ARKIVI:
1 Maj 2026

Luan Dibrani për portretet njerëzore – profesionale që nderojnë një jetë të tërë: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit

Shkrime relevante

388 milionë të krishterë përndiqen, dhe elefanti në dhomë quhet islami

John Martin Johansen / Document.no Çdo ditë 13 të krishterë vriten për...

Boko Haram dëshiron para – përndryshe kërcënon të ekzekutojë 400 gra dhe fëmijë të rrëmbyer në Nigeri

Foto nga X Arnt Jensvoll / Document.no  Grupi terrorist mysliman Boko Haram (Jama’atu...

Bllokada institucionale dhe rrethi vicioz politik në Kosovë: implikime strukturore dhe rrugëdalje të mundshme

Prof. Dr. Sabri Tahiri ___ Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me mungesë të...

“Ushtrija e minjve” të Haxhi Qamilit, sulmojnë vlerat kombëtare

Afrim Caka, Gjakovë Këta horra, mashtrues, pakarakter e nga pafytyrësia e tyre...

Shpërndaj

Luan – Asllan Dibrani, Gjermani 

  • Një gjest simbolik për Gjergj – Bajram Kabashin, publiçistin që për pothuaj gjysmë shekulli mbrojti me penë kulturën dhe identitetin shqiptar.

Kur një portret flet më shumë se një ceremoni

Në jetën kulturore të një kombi ndodh shpesh që nderimet më të sinqerta të mos vijnë nga ceremonitë zyrtare, por nga gjestet e thjeshta që lindin nga respekti njerëzor dhe intelektual. Një portret artistik, i realizuar me ndjenjë dhe mirënjohje, mund të thotë më shumë se shumë fjalë.

Kjo ishte edhe arsyeja që më shtyu t’i dhuroja mikut tim, publiçistit dhe gazetarit të njohur Bajram Kabashi – Gjergji, disa portrete artistike kushtuar figurës së tij. Ky nuk ishte një gjest formal, por një shenjë respekti për një njeri që për pothuaj gjysmë shekulli ka jetuar me penën në dorë dhe me përgjegjësinë intelektuale ndaj së vërtetës dhe kombit. Jo që ka qenë i mashtruar prej dikujt, siç kanë përhapur fjalë “udb- ashët tonë”, por se e ka dashur , ndier e jetuar me profesionin , duke qenë pjesë e pashkëputshme dhe e gjithnjishme e tij.

Portretet në këtë rast nuk janë thjesht një realizim estetik. Ato janë një simbol mirënjohjeje për një rrugëtim të gjatë të përkushtuar ndaj kulturës shqiptare dhe ndërgjegjes kombëtare.

Një jetë në shërbim të fjalës dhe kulturës

Në hapësirën shqiptare të publiçistikës, emri i Bajram Kabashi – Gjergji lidhet me një traditë të gjatë të mendimit kritik dhe të fjalës së lirë.

Për pothuaj gjysmë shekulli, ai ka shkruar, analizuar dhe reflektuar mbi çështje që lidhen me kulturën, identitetin dhe sfidat e shoqërisë shqiptare. Në shkrimet e tij nuk gjejmë vetëm kronikën e kohës, por edhe një shqetësim të thellë për fatin e kulturës shqiptare dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Gjergj Kabashi i përket atij brezi intelektualësh që e kanë parë gazetarinë dhe publiçistikën si një mision qytetar dhe kombëtar, jo vetëm thjeshtë si profesion.

Në një botë që ndryshon me shpejtësi dhe ku shpesh zërat kritikë përpiqen të heshten, njerëz të tillë mbeten të domosdoshëm për të mbajtur gjallë ndërgjegjen publike dhe debatin kulturor, përkundër padrejtësive, shtypjeve dhe “rrahjeve” që iu janë nënshtruar në jetën profsionale.

Edhe për shkak të spiunimeve të “kolegëve të vet” , që s’kanë mundur t’a duronin…!

Revista “Drini” – një tribunë e mendimit kombëtar

Puna e Bajram Kabashit – Gjergjit është e lidhur ngushtë edhe me portalin “Drini”, një nga botimet kulturore që për vite me radhë ka trajtuar tema të rëndësishme për historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare.

Këtë e theksoj zëshëm, se edhe une, Luan – Asllan Dibrani, isha pjesë e rritës së saj që nga fillimi kur u themelua në vitin 2006 , duke qenë një ndër zërat e kësaj medie të vogël, por me ndikimin më të madh e të mbarë në mbarë botën shqiptare. 

Drini ka shërbyer si një tribunë e rëndësishme për mendimin kombëtar, ku janë ngritur debate dhe reflektime mbi çështje që shpesh nuk gjejnë vend në mediat e zakonshme. Në Drini janë thënë e thuhen gjërat troç dhe hapur – por me një kulturë e dashamirësi të madhe, që njerëzit tonë ta kuptojnë mirë e qartë se cilat janë problemet tona që si themi hapur, por që, për më keq, dikush përpiqet t’i fshehë përpara syve, veshve e ndërgjegjës së opinionit publik.

Udhëheqësi i Drinit, Gjergj – Bajram Kabashi, nuk është gazetar i korruptuar që si disa gazetarë shqiptarë punojnë e angazhohen për interesa të huaja antishqiptare, duke e bërë lëmsh të vërtetën, ashtu siç nuk janë as ata që angazhohen për këtë media që nga fillimi i formimit të saj.

Në faqet e Drinit janë trajtuar tema që lidhen me historinë shqiptare, me rreziqet që mund të cenojnë identitetin kulturor dhe me nevojën që shoqëria shqiptare të mbetet e vetëdijshme për rrënjët dhe vlerat e saj.

Në këtë kuptim, Gjergj Kabashi ka qenë një nga zërat që kanë mbajtur gjallë këtë tribunë kulturore për shumë vite, duke filluar nga viti 2006.

Luan – Asllan Dibrani

Portreti si simbol i një rruge pothuaj gjysmëshekullore në profesion

Portretet artistike që i dhurova mikut tim Bajram Kabashi – Gjergjit , janë në thelb një simbol dhe dhuratë modeste për një rrugëtim shumë më të madh të tij për ta thënë gjithmonë të vërtetën që janë munduar ta fshehin e vrasin.

Sepse kontributi i tij nuk matet vetëm me një artikull apo një botim. Ai ka shkruar shumë dhe ka thënë shumë. Ai matet me ppothuaj gjysmë shekulli shkrimesh, analizash dhe reflektimesh që kanë ndikuar në mendimin kritik-publik shqiptar.

Në shumë prej shkrimeve të tij, Kabashi ka paralajmëruar për sfidat që sjellin zhvillimet globale, sidomos Islami Politik (tashmë Global), dhe për nevojën që shqiptarët të mos qëndrojnë duarkryq përballë ndryshimeve të mëdha që po përjeton bota, por të mbetën tek vetja, tek kultura dhe historia e vet shumëshekullore.

Ai i sheh këto zhvillime si proçese historike ku kombet me kujtesë të kthjellët historike,  nuk lejojnë të zhduken dhe zhbëhen se ashtu duan interesat e huaja, por duhet ta ruajnë identitetin dhe të mbrojnë kulturën e tyre.

Një falënderim që u kthye në një dialog miqësor

Pas publikimit të portreteve, miku im Bajram Kabashi – Gjergji shprehu publikisht falënderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë gjest.

Fjalët e tij ishin për mua një nder i veçantë. Jo për arsye personale, por sepse treguan se respekti mes njerëzve të fjalës dhe kulturës mbetet një vlerë që duhet ruajtur.

Në këtë mënyrë, portretet artistike u kthyen në një simbol të një dialogu të bukur mes dy njerëzve që i lidh fjala dhe dashuria për kulturën shqiptare: Bajram Kabashi – Gjergji dhe Asllan Dibrani – Luani.

Kur arti bëhet kujtesë për historinë

Historia e një kombi nuk ndërtohet vetëm nga ngjarjet politike. Ajo ndërtohet edhe nga njerëzit që përmes penës mbajnë gjallë ndërgjegjen publike dhe kulturën kombëtare.

Gjergj Kabashi është një nga ata publiçistë që për pothuaj gjysmë shekulli ka kontribuar në këtë mision.

Prandaj portretet artistike që i janë kushtuar nuk janë vetëm një gjest miqësor. Ato janë një mënyrë për të nderuar një jetë të tërë përkushtimi ndaj kulturës, fjalës së lirë dhe identitetit shqiptar.

Sepse në fund të fundit, arti dhe fjala kanë të njëjtin qëllim:
të ruajnë kujtesën dhe të mbajnë gjallë shpirtin e një kombi.

Luan – Asllan Dibrani 
Gjermani

Mendimin e Luan – Asllan Dibranit për mua për arsye profesionale e shoh të arsyeshme që ta botoj, se tek Luani mirënjohja është busollë jetësore që nuk e lejon të mos i shoh meritat e askujt, as të mijat. Kjo mua më nderon, jo për faktin se miku im “mi rreh krahët”, por ma njeh meritën e angazhzhimit të sinqertë në gazetari. Meritë që s’ma kanë njohur gazetarët e shpifur – bashkëpunëtorët e verbër të shërbimeve sekrete – shpesh armiqësore ndaj kombit. Në të vërtetë une, Gjergj – Bajram Kabashi , nuk kisha “për ta humbur” asnjë ditë të jetës sime, po të mos ishte kuptimi jetësor i qëndresës që i ka dhënë mjaft bukur në poezinë të tij lirike Qindresa , që përmbante elemente autobiografike të atdhetarit të madh Luigj Gurakuqi:

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue,
E zemrën ta forcon;
Ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
Mjer’ ai qi nuk qindron!

Une kur pata ardhur në Norvegji, isha praktikisht i ndjekur prej atyre që në vend të paaftësive të tyre profesionale, “janë marrë me një profesion” tjetër, që, po ashtu nuk e kanë njohur fare.

Ata vetëm pengonin nga xhelozia e sëmurë profesionale dhe nuk kanë qenë kurrë në gjendje ta ndihmojnë tjetrin, t’i shërbenin e ta ushtronin profesionin e gazetarisë si dhe ta ndihmonin njeriun e vet, familjen e vet, kombin e vet.

Jo vetëm une, por edhe Luan – Asllan Dibrani, që nga viti 2006 në Drini , e para atij viti në Zemra Shqiptare etj, e kemi luftuar pandërpre, natën e ditën, islamizimin e kombit shqiptar për interesat antishqipare, të vetëdijshëm se nëse i lëshojmë pe e rrugë fashizmit islamik, ne nuk jemi njerëz e as profesionistë që e luftojmë të keqen, pushtimin e brendshëm me Islam.

Kur kthehemi pas e mendojmë për rrugën e kaluar dhe rrugët tona të pandalshme nëpër të cilat kaluam nëpër pengesa të shumëta, pothuaj të paimagjinueshme; nëpër vuajtje, pësime, kërcënime, poshtërime dhe fyerje që nuk ndalen as sot, megjithëse “udhëheqësi ynë” vazhdon ta mbroj të keqën, jam i bindur se ne do ta mposhtim atë shumë shpejtë, se ne mbështetemi në të vërtetën e vetme që ekziston në raport me ata që duan të na zhdukun e zhbëjnë në vendin tonë, për interesat antinjerëzore e anitishqiptare…! 

Jo vetëm ne, por të gjithë ata që na u bashkuan, kanë arsye të mburren me punën e qëndresën tonë njerëzore e profesionale, se me mund shumë të madh arritëm të krijojmë platformë dhe ta zgjojmë elitën e një kombi dhe shtresat e tij jo të pakëta për luftimin deri në mboshtje të plotë të islamizimit.

Punime artistike të Luan – Asllan Dibranit… Luani në këto portrete, të Nanës Fatime Morina – Kabashi si dhe në punimin artistik për jetën e familjes sime në Tomoc , me një nostalgji dhe kujtim për kohërat e shkuara, e tregon atë jetë, një pamje të saj të papërsëritshme, me imagjinatën e bujshme artistike dhe i vë në pah ngjyrat e asj jete që nuk kthehet më. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu