Këshilla e Mulla Milazimit për zgjedhësit në Shqipëri e Kosovë !

Shkrime relevante

Idealist e guximtar, poezi e Arif Ejupit

Idealist e guximtar Poezi Nata e ushqeu me gjak rinor, dita e rriti si...

Dorëheqja morale e Gazmend Hoxhës – shembull i dinjitetit dhe përgjegjësisë publike

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Kur krerët e UÇK-së janë në burg, partitë politike nuk duhet të bëjnë luftë politike mes vete!

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Në kohën kur krerët e Ushtrisë Çlirimtare...

Valdet Deva rrëfen për bisedën e tij me Felicita Jakoel nga Izraeli, të bijën e Josef Jakoel dhe mbesa e Rafael Jakoel dhe e...

Valdet Deva, Mitrovicë  82 VITE MË VONË, HISTORIA PËRSËRITET! Para ca ditësh, kisha...

Shpërndaj

Mulla Milazimi paska marrë përsipër një detyrë të re: edukimin elektoral të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij, problemi i madh i zgjedhjeve nuk janë hajnitë, korrupsioni, varfëria apo shteti i kapur, por fakti që votuesit po zgjedhin njerëz që – sipas standardit të mullës – qenkan “antifetarë” dhe “islamofobë”.
Pra mesazhi është i qartë:
nëse nuk votoni sipas dëshirës së mullës, atëherë jeni armik i fesë.
Kjo është një lloj demokracie e re: vota jo sipas programit, por sipas minberit; jo sipas mendjes së qytetarit, por sipas nervozës së predikuesit.
Ironia është se ata që çdo të premte flasin për përulësi, modestí dhe moral, në praktikë duan të bëhen dirigjentë të votës së besimtarëve. Nga predikues të shpirtit, shndërrohen në komisarë ideologjikë të politikës.
Po të vazhdohet kështu, nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi edhe sloganin e ri elektoral:
“Voto sipas fetvasë – përndryshe je islamofob!”
Fatmirësisht shqiptarët, edhe kur janë besimtarë, nuk e kanë zakon të marrin fletëvotimin në xhami dhe ta dorëzojnë në zyrën e mullës për verifikim.
Prandaj dilema nuk është ajo që shtron Mulla Milazimi: “Deri kur kështu?”
Dilema është tjetër: deri kur disa predikues do të përpiqen ta përdorin fenë si megafon politik dhe besimtarët si rezervuar votash?
Sepse feja është çështje ndërgjegjeje.
Vota është çështje qytetarie.
Dhe këto dy gjëra nuk i bashkon asnjë minber.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu