ARKIVI:
23 Korrik 2026

Portreti politik e diplomatik i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shkrime relevante

Portreti politik e diplomatik i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nail Draga, Ulqin Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Kryqtari i Fundit,...

Dr. Mustafë Loxha – mjeku që i shërbeu jetës dhe atdheut

Adem Lushaj, Deçan Ka njerëz që e ushtrojnë profesionin e tyre me...

Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Mihajlo Gjuriq me sekretarin...

Islami Politik, një kërcënim hibrid për Europën

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  ISLAMI POLITIK – NJË KËRCËNIM HIBRID PËR EUROPËN Ibrahim Kelmendi:...

Heshtja është pajtim, kurse pajtimi me tradhtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë

Nue Oroshi, Prizren Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit, Fast Track Albania, Tiranë, 2018

Në gamën e gjerë të studimeve dhe botimeve të veçanta që kanë të bëjnë me personalitetin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i shtohet edhe një libër interesant shkruar nga Virgjil Kule, me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit”, Fast Track Albania, Tiranë, 2018. Kemi të bëjmë me botimin e dytë sepse botimi i parë  nga OMBRA-GVG, është botuar në vitin 2011. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë si për nga konceptimi, përmbajtja dhe rrefimi  kushtuar veprimtarisë politike  e diplomatike  të Heroit Kombëtar si askush deri më sot nga një autor shqiptar

Në këtë botim autori trajton çështje  të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke u përqendruar  në aspektet më të rëndësishme të karrierës së tij: nga dalja e tij në skenën politike, deri tek organizimi i qëndresës shqiptare kundër osmaneve, si dhe lidhjet me fuqitë evropiane të kohës. Nuk ka dilemë se ky studim   përpiqet të ofrojë një pasqyrë  të Skënderbeut për krijimin e një shteti shqiptar të pavarur, ku  në sajë të literaturës së konsultuar por edhe të dokumenteve  të prezantuara del qartë  roli i Skënderbeut  në koalicionin e madh ushtarak (kryqëzatë) të Europës Perëndimore kundër dyndjes osmane në shekullin e XV. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse Skënderbeu për një çerek shekulli ishte mburojë e Europës nga invazioni i Perandorisë Osmane. Me  angazhimin politik, diplomatik e ushtarak Skënderbeu e dëshmoj në praktikë mbrojtjën e civilizimit shqiptar, që ishte identik me ate europian.

Kur analizohet roli dhe kontributi i Skënderbeut  në shek.XV, duhet cekur  se në këtë periudhë kohore ishin arbërit përkatësisht Arbëria e cila ka sakrifikuar shumë në mbrojtje të identitetit  për të mbijetuar të lirë në trojet autoktone. Por, një sfidë e tillë nuk ka qenë e lehtë, ku Skënderbeu me mjeshtri politike e diplomatike sfidoi rrethanat e kohës.

Ditari diplomatik

Nga momenti i kthimit të Skënderbeut  dhe vendosja e pushtetit në Krujë me 28 nëntor 1943 e deri sa vdiq me 17 janar 1468, autori na ofron të dhëna me interes, jo vetëm vit pas viti, por muaji duke na ofruar një ditar diplomatik si askush deri me tash. Pikërisht një qasje e tillë i mundëson lexuesit për të ndjekur evoluimin e ngjarjeve dhe për të kuptuar më mirë portretin e Skënderbeut në shumë aspekte, ku në rastin konkret parësore janë veprimtaria politike e diplomatike, duke mos anashkaluar as ate ushtarake. Sepse sipas autorit, Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar i zakonshëm, por një mendimtar dhe kryqtari i fundit që përfaqësonte Evropën në luftën kundër Perandorisë Osmane.

Aleancat për mbijetesë

Në rrethana të tilla shoqërore e në veçanti ushtarake Skënderbeu krahas Frontit Verior të Danubit, ai krojoi Frontin e Dytë në Ballkanin Perëndimor, duke i bërë pengesë depertimit të turqëve në këtë pjesë të Europës Juglindore. Ndonëse shqiptarët për nga numri ishin të pakët, por në sajë të Skënderbeut kanë luajtur një rol të rëndësishëm, në mbrojtje të vlerave evropiane. Një veprim i tillë ka kushtëzuar  fillimisht  arritjen e bashkimit  të principatare të shqiptarëve, që është realizuar me 2 mars 1444 , që njihet me emrin Besëlidhja e Lezhës, ndërsa me pas ka pasur  edhe aleancë me të tjerët ku kanë dominuar ata nga vendet italike, si Venediku, Mbretëria e Napolit, Papa i Romës, Hungaria etj.

Mjeshtër i diplomacisë

Në sajë të moshës dhe të përvojës në rrethana  të reja shoqërore   është për t´u vlerësuar  mjeshtria e  Skënderbeut i cili është veçuar me diplomaci duke shfrytëzuar  situatat  konfliktuale sidomos ato ndëritalike, për të siguruar paqë dhe stabilitet politik  jo vetëm në Arbëri por edhe me gjerë në regjion.

Duke lexuar këtë studim  del qartë se Skënderbeu  nuk ishte faktor periferik  në luftën kundër Perandorisë Osmane, por e kundërta,  me peshë të madhe, sepse duke mbrojtur Arbërinë, ai mbronte edhe të tjerët, që është dëshmuar në praktikë me aleancat  e ndryshme  si dhe  ndihmat jo vetëm ushtarake.

Nuk ka dilemë se një veprim i tillë mund të realizohej në praktikë nga një  burrë shteti i cili me mjeshtri ka shfrytëzuar potencialin politik dhe ushtarak të kryqëzatës, për të krijuar shtetin shqiptar  në trajtë mbretërie, nën dinastinë e Kastriotëve. Ky mision, krahas gjenialitetit ushtarak, lypte edhe një talent të jashtëzakonshëm për jurisprudencë dhe diplomaci, të cilat  lexuesve iu ofrohen nga autori i këtij botimi, i cili me të drejtë quhet ditar diplomatik.

Kontribut studimeve historike

Nga ajo që u tha më lartë libri „Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i Fundit“ nga Virgjl Kule, paraqet kontribut me vlerë në studimet historike kushtuar  Heroit tonë Kombëtar. Autori me kompetencë profesionale ka trajtuar çështjet  historike të mesjetës shqiptare duke ofruar të dhëna me interes për opinionin e gjerë shkencorë e kulturor.

Kryesisht kemi të bëjmë me aspektet politike e diplomatike  të Skënderbeut, që deri më tash nuk janë trajtuar në këtë formë, nga asnjë autor shqiptar.  Për përgatitjen e këtij botimi autori krahas literaturës  historike ka shfrytëzuar  edhe dokumente arkivore, duke i komentuar   varësisht prej  ngjarjeve të kohës, ndërsa gjuha e stili i shkrimit  dëshmojnë qasjen intelektuale të autorit.

Libri me të drejtë quhet ditar diplomatik, sepse lënda trajtohet në diakroni e sinkroni sipas vitëve përkatëse(1443-1467), madje edhe sipas muajve e javëve duke ofruar  të dhëna me interes me përmasa shoqërore e historike për Arbërinë  si asnjë botim deri më tash. Në këtë botim prezantohen  fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk  kanë qenë të njohura për opinionin  e gjerë.

Sfidanti i kohës

Vetëm pas leximit të këtij libri çdo kush do ta ketë të qartë se në çfarë rrethanash është përballuar Skënderbeu i cili me mjeshtri ia arriti të përballojë sfidat, për një çerek shekulli, ndaj perandorisë më të madhe të kohës.

Autori  e përshkruan Skënderbeun si një individ të zgjuar, të aftë dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e vendit të tij dhe Evropës. Autori e prezanton atë jo vetëm si një hero kombëtar, por edhe si një figurë komplekse dhe ndërkombëtare me ndikim të madh në fatin e kontinentit.

Duke lexuar këtë libër, lexuesi ka mundësi të kuptoj rrethanat gjeopolitike në regjion, ku Skënderbeu ndonëse i vetëm dhe pa përvojë shtetërore me mjeshtri diplomatike arriti të bashkëpunojë me aleatët  duke e bërë Arbërinë të pamposhtur për një çerek shekulli  kundër Perandorisë Osmane.

Një përmasë e veçantë e diplomacisë së Skënderbeut   është çështja e krushqisë  me personalitete të njohura familjare, dukuri që ishte  njohur jo vetëm në mesjetë. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se e kishte të imponuar  për të stabilizuar pushtetin  dhe forcuar raportet me principatat e kohës. Iu mbetet studiuesve  që këtë çështje ta trajtojnë  me seriozitt  sepse deri me tash vetëm sa janë cekur  si raste e jo ndonjë hulumtim i veçantë sociologjik.

Ndërsa titulli “Kryqtari i fundit” nuk është  i rastësishëm sepse   Gjergj Kastrioti Skënderbeu luajti  rol të rëndësishëm në luftën kundër osmanëve, duke e shndërruar atë në një simbol të rezistencës evropiane ndaj Perandorisë Osmane. Skënderbeu është parë shpesh si një kryqtar i fundit, duke qenë një nga të fundit prijës të krishterë që ndërmori luftëra të hapura kundër pushtimeve osmane në Ballkan. Kjo e ka ngritur atë në një figurë epike të historisë shqiptare dhe evropiane.

Përfundim

Dhe në fund cekim se libri nga gazetari, publicisti  dhe studiuesi  Virgjil Kule është si rezultat i një pune serioze disavjeçare plot pasion e profesionalizëm  është i mirëseardhur  për të gjithë lexuesit  e pasionuar  ndaj botimeve historike e në veçanti për personalitetin e  Heroit Kombëtar, sepse plotëson  njohurit në aspektin politik e diplomatik.

Nga të dhënat e ofruara në këtë studim del qartë se politika dhe diplomacia e Skënderbeut  ka qenë dhunti e veçantë duke qenë  model për kohën e më pas, por fatkeqësisht e panjohur sa duhet deri në ditët tona.

Ndërsa në sajë të çështjeve të trajtuara  ky botim duhet të jetë i obligueshëm jo vetëm  për studentët e historisë, e sidomos për ata  që  sociologjinë politike e kanë si përcaktim profesional, sepse kemi të bëjmë me studimin me  te veçantë  në botimet e deritashme albanologjike.

(Lexuar me rastin e përurimit të librit  në Shkodër, me 13 qershor 2026)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu