ARKIVI:
26 Prill 2026

Të gjithë rrinë rreth tyre si teknikë nervozë që duan nje veprim: “Hajde, puthe tani! Tani! Tani!”, Monika Kryemadhi si opinioniste

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Lek Nika, Shkodër
_____
Fejton: Republika e Puthjes së Detyruar
_____
Në një qoshe të realitetit ku morali hyn me këpucë në dorë dhe del zbathur, zhvillohet me solemnitet kombëtar “çështja e madhe”: a do të puthen apo jo Brikena me Mateon? Dhe kjo jo si ndjenjë, jo si çast intim spontan, por si “detyrim qytetar”, si projekt infrastrukturor i llogaritur mire si fitimprures që pret vetëm firmën e fundit.
Skena është e njohur: një divan, disa fytyra të etura për dramë dhe një publik që është mësuar të presë puthje siç priste dikur shiun për misrin. Këmbëngulja është aq e fortë, sa të bën të mendosh se kemi hyrë në një epokë të re: nga ekonomia e tregut, në ekonominë e puthjes së telekomanduar.
Monika Kryemadhi, opnioniste e “Big Brother VIP Albania 3”
Brikena dhe Mateo nuk janë më njerëz; janë butona. Të gjithë rrinë rreth tyre si teknikë nervozë që duan nje veprim: “Hajde, puthe tani! Tani! Tani!”, krejt sikur ndjenja të ishte nje dritë neoni që ndizet me celës. Dhe kur nuk ndizet, zhgënjimi publik shperndahet si nje zi kombëtare. Por kulmi i ketij teatri absurd vjen kur te dy opinionistët, ata që supozohet të jenë arbitra të mendimit, opinionistet, kthehen ne nxites entusiaste, ne flakadan të puthjes. Në një moment të artë të spektaklit, opinioniste Monika shpall me një bindjen që do tia kishin zili edhe profetët me mendjeholle: “Po të isha une ne vend te Brikenes do te kisha mbete me barrë tani”! Një fjali që nuk është thjesht mendim; është nje manifest social i denje vetem per ate. Kjo deklaratë e zhvendos diskutimin nga analiza logjike në biologji imagjinare, nga komenti si opinioniste në pjesëmarrese aktive ne spektakel. Dhe aty ku duhej të kishte distancë profesionale, lind një afrim i çuditshëm: opinionistet zbresin nga karriget e tyre dhe futetncnë lojë krejt si një banor i padeklaruar. Tani jo më vëzhguese, por protagoniste te paduruar, që u jepin udhëzime emocioneve të të tjerëve si regjisor te një drame që nuk është e tyre.
E gjithë kjo krijon një atmosferë ku puthja nuk është më një akt emocional privat, por një detyrë publike që duhet përmbushur patjeter për të kënaqur turmën. Një shfaqe reale, e cila në vend qe të zbulojë karaktere, prodhon skena të shtyra me bërryla drejt një intimiteti të detyruar ne sherbim te “Vellait te Madh”. Në fund te “spektaklit”, pyetja nuk është më nëse do të puthen apo jo Brikena me Mateon, por se kush po e shtyn atë dhe perse? Dhe përgjigjja është po aq e thjeshtë sa c’është e sikletshme: sepse në këtë univers, drama shitet më mirë se dinjiteti, dhe një puthje e pavullnetshme prodhon shumë me tepet klikime (d.m.th. fitime per pronaret e TV-se) sesa një heshtje me vlerë morale.
Dhe kështu, republika e puthjes së detyruar vazhdon te funksionionoje me të gjithë qytetarët: banorë, opinionistë dhe spektatorë, të përfshirë në një lojë ku ndjenjat nuk jetohen, por prodhohen me porosi te produksionit. Nëse ka një fitues të vërtetë në këtë histori, ata nuk janë as Brikena e as Mateo. Është absurdi, që më në fund ka gjetur shtëpinë e vet ne TV “Top Channel”! Ruaje Zot nga mekati publik fitim e imoralitet prures!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu