ARKIVI:
9 Qershor 2026

Kush qëndron prapa protestave në Shqipëri? Një analizë e aktorëve potencialë dhe interesave të tyre

Shkrime relevante

Pas perdes së flamingove: Shqipëria në strofullën e luanëve

Trendafile Visha Historia përsëritet e përsëritet në ciklet e saj. Aktualisht Shqipëria ndodhet...

Çfarë u mungon protestave?

Arben Llalla, Tetovë  Protestave u mungon një mbështetje më e fortë dhe...

Protestat në Shqipëri: Legjitimitet i rrëmbyer nga agjenda islamike dhe antikombëtare

Basri Beka, Prishtinë Protestat që po zhvillohen në Shqipëri, të nisura gjoja...

Pse protestat paqësore po e humbin fuqinë ?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani FATOS ÇOÇOLI: PSE PROTESTA PAQËSORE PO E HUMBET FUQINË? Tek ne,...

Problemi nuk është qenushi me flamur, por Shqipëria pa Zot !

Jashar Etemaj, Oslo Qindra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë po protestojnë kundër...

Shpërndaj

Protestat e fundit në Shqipëri janë paraqitur publikisht si reagim ndaj projekteve të mëdha investive në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit. Në planin formal, organizatorët kryesorë paraqiten si organizata mjedisore, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të pakënaqur me mënyrën e vendimmarrjes institucionale. Megjithatë, përvoja ndërkombëtare tregon se protestat masive shpesh shndërrohen në hapësira ku ndërthuren interesa të ndryshme politike, ideologjike dhe gjeopolitike.
Aktori më i dukshëm mbetet opozita shqiptare, e cila gjatë viteve të fundit ka organizuar dhe mbështetur protesta të shumta kundër qeverisë, duke e akuzuar atë për korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë transparence. Për këtë arsye, është e natyrshme që çdo protestë e madhe sociale të gjejë mbështetje nga forcat opozitare.
Nga perspektiva e sigurisë kombëtare, Shqipëria, Kosova dhe pergjithësisht Ballkani Perëndimor vazhdojnë të jenë objekt interesimi për rrjete dhe organizata të ndryshme radikale islamiste. Megjithatë, përveç disa deklaratave publike dhe qëndrimeve verbale të individëve apo aktivistëve me orientime islamiste, deri më tani nuk janë publikuar prova nga institucionet e sigurisë shqiptare apo nga partnerët ndërkombëtarë që do të dëshmonin se protestat aktuale janë organizuar, financuar ose drejtuar nga organizata, lëvizje apo struktura islamiste.
Kjo, megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që individë apo grupe me orientime radikale islamiste të përpiqen të depërtojnë në protesta për të promovuar narrativat e tyre ideologjike, veçanërisht kur në debat përfshihen çështje të ndjeshme si investimet izraelite, politika amerikane në Lindjen e Mesme apo konfliktet aktuale rajonale.
Në jug të Shqipërisë ekzistojnë prej dekadash çështje të ndjeshme që lidhen me pronat, statusin e minoritetit grek dhe debatet historike rreth të ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Në këtë kontekst, është e njohur se organizata OMONOIA vazhdon të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e një pjese të komunitetit grek në Shqipëri.
Për shkak se protestat lidhen me zona me rëndësi strategjike, ekonomike dhe turistike në jug të vendit, është e kuptueshme që qarqe të ndryshme greke t’i ndjekin zhvillimet me interes të veçantë. Megjithatë, pavarësisht interesave të mundshme politike apo ekonomike, deri më tani nuk janë paraqitur prova bindëse që do të dëshmonin përfshirjen e strukturave shtetërore greke ose të organizatave radikale greke në organizimin apo financimin e protestave aktuale.
Nga perspektiva gjeopolitike, Serbia ka interes të vazhdueshëm për çdo zhvillim që mund të prodhojë tensione politike ose destabilizim në hapësirën shqiptare. Shërbimet e inteligjencës serbe tradicionalisht monitorojnë zhvillimet politike në rajon dhe, sipas praktikave të njohura të luftës hibride, shpeshëherë kanë ndikuar me sukses në procese të caktuara politike apo informative në shtetet fqinje.
Megjithatë, edhe për dimensionin serb, pavarësisht ekzistimit të disa indicieve dhe perceptimeve në opinionin publik, deri më tani nuk janë ofruar prova publike të mjaftueshme që do të dëshmonin se protestat në Shqipëri janë organizuar, financuar apo orientuar nga struktura shtetërore, politike ose radikale serbe.
Një element që nuk duhet nënvlerësuar është roli që shërbimet e inteligjencës dhe aktorët e tjerë të luftës informative mund të luajnë në shfrytëzimin e rrjeteve sociale dhe mediave online për të amplifikuar pakënaqësitë ekzistuese shoqërore, për të nxitur polarizimin e opinionit publik ose për të thelluar tensionet politike, pa qenë domosdoshmërisht të pranishëm fizikisht apo te paraqiten si organizatorë të drejtpërdrejtë të protestave.
Përvoja e viteve të fundit ka dëshmuar se, në kuadër të konflikteve hibride, ndikimi mbi perceptimin publik shpesh realizohet përmes operacioneve informative, fushatave të dezinformimit dhe manipulimit të narrativave publike – pa pasur nevojë për prani fizike në terren.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu