Shpirt rebel, poezi e Arif Ejupit kushtuar Adem Demaçit

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është faltore: deputetët duhet t’i shërbejnë popullit, jo ta zëvendësojnë politikën me ligjërata fetare

Federata e Arbërisë – Deklaratë publike dhe analizë kombëtare Identitet • Unitet...

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Shpërndaj

Shpirt rebel

Poezi

(Kushtuar Adem Demaçit, me rastin e 8-vjetorit të kalimit në amshim)

Shpirti i tij shpeshherë është rebeluar,
ka protestuar,
ka debatuar,
padrejtësitë i ka luftuar.

Është përflakur,
është përgjakur,
i uritur e i etur ka mbetur,
hapin e kohës duke e ndjekur.

Është paragjykuar,
është shigjetuar,
por asnjëherë s’është gjunjëzuar.

As nuk është blerë e as shitur,
as nuk ka tradhtuar.
Çdoherë duke qenë vetvetja,
në amshim ka kaluar.

Me fjalën shpatë,
me syrin pishë,
prangat dhe errësirën
i shndërroi në liri dhe dritë.

Mbase në botën e përjetshme
do të prehet në qetësi;
s’do ta trazojnë më
lugetër e gojëkëqij.

Arif Ejupi
Gjenevë, 26 korrik 2026

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Të përshëndes
    dhe përgëzoi miku
    im për këtë kronologji
    poetiko-epike
    për IDEATORIN
    dhe
    PROMOTORIN
    E LIRISË
    SË SHQIPTARËVE
    QË NUK ZMBRAMS
    NË ASNJË ÇAST
    NGA MISIONI
    I NDRIÇIMIT
    TË RRUGËS SË LIRISË
    TË AI VETË E SHKELI
    DHE TRASOI
    DERI TEK TRIUMFI…

  2. Qofte per here ne kujtesen e te gjith patrioteve shqiptari i bace Adem Demaqi! Qofte e pa vdekshme vepra e baces qe motivoj, ndihmoi dhe zgjoj ndjenjat patriotike te te gjith ata qe vepruan per lirine e Kosoves nga barbaret e qeverise serbe! Te lumte ty Arif per vargjet per bacen, deshiroj qe te kesh shendet e penda e jote mos pushot kuuuuurr!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu