
Si duket më shumë na pëlqen SHOU se kombi?!
FINLANDA-SHQIPËRIA 1
Janë dy vende me një histori shumë të ngjashme. Mbase të gjitha kombet e vogla kanë përafërsisht të njëjtat rrëfime por kjo e Finlandës deri më 1945, më del shumë e ngjashme. Pa dymendje mund të konstatoj se Finlanda përceç fatit ka pasur edhe njerëz dhe miq të cilët e kanë ndihmuar fatin e këtij populli.
Fati i Finlandës ishte se me fillimin e njohjes së kombeve të paqytetëruara, Finlanda ra në dorë të një shteti me një qytetërim shumë të lartë sikur është Suedia, derisa Shqipëria ra në dorë të një pushtuesi barbar. Një pushtues që përveç injorancës dhe jetës parazite, nuk ofronte duke përfshirë këtu edhe vazalët e saj institucional që në njëmformë ishin edhe ata pushtues apo ishin si ujku qëmpriste me gojë hapur.
Pushtuesit tanë ndalonin gjuhën shqipe, shkrimin shqip, lutjet shqip; vrisnin mësues, iluminist dhe priftërinj shqiptarë derisa, “pushtuesi” i Finlandës themeloi alfabetin finlandez (Mikael Agrikola vetëm shtatë vite para “Mesharit), mblodhën folklorin finlandez të mos zhdukej psh. epin KALEVALA, një pasuri e letërsisë botërore, themeluan administratë, shkolla, ushtri, rrugë, ura etj.
Turqit, përveç atyre që thamë më lart, dogjën libra, biblioteka, shkatërruan kishat vendëse, dhe, përveç ndonjënurë që bëri ndonjë Pasha, nuk ndërtuan asnjë objekt për be. Në kohën e pushtimit osman, Asnjë qytet në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut nuk ka ngjarë në qytet. Një shkretëtirë që bënte të urrehejnvandlundja, jo të duhej.
Më 1908-1909, Suedia si një pushtuese e çmendur, e humbi luftën nga Rusia, përkatësisht Polonia. (Poloni ishte edhe Ukraina) dhe si humbëse, Rusia i mori Finlandën nën administrim me një autonomi shumëntë zgjeruar. Pra, Finlanda përveç të drejtave në kulturë dhe arsim, nën pushtuesin e ri, bëri edhe valutën finlandeze “markën” të stampuar me latinicën finlandeze dhe me qirilicën ruse.
Nën pushtetin rus ndryshoi kryeqyteti, nga Turku me popullatë si shumicë suedeze, në Helsinki, si qytet dhe port më i afërt me Rusinë, përkatësisht Tallinin estonez. Përveç shkollave, Rusia bëri me qindra mija vija hekurudhore. Krahasini urbanimin shqiptar nën pushtimin turk po, mjerimin turk e pastaj serb deri më 1966.
Atje u shkollua finlandezët dhe ca dolën poetë të nivelit ndërkombëtar si Aleksis Kivi (Sten Vall(, Eino Leino etj., krahaso Samiun, Naimin, Çajupin Shirokën etj. Dolën dhe ushtarakë si Manerheimi, krahaso Skënderbeun, Mehmet Pashë Dërrallën, Vaso Pashë Shkodranin, Aqif Pashë Elbasani, Hajredin Bej Cakranin, në politikë Ismaili Qemali, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica, etj. Më 1912 iku Turqia dhe Shqipëria (shqiptarët), ra më duar të dreqit e të birit. Sikur nuk mjaftonin armiqtë veriorë, jugorë, perëndimorë dhe lindorë, por edhe luftat në mes vete nuk kishin të ndalur. Lexo vetëm kujtimet e Hajredin bej Cakranit dhe do të kuptoni se ç’mjerim i sillte shqiptari Atdheut.
Finlanda e filloi luftën kundër pushtuesit rus. Udhëheqësi i pavarësisë së Finlandës ishte gjeneral, më vonë mareshal Manerhejmi. Një gjeneral i arritur në shkollat ushtarake ruse (krahaso Skënderbeun). Një kalorës me famë botërore. Menjëherë pas marrëveshjes meqenëse Rusia e humbi luftën kundër një kombi të vogël, Pra,1917, Finlanda e fitoi pavarësinë. Nga Rusia, pesë vite më vonë se Shqipëria.
Të kuqtë, kishim lënë ideologjinë e vet këtu. Filloi lufta qytetare të bardhë kundër të kuqëve apo pksidenti kundër ortodoksët të kuq. Kupto komunistët. Një luftë me fitoren e të bardhëve por me shumë humbje në njerëz. Me marrëveshje, Rusia nuk e lëshoi Karjallën. Krahina e Karjallës nën pushtimin rus është vetëm 80 km afër Petërburgut. Tanë, karjalla është vetëm një Çamëri e humbur. Erdhi LDB si për Ilirinë, si për Skandinavinë. Shqiptarët u rreshtuan në dy kampe, një ndarje që kurrë nuk do të mund të vlerësohet se kush kishte të drejtë. Apo, të drejtë kishin ballistët por fatin e Shqipërisë e përcaktuan sllavët komunistë. Përsëri u thirr mareshal Mannerheimi për ta udhëhequr luftën.
Një strateg i tipit Skënderbe. Finlanda, në bllok u rreshtua me të fortin. Me nazistët pra. Dhe nuk ishin vetëm këta. Aty ishin suedezët, norvegjezët, Lituanisë etj. por vetëm shqiptarët u gjykuan dhe u vetgjykuan për vazalitet ndaj Italisë fashiste, më vonë Gjermanisë naziste. Shqipëria iu vetnënshtrua komunizmit dhe mjerimit. Kosova nuk kishte zgjedhje.
E lënë jetim, si provincë e deriatëherëshme e Jugosllavisë, iu nënshtrua një mundësie utopike meqenëse, nuk kishte as forcë, as përkrahje. Më 1943, filloi lufta e dytë civile në Shqipëri. Masakrat që bënë partizanët kundër antikomunistëve, nuk janë më të buta se ato që bëri Serbia në Kosovë në pranverën e vitit 1999. Po e marr vetëm këtë shembull I cili është në kujtesën e shumicës së shqiptarëve.
Me përfundimin e LDB, rruga e “përbashkët” e finlandexëve dhe e shqiptarëve, përfundon për gjithmonë. Shqiptarët u rreshtuan me komunistët, finlandezët me demokracinë oksidentale. Këtu, fillojnë dy rrugë për dy kombe: rruga prapakthehu e shqiptarëve dhe rruga e përparimit imagjinar por, në fakt është reale e Finlandës.





