ARKIVI:
9 Korrik 2026

Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

Shkrime relevante

Udhëkryqi strategjik i LDK-së: Mes reformës generacionale dhe rikthimit të krizave të brendshme

Prof. Liron Krasniqi, Prishtinë HYRJE Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia më e...

1976 / Pushimet e mësuesit 22-vjeçar anglez nga Market Harborough në Shqipërinë komuniste

«Ato ishin flokët e mi dikur...» — Philip Burbidge, tashmë me...

Intervistë me deputeten Marjana Koçeku: Ëndrra e Shqipërisë për në BE ka nevojë për më shumë se një burrë

Martina Monti, Gazeta EURACTIV “Ne besojmë në vlerat evropiane. Por nuk po...

Ramabaja thotë se demonstratat e vitit 1981 nuk ishin gabim historik, por momenti i subjektivizimit politik të Kosovës

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Pikëpamja e shprehur nga Veton Surroi, sipas...

Shqipëria nuk guxon të bjerë në grackën e përçarjes fetare dhe të agjendave antikombëtare

Nga: Rrezart Kalaja Kur feja përdoret si armë politike, shteti duhet të...

Shpërndaj

____

Një shtet që nuk harton agjenda afatgjata përcaktuese se si do të duket “arkitektura e ardhshme mbrojtëse” e vendit në rrethana të një “kaosi” ende të kontrolluar global, në gjykimin tim, duket se do ta ketë të vështirë të mbijetojë edhe si shoqëri, po edhe si shtet. Dhe, në gjithë këtë alibi e “kërkesë të kohës”, kur të gjitha shtetet në rajon, por edhe në kontinent, po hartojnë plane strategjike të mbrojtjes, do të ishte absurde të mos mendohej për rreziqet që na kanosen edhe neve që ende jemi në brishtësi shtetërore.

Andaj, këto kërkesa për shtimin e sigurisë, në formë dhe përmbajtje të ofertave atraktive, do të duhej t’i kishim prononcime nga të gjitha subjektet tona që shpresojnë ta marrin votën e qytetarëve më 7 qershor. Fakt ky që, mjerisht, nuk po e dëgjojmë edhe aq shumë në debatet publike. Ky abstenim nga këto tema, në fakt, për një qytetar të rëndomtë të Republikës, çon një mesazh mjaft serioz: se këto subjekte aktuale më shumë janë të koncentruara në marrjen e pushtetit sesa në mbrojtjen e shtetit! Shtetit për të cilin ende mendohet se mbrojtja dhe siguria duhet të vijnë ekskluzivisht nga “dora” ndërkombëtare, e jo nga vizioni dhe hartimi i projekteve tona vendore.

Bota po ndryshon në të gjitha sferat dhe shtetet serioze, që e kanë të zhvilluar ndjeshëm sensin dhe mekanizmin e “alarmit” për paralajmërime të hershme, shumë më lehtë do ta kalojnë periudhën “postkaosiane”. Në kuadër të këtij vizioni dhe paralajmërimi të hershëm, padyshim që hyn edhe ideja e angazhimit për ta funksionalizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe ajo për krijimin e xhandarmërisë, si një instrument force të ndërmjetme sigurie mes policisë klasike dhe ushtrisë moderne.

Ajo çfarë unë “shoh” nga perspektiva dhe përvoja ime sociologjike është se krijimi i një mekanizmi të ri si xhandarmëria po lind edhe si domosdoshmëri e nuhatjes së shtetit të Kosovës për rreziqet eventuale, që mund të rezultojnë si pasojë e kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme hibride nga grupet kriminale paramilitare të Serbisë, e jo si zgjerim i mekanizmave të kontrollit dhe “disiplinimit” mbi shoqërinë që duhet përshëndetur.

Dilema e vetme, në gjykimin tim, që duhet shtruar kur është fjala për këtë “hallkë” të re sigurie, është kjo: A po synohet të ndërtohet, në këto rrethana “kaosi”, një mekanizëm shumë më efikas sigurie, apo po pretendohet të krijohet një strukturë e re me potencial për centralizim të tepruar të forcës në shoqëri?!

E them kështu, sepse në shoqëritë e polarizuara dhe me tensione ndëretnike, xhandarmëria, përveçse mund dhe duhet të perceptohet e interpretohet si garanci sigurie për komunitetin, nga pala tjera lokale e ndërkombëtare ka shumë gjasa që e njëjta të merret edhe si simbol për një represioni  preventiv shtetëror. Por, meqë jemi dëshmitarë të kërcënimeve dhe provokimeve sistematike nga Serbia, as që dëshiroj të hyj në dyshime për iniciativën në fjalë.

Por, ajo çfarë mendoj se është dashur ta “shoqërojë” këtë ide e iniciativë ka të bëjë me mungesën e një arsyetimi shumë më të ngjeshur nga ana e iniciatorit për publikun. Sepse, të hedhësh këtë ide në kohën e rritjes së polarizimit dhe acarimit ndërpartiak e ndërqytetar, ku mbizotërojnë keqkuptimet dhe keqinterpretimet e (pa) qëllimshme nga ana e oponentëve politikë, nuk është edhe aq mençuri politike, e as strategji e duhur për atë që unë e quaj “makiavelizëm estetik politik”, ku nuk zgjidhen fare mjetet për të arritur qëllimet e caktuara… e ato po dihen; maksimalizimi i kuotës së votës elektorale.

Thënë më ndryshe, ideja ka mundur të inicohej me vonë nga cilado qeveri e ardhshme pa pompozitet, pa reklamim të madh e pa ngucakeqje e keqkuptime absurde, të cilat, veçse po shoh, se kanë filluar të “ushtrohen” në fushatën elektorale. Kështu që debati për xhandarmërinë nuk mendoj se është vetëm çështje teknike apo policore, por është edhe nevojë institucionale e sidomos simbolik e një embleme për vetë konceptin e shtetësisë së Kosovës

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu