ARKIVI:
19 Maj 2026

Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup janë të drejta, por të shpërqëndruara nga shkaku te pasojat!

Shkrime relevante

Hoxhallarët le të jenë larg kauzës kombëtare, uniforma e tyre në Shkup a kudo e dëmton kauzën shqiptare

Tim Shkupi (Musa Lamallari, Shkup) Joni duke vëzhguar protestën. Pa lejen time në...

Si u dashuruan sërish në LDK Jebivetar Kurçubiqi dhe Karana Kariqi

Lirim Gashi, Prizren (në shqip dhe serbisht) Miku im Jebivetar Kurçubiqi dhe mikja...

Një lamtumirë përfundimtare mashtrimit me «islamofobi»

Hege Storhaug, Oslo Shërbimi për të Drejtat e Njeriut Vlerat e Lirisë Termi islamofobi...

Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup janë të drejta, por të shpërqëndruara nga shkaku te pasojat!

Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina Protestat e studentëve në Shkup...

Porosia e zarfit të zbrazët, vështrim për romanin e Jusuf Buxhovit “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”

Prof.Asoc.dr. Njazi Halili POROSIA E ZARFIT TË ZBRAZËT -Një vështrim kritik mbi romanin...

Shpërndaj

Protestat e studentëve në Shkup janë të drejta, por të shpërqendruara nga shkaku te pasojat. Pra, në vend të barazisë kushtetuese, kërkohet barazia ligjore, një koniunkutër politike, që barazinë e shqiptarëve e mban në nivel të etnisë së shkëputur, nën standardët e kushtetutës së vitit 1974!
Ky diskurs bën të ditur se sjellja e papërgjegjshme e klasës vasale politike shqiptare në Maqedoni nga marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespë, si dhe mashtrimet e saj rreth gjoja barazisë ligjore të gjuhës shqipe të mbështetur mbi logjikën diskriminuese të numrave, në kundërshtim edhe me standarët më të thjeshta të të drejtave njerëzore, jo vetëm që nuk është kundërshtuar, por është pranuar si stanard, që ka përjashtuar apo anashkaluar barazinë kushtetuese të gjuhës shqipe!
Protestat e tanishme të studentëve shqiptarë në Shkup dhe Tetovë, ka mundësi që atyre, përmes këtij karremit, t’u kthehet “e drejta” për provimin shtetëror në gjuhën shqipe, jo vetëm të manipulohen, por ta heqin fare nga rendi i ditës kërkesën për barazinë kushtetuese të gjuhës shipe në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që duhet të jetë kërkesë themelore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha nivelet, tash e deri te përmbushja e kësaj e plotë!
Vetëm kështu, shqiptarët në Maqedoninë e Vriut mund të dëshmojnë se janë popull shtetformues, dhe jo ardhacakë pa histori, siç shkruajnë akademikët maqedonas!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Fatkeqësitë ne na përsëriten përherë se nuk e bëjmë punën si duhet. Është dashur ta kujtojmë vitin 1996 kur me gjak dhe sakrificë u fitua e drejta për Universitet në gjuhën shqipe. Maqedonasët të ballafaquar me rrezikun e mosekzistimit si etni me ardhjen e Kryeministrit Zajev zbutën paksa qasjen e tyre të egër ndaj shqiptarëve .
    Ata gjatë viteve 90-të, ishin aleat të Serbisë dhe me ndihmën e saj shtypnin çdo kërkesë të shqiptarëve edhe pse e dininë fare mirë se shqiptarët ishin dembadem banorë të Maqedonisë së Veriut.
    Edhe sot brenda Shkupit shohim dy botëra të ndryshme. Pjesa e banuar nga maqedonasit u ngjanë qendrave të zhvilluara urbane të Evropës. Ndërkaq ajo këndej lumit Vardar e banuar nga shqiptarët është kaotike, painvestime e infrastrukturë, identike me qendrat e orientit.
    Në marrëveshjen e Ohrit përfaqësuesit shqiptarë me ndërmjetësimin e ndërkomëtarëve s’ është dashur t’i lënë asgjë rastit apo stihisë. Është dashur që me një Dekret të posaçëm Gjuha shqipe të shpallet gjuhë zyrtare në institucionet e këtij shteti dhe në afatin e caktuar ligjor të nisë zbatimi i saj kudo.

    Maqedonasit duke e ditur se janë etni fantomë dhe janë krijuar si Republikë e shpifur apo sajuar më 1945 duhet të tregohen korrekt me shqiptarët .
    Ata sa më parë që arrinë me kuptua që vetëm barazia dhe bashkëpunimi me shqiptarët i forcon si komunitet zhvillohen dhe shkojnë kah progresi.
    Çdo përpjekje apo tentativë tjetër e tyre çonë në dështim, sepse nuk mund të mohet e drejta e shqiptarëve kur dihet se ata janë shtetformues dhe përbëjnë gati 40 përqind të popullësisë së Maqedonisë së Veriut.

  2. Protestat e studentëve shqiptarë në Shkup dhe Tetovë janë një shenjë e vetëdijes së re qytetare dhe kombëtare, që nuk pranon më nënshtrimin përballë diskriminimit institucional. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë privilegje, por të drejta që burojnë nga historia, përbërja demografike dhe kontributi i tyre shtetformues.

    Vërejtja e Jusuf Buxhovit prek një çështje thelbësore: rrezikun që kërkesat të kufizohen vetëm në pasoja konkrete administrative, si provimi shtetëror në gjuhën shqipe, duke lënë mënjanë shkakun themelor – mungesën e barazisë së plotë kushtetuese. Nëse gjuha shqipe trajtohet ende përmes “përqindjeve” dhe formulimeve juridike të pjesshme, atëherë barazia mbetet e kushtëzuar dhe jo parimore.

    Megjithatë, protestat studentore kanë vlerë të madhe sepse tregojnë se brezi i ri nuk dëshiron të heshtë. Sfida kryesore është që kjo energji qytetare të mos instrumentalizohet politikisht dhe të mos kënaqet me zgjidhje të përkohshme. Kërkesa për përdorimin e plotë dhe kushtetues të gjuhës shqipe duhet të shihet si pjesë e konceptit të barazisë së vërtetë shtetformuese.

    Vetëm një shtet që i njeh shqiptarët si faktor të barabartë në themelimin dhe funksionimin e tij mund të ndërtojë stabilitet afatgjatë dhe demokraci reale. Përndryshe, çdo “zgjidhje” mbetet kompromis i përkohshëm dhe burim i pakënaqësive të reja.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu