ARKIVI:
3 Maj 2026

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova

Shkrime relevante

Elvis Hoxha, filozofi që e zgjon dhe sfidon ndërgjegjen kombëtare

Lirim Gashi, Prizren Nëse dikush do të më pyeste çfarë mendoj për...

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta...

Mendime, në ditën botërore të lirisë së shtypit

Gani I. Mehmeti  Po. Dëgjova nga emisionet informative televizive për Ditën Botërore...

Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!

Florim Zeqa Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo...

Shpërndaj

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, atdhetarit e intelektualit të shquar nga Tetova.

Në emër të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij si dhe të gjithë shqiptarëve, për këtë humbje të madhe.

Beqir Berisha do të kujtohet me respekt si njeri i qëndresës, i dijes dhe i dinjitetit; si filozof, gazetar, autor dhe i burgosur politik, që jetën e tij e lidhi me lirinë dhe me idealin kombëtar shqiptar.

Me veprën e tij letrare dhe studimore, me qëndresën e tij morale dhe me përkushtimin ndaj fjalës së lirë, Beqir Berisha la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Librat e tij dhe artikujt e shumtë nëpër gazeta, nga aktualiteti kulturor e politik e deri te kujtesa dokumentare e refleksionet filozofike, mbeten dëshmi e një jete të kaluar në shërbim të dijes, identitetit dhe dinjitetit kombëtar e njerëzor.

Ai ishte gjithashtu mbështetës i madh i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe i kauzës sonë për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin e kryer nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Edhe në ditët e vështira të përballjes me sëmundjen, Beqir Berisha nuk iu nda librit dhe kërkimit të së vërtetës. Libri i fundit që lexoi ishte romani i të birit të tij, Bardhyl Mahmuti, “Revolta e Syzifit”, një vepër kushtuar krimit të gjenocidit në Poklek të Vjetër. Ky fakt e bën edhe më të veçantë kujtimin për të.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me familjen e tij, me të afërmit, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij si dhe të gjithë shqiptarët që humbën një zë të rëndësishëm të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Beqir Berisha!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij.

Gjenevë, më 3 maj 2026

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu