
Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
____
Dha shpirt e u gropos ala minut, ashtu si jetoi si islamik.
Shqiptarët, theksoj shqiptarët, në traditën e tyne, kur des njeri, burrë a grue qoftë, qitnin zanin e dekës. Atëbotë nuk kishte telefon, as fb, as-as, dmth asnjë mundësi tjetër njoftimi.
Rrugëtimi i Zanit, ishte i përcaktuem, nga kulla- në kullë, nga katundi- në katund, nga fisi- në fis. Zani ishte një thirrje pikëllimë, tingulli ishte i përmortshëm, jo si në ditët e zakonshme:
– O Lek Mariani ! Qite zanin në fis se ka dekë Mirash Marini i filan fisi e kulle.
– O ndjeva more ndjeva.
Me të marrë lajmin niseshin burrat e gratë. Me solemnitetin e dëshprimit e nderimin shqiptar. Burrat përkundruall ku kishte ndodhë deka fillonin gjamën e burrave. Gjama ishte një ushtimë: – “Oooooo mjeri unë për ty o vlla” – nëse ishte i fisit, apo “Mjeri unë për ty miku ‘ëm” nëse ishte fis tjetër. masandej kjo përseritej në oborrin e të dekunit dhe së treti rreth të dekunit në dërrasë. Kjo e fundit ishte një korale e madhështisë funebre. Burrat bërtisnin sa tundeshin malet tuj çjerrë faqet, gjaku u pikonte faqeve, dhe gratë plotësonin koralen me ooooo – ho – ho – hooo.
Burrat e konakut, ndërhynin me da gjamën, si nderim për të ardhunit. E masandej qitej duhani, kafe e raki.
Ishte një pamje sa madhështore aq dhe pikëllimtare.
Kur kryhej ceremonia funebre dhe gjamtarë ktheheshin në votrat e tyne, pleqtë etj pyesnin:
– A mund e ndreqën?
– Amanet si u dok në dërrasë?
Se ishte e randsishme si e kishin veshë, stolisë për në banesën e fundme.
Kjo ka kënë tradita shqiptare.
E jo, kurrsesi sa des njeri me i hapë një gropë, si me pas cofë e me lëshue në të.
Por, rahmetliu Rexhep efendiu, siç po thonë e ka lanë me gojë a me gisht, me e groposë, pa muamelere e pa kurrgja. Si me pas cofë një kalë plak.
Aferim !
Dhe shteti i Kosovës shpalli zi sot. Për çfarë? Për gropën?
Siç duket Rexhep efendiu e dinte se ç’ emën kishte lanë mbrapa:
Deri në vitet nëntëdhjetë, këndej kufirit i lexonim me interes ato që shkruante Qosja.
Pas nëntëdhjetës, Qosja, tregoi anën e tij më të keqe.
Pati tri inate që e mavijosën nga shpirti e çehrja, sa i pikon mjekra koçifos, e shpirti vred:
1- Mori inat të madh me dr Berishën. Dhe për inat të Berishës ra në prehërin komunisto-lokalist të revanshistëve të Bllokut. Këta , bllokmenët, për inat të Berishës, Gegnisë, Kosovës dhe dr Rugovës, e shpallën shtatë herë qytetar “nderi”, në fshatrat e zonës së Kurveleshit. Qosja u rrokullis në ato humbëtira, dhe nuk arriti të analizonte se ai “nder”, kishte qëllim thjesht përçarjen. Ndaj e vazhdoi rrokullisjen në hundë e buzë, në atë baltovinë, sa të merrte në mbrojtje edhe ministrin e drogës – pushtin Tahiri.
2 – Mori inat të madh me dr Rugovën. Dhe për inat të dr Rugovës hyri në politikë dhe rrëshqiti me të katët këmbët mbi baglat e veta.
3- Mori inat edhe më të madh me Kadarenë. Dhe për inat të Kadaresë që mbronte identitetin europian të shqiptarëve, Kastriotin, Nënë Terezën, trashëgiminë tonë etj etj, Qosja, shpalli “Identitetin musliman të shqiptarëve”. Për inat të Kadaresë vajti e u fut në shtratin vehabiko -anadollak.
Ishte e padëshifrueshme se si u katandis në atë derexhe, sa të merrte në mbrojtje Haxhi Qamilin, apo të denonte me idhni të pashoqe emërtimin e aeroportit të Tiranës me emrin e bamirëses shqiptare Nanë Tereza.
Puna e Qoses pas viteve nëntëdhjetë është jo letërsi, por një çervish politiko-letrar.
Për këtë mjeshtri i madh i letrave Frënge, Stendal, ka thënë:
“Politika, në një vepër letrare, është si me qitë allti në mes të një koncerti. Një gjë trashamane…”
E megjithkëto pastë rahmet.



Si njeri z. Qosja kurrë nuk me ka pelqyer, por mendoj se ju e tepruat pak me fyerje.
Nuk eshte mire qe nje i vdekur te fyhet aq shumë.
Albert, kishte edhe reagime tjera:
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2475172/kosova-nuk-te-ka-borxh-por-i-ke-asaj-ndash-shperthen-adriatik-riza-dosti-ndaj-amanetit-te-rexhep-qosja/
Jeta i gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë dhe në një çast, (mbase nga dikush – diku e shkruar dhe e paracaktuar), kështu që, sikur se lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve – trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni dhe antuziazmi, për t’u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast arrihet, qoftë qetë e heshtazi, qoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë, herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe trishtuese./IMH