi raste kur ortodoksët janë shndërruar në shqiptarë. Kam gjetë dokumente në arkivin e Tiranës se në Vushtrri ekziston një familje Dançetoviq, e familja Fertuniq, po ashtu në Vushtrri e ka prejardhjen prej familjës Dançetoviq dhe se kanë prejardhje shqiptare dhe më vonë këta janë sllavizuar, dhe më ka interesua për këtë familje dhe kam zbuluar që një anëtar i familjes tyre, më1945-tën ka qenë shef i Kadedrës se gjuhës shqipe në Beograd. Shtrohet pyetja: Pse s’ka shqiptarë ortodoks në Kosovë – ka pak, por ka vetëm shqiptarë muslimanë dhe shqiptarë katolik, ndoshta ka vetëm shumë pak? S’ka diskutim se zona katolike shqiptare i është nënshtrua një represioni të paparë – të vazhdueshëm dhune nga Perandoria Osmane. Né kemi një vëllim të shkruar në gjuhën latinishte ILIRIUM SAKRUM, që për pafat nuk kemi përkthyes të latinishtës t’i përkthente ato: aty flitet për ”Piramida me koka njerëzish” Unë kam bisedua me shumë familje shqiptare muslimane për brzat e mëparshëm të familjeve dhe shumica, zakonisht nëpër fshatra dijnë t’i përmendin deri në 5 breza që janë ”muslimanë” e për më herët nuk dijnë!? Nëpër fshatra, proesi i islamizimit ka kaluar më vonë sesa nëpër qytete. Nuk duhet ta shkruajmë se nën Perandorinë Osmane çdo gjë ka qenë e zezë, sepse për islamizimin kanë ndikuar shumë faktorë: psikologjik, identitar, kulturor, social, ekonomik…Por nuk do të thotë që vetëdije kombëtare nuk kanë pasë. Kanë pasë!
ASH: Na i kemi mësuar dhe i mësojmë Pjetër Bogadnin, Pjetër Budin etj. se gjëja kanë qenë prijësit e Rilindjës Kombëtare, por ata me Rilindjen Kombëtare lidhje s’kan pas, sepse efekti dhe bindja e tyre ka qenë krejt fetare.
IM: Edhe për né studijuesve, edhe për kalimtarët që kanë kaluar nëpër këto vise, që të gjithëve na ka interesua: mungesa e një KISHE KOMBËTARE në trojet shqiptare. Kombi shqiptar nuk mud të kërkohet përmes fésë; mund të kërkohet përmes historisë, kulturës, traditës. Mosnjohja e islamit i ka shtyr shqiptarët në përqafim të islamit. Tash né nuk mundemi me i dhënë pikë, me i besuar taborrit që islami është paranuar me forcë e as taborrit që islami është pranuar me dëshirë?! Né duhet të jemi realë. Edhe atëherë ka pasë vetëdije si të katolikët si të muslimanët. Të marrin si shëmbull: në Malësinë e mbi Shkodrës, katolikët kanë dashtë ta ndërtojnë një kishë, por s’kan mundur, aspo s’kan dijtur, por kryesorja është që ua kanë dhënë ta ndërtojnë shqiptarët muslimanë. Po dua të thëm se né prej paganëve kemi kaluar në të krishterë, prej të krishterëve kemi kalua në muslimanë. Krishtërimi bëhet fé zyrtare. Pa marrë parasysh dhunën, rritjen e taksave muslimanet kanë shiquar interesin social, ngritjen në pozita: ka pas 30-të ministra e kryeministra muslimanë. Ata kanë qenë shqiptarë muslimanë, por kan punuar për interesa të Perandorisë Osmane. Unë mendoj se këto që po ndodhin në shek. 21-një, nuk janë të mira apak, për asnjërën palë. Duhet të qendroj toleranca fetare, bashkëjetesa, harmonia duhet të qendrojnë gjithëherë.
Perandoria Osmane kurrë s’do t’ia harrojë, apo për një kohë të gjatë, s’mund t’ia harrojë rezistencën e gjatë të Skënderbeut, i cili ia ndaloi Sulltan Mehmetit II-të që të depërtoi e të shkoi në Romë dhe në Vjenë, Dhe këte osmanët s’do t’ia falin kurrë. Mos të harrojmë se ”Elita” së pari ka kaluar në Islam. Elita e Skënderbeut është krijuar para se të vijë Perandoria Osmane; pastaj Dukagjinasit që kanë qenë familje shumë e pasur. Pastaj 3 (tre) djemtë e Lekë Dukagjinit, familja Muzakaj. Prandaj, kur masa ka kuptuar se ”elita” ka kaluar në fénë islame, pse edhe né mos të kalojmë?! Sepse kjo ka ndikuar të masa e gjërë e popullatës shqiptare që ta pranojnë islamin. Është e vërtetë se Perandoria Osmane ka qenë in-tolerante ndaj besimeve tjera. Shqiptarët (ktolikë) që kanë pranuar Islamin, këtë e kanë bërë edhe përshkak të ikjes se taksave të larta, pastaj: një copë mish ka qenë me e lirë për muslimanin, sesa për katolikun etj. Represione të ndryshme ka pasë nga Perandoria Osmane. Problematika e sotme, me atë të shek. 15-të, 16-të dallon, sepse quajtja e Perandorisë Osmane me Perandori Turke, është gabim, sepse kombi Turk është formua në kohën e Kemal Ataturkut, kombi serb është krijuar në kohën e Vuk Karaxhiqit.
ASH: Procesi i krijimit të Islamit, a është më mirë, a më keq?
IM: Njeriun duhet pranuar ashtu siç është. Ai që thotë se ”feja ime është më e mirë se feja jote” kjo është gabim. Shtrohet pyetja: A na ka bërë mirë, a keq islami? Islami na ka lënë mbrapa në procesin e integrimeve kulturore etj, sepse né i takojmë qytetërimit Perëndimor, qytetërimeve evropiane, kështu që islami na ka lënë mbrapa në proccsin e integrimeve evropiane. Procesi i Islamit ka stagnue në zhvillimin ekonomik, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe; sepse themelimi i shtetit shqiptar është një përpjekje intrasigjente – sepse kjo përpjekje e Austro-Hungarisë q’e ka qenë një shtet me orijetim katolik, e që është krijuar një shtet shqiptar, me dominim fetar Islam. Mendoj se, pa marrë parasysh se është pranuar një besim islam, né kemi ruajt vetëdijën kombëtare. Kemi pranuar një princ të krishterë, dhmth ai (princi) ka ardhë dhe është krijuar një qeveri me të krishtërë – katolikë, musliman, ortodoks. Ashtu ka vepruar edhe Ismail Qemali: nuk ka qenë e lehtë me e ngritë një Flamur në Vlorë (28 nëntor 1912-tën), që aty kanë qenë 90% të besimit Islam, dhe kanë pasë prirje fetare Islame, por Ismail Qemali e ka ngritë një Flamur që s’ka pas fare të bëjë me reliktet e besimit Islam. Por, Islami i ka anët pozitive, por ka më shumë anët negative sepse na ka shkëputë nga orijentimi Perëndimor – Evropian, të cilit né si shqiptarë i takojmë.
***
*Shënim: Këtë shkrim po e përfundoj me këtë thënie të Faik Konicës:
”Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.”


