ARKIVI:
26 Prill 2026

Rrëshqitja e Frrok Çupit dhe miratimi me vetëdije të plotë i një nëndialekti të gegënishtes, si gjuhë tjetër standarde

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë

Kur z. Frrok Çupi  i ngjan `pa dashje` z. Nexhmedin Spahiu të `Kombit Kosovar`

Në një shkrim   titulluar `Ku shkojshin këta që u lëshuan para zonjës Koçeku!?`,  z. Frrok Çupi miraton me vetëdije të plotë show- un absurd arrogant  të një deputeteje për të përbaltur gjuhën standarte dhe për të vendosur një nëndialekt të gegënishtes si gjuhë normale të shqiptarëve. Këtu z. Frrok ndoshta për arësye nostalgjie për Dukagjinin dhe vajzat e bukura qe ka zona, ka rrëshqitur pikërisht ashtu siç po e kërkojnë me ngulm serbët dhe grekët për të shkaktuar përçarje të shqiptarëve duke sulmuar gjuhën standarte shqip.

Schizma  e z. çupi shikohet tek sentencat që vënë në dyshim shqipen standarte në raport me disa nëndialekte të gegënishtes të `nënvlerësuara` duke qesëndisur me këto fraza: “…Po si të bëjmë me dialektet? Dialektet janë lumenjtë që e ushqejnë detin e gjuhës së Kongresit të vitit 1972. Këta që acarohen me gegnishten do të duan ta presin këtë degë. Atëherë bie gjuha jonë. Nesër mund të dalë një tjetër i fiksuar që të kërkojë të shterojë lumi i dialektit toskë!…Atëherë do t’u shtrijmë dorën të marrëve`……….

Të mbrosh një  deputete e cila me injorancën e vet  deklamon  që do flas në Parlament në gegënisht është njëlloj sikur ti bësh karshillëk Institucionit më serioz të Shtetit shqiptar duke vënë në dyshim  mundësinë e jashtzakonshme që ka bërë dhe bën shkrimi dhe e folura në gjuhën standartë në bashkimin e shqiptarëve  njëlloj si flamuri i Skënderbeut që përfaqëson gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo shizme e z. çupi mund të jetë edhe nga karakteristikat që kanë sot shumë analistë, moderatorë, politikanë të cilët reklamojnë më tepër nëpër studio, portale, tv-ra, më tepër bukurinë femërore sesa inteligjencën që duhet të ketë një deputet apo deputete.

Ky fenomen për ti `graduar` vajzat apo femrat e bukura si drejtoresha, minstresha, shefe, apo VIP-e të spektakleve të ndryshme,  tregon më tepër një anim të shoqërisë tonë kapitaliste demokratike dhe liberale drejt emancipimit seksual degjenerues, sesa  për të marrë seriozisht drejtimin e vëndit me politikanë deputetë, kryetarë bashkie, minsitra apo drejtorë të kualifikuar e profesionistë, dhe jo të vendosim aty bukurane injorante siç po ndodh sot kudo në Shqipëri ( sigurisht pa i u ngrënë hakun burrave po aq injorantë që janë në drejtim pikërisht për shkak të militantizmit në këtë apo atë parti)..

Nga ana tjetër Shizma e z. Çupi e reklamimit të një dukangjinase si deputete e zonës -e cila shkel moralisht por edhe nga ana etike vendimet e një Kongresi për gjuhën shqipe standarte ku e miratuan mbi 82  studiues e profesoreë nga Shqipëria, Kosova, Diaspora, vendim I cili është nga më të rëndësishmit pas çlirimit të vëndit- ka efekte negative sepse mund të përbëje një sulm përçarës ashtu siç ka bërë z. Nexhmedin Spahiu me shokë I cili ka kërkuar komb kosovar, gjuhë `gegërishte kosovarishte`,  sulme të cilat duartrokiten nga politikat fqinje të cilat mezi presin që Shqipëria dhe Kosova madje dhe brënda tyre të jene të përçara dhe të mos bashkohen. Sigurisht këto sulme kanë filluar nën emrin kundër komunizmit dikur edhe  Arshi Pipa, por sot flamurin e përçarjes siç e shkrova dhe më sipër e kanë marrë në dorë disa shqiptarë të Kosovës të cilët duan ti bëjnë shqiptarët e Kosovës si komb më vehte dhe me një gjuhë jo të shqipes standarte por të  një shqipeje dialektore kosovare  të mbushur me tuqimza dhe sllavizma. Një nga inthtarët e  propozimit komb kosovar dhe gjuhë kosovarishte në kohën e sotme  është Nexhmedin Spahiu, së bashku me Tezën e fetarizimit të kombit kosovar të cilën e ka hedhur në qarkullim nën ndikimin e miqve të tij, imamëve radikalë islamikë, të llojit të Shefqet Krasniqit.

Kjo ide e përçarjes dhe e mos bashkimit të Kosovës me Shqipërinë  e kanë hedhur Jugosllavët e kohës së Titos. Në fakt idenë e Kombit kosovar  e ka dhënë një nga udhëheqësat e Jugosllavisë ne vitin 1975 ne  vizite Kosoves  kur erdhi Eduard Kardelj që ishte numri dy i Shtetit Jugosllav. Pas vizitave të monumenteve historike pat takim dhe bisedë edhe me Fadil Hoxhen. Kardeli  me seriozitet autoritativ i propozoi Fadil Hoxhës që shqiptaret  të emertohen në “Kosovar” e jo si Shqiptarë! Pas nje casti Fadil Hoxha i tha: ” Nëse Ju në Kryesi të Shtetit keni marr vendim të tillë, unë menjiherë do të jap dorëheqje nga të gjitha funkcionet deri më tash! Fadil Hoxha prap i përsëriti këto fjalë Kardelit. Poashtu Kardeli  propozoi planin e dytë,  Fadil Hoxhës që Radio dhe TV i Prishtines ti kundervihej Propagandes se Radio-Tiranes.Njësoj si me parë Fadil Hoxha rrefuzoi edhe këtë propozim dhe i tha se nuk kemi nevojë të kundërvehemi kundër vetit sepse jemi një popull!

Në përfundim mund të them se: Duhet ruajtur gjuha standarte shqip. Prania e shume deputetëve katundarë në raport me qytetarët në parlament tregon se sa dobet janë shkollat fillore dhe të mesme në fshat dhe të mësuesve të gjuhës dhe historise të këtyre shkollave.

Frrok Cupi edhe njëherë tregon sesa anti kulturë dhe anti standart janë këta njerëz VIP -a të cilet duhet të ruanin vlerat e gjuhës standarte dhe jo të promovojnë një deputete injorante që kërkon  të bëjë show në një institucion serioz parlamentar kombëtar.

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Krahasimi i Frrok Cupit me Nexhmedin Spahiun me duket shumë qesharak.
    Kundershtime per gjuhen standarde do te ketë gjithmonë. Aresyeja eshte e qartë, kur per standardin vendos Partia (shteti) e jo ekspertet e gjuhes , atehere eshte e kuptueshme qe do te kete mospajtime dhe kundershtime.

  2. Autori shpreh një shqetësim për ruajtjen e standardit të vendosur në Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 si një arritje madhore kulturore dhe kombtare.

    Megjithatë, komenti mbart një ton të theksuar polemik i cili në disa raste e dobëson argumentin kryesor. Kritika ndaj Frrok Çupit dhe krahasimi me Nexhmedin Spahiu shfaqet më tepër si akuzë personale sesa si analizë e baraspeshuar e ideve të tyre. Një debat i tillë do të ishte më bindës nëse do të mbështetej më shumë në argumente gjuhësore, historike dhe sociolinguistike, sesa në supozime për motive apo ndikime të jashtme.

    Gjithashtu, trajtimi i çështjes së dialekteve dhe përdorimit të gegërishtes në institucione publike kërkon një qasje më të nuancuar. Dialektet janë pjesë e pasurisë së gjuhës shqipe dhe, në vend që të shihen si kërcënim, ato mund të konsiderohen si burim identiteti dhe diversiteti kulturor. Sfida reale qëndron në ruajtjen e ekuilibrit mes standardit si mjet komunikimi i përbashkët dhe respektimit të varianteve dialektore.

    Një tjetër aspekt problematik i tekstit është përgjithësimi dhe gjuha shpesh denigruese, sidomos në trajtimin e figurave publike dhe rolit të grave në politikë. Këto elemente e largojnë diskutimin nga thelbi dhe rrezikojnë ta kthejnë në një kritikë subjektive, duke humbur fokusin te çështja kryesore: funksioni i gjuhës standarde në shoqëri.

  3. I Nderuar, Nuk jane supozime kritikat por jane fakte. Nese nuk e ke lexuar se cfare ka shkruar Frrok Cupi do te ndryshoje mendim. Lexoje njehre. pastaj kritiko

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu