ARKIVI:
26 Korrik 2026

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

Shkrime relevante

Abdul Ballout (21) u qëllua për vdekje pas sulmit në Pride në Berlin

Abdul Ballout dyshohet se qëndron pas sulmit dhe u ndoq nga...

Berlini na kujton se terrorizmi islamist nuk njeh kufij!

Alberto Leka, Prishtinë Sulmi i djeshëm terrorist në Berlin, ku një grua...

Fotografitë nuk gënjejnë, shpifjet po…!

Sak Muji, Rugovë Kur mungojnë faktet, fillojnë legjendat. E kur mungojnë...

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

Zeqir Bekolli, Drenas Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së...

Shpërndaj

Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së njërit prej luftëtarëve më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit Imer Alushani – Voglushi, në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë u përkujtua me nderim dhe respekt i thellë jeta dhe vepra e tij heroike.
Në këtë vend të shenjtë, ku prehen trupat e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë, u mblodhën familjarë të heroit dhe bashkëluftëtarë të tij nga Drenica, Malisheva, Shtimja dhe Raçaku, për të nderuar kujtimin e bashkëluftëtarit të tyre të paharruar.
Homazhe u bënë edhe në vendin e rënies së heroit, pranë memorialit të ngritur për të përjetësuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij. Në këtë vend, ku historia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shkruar me gjakun e bijve më të mirë të popullit, çdo gur dhe çdo kujtim dëshmon për çmimin e lirisë.
Në ceremoninë përkujtimore, familjarët dhe bashkëluftëtarët e heroit u takuan edhe me bashkëshorten dhe bijtë e Imer Alushanit, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për praninë dhe nderimin që iu bë kujtimit të më të dashurit të tyre.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij. Ai vendosi kurorë lulesh pranë memorialit të heroit, duke nderuar sakrificën e njërit prej luftëtarëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fytyrat dhe sytë e pjesëmarrësve të ceremonisë vërehej qartë dhimbja për humbjen e një bashkëluftëtari të çmuar, por edhe krenaria për veprën e tij. Sepse Imer Alushani – Voglushi nuk ra vetëm në një betejë. Ai ra duke u bërë pjesë e historisë së lirisë së Kosovës.
Vitet kalojnë, por kujtimi për heronjtë nuk zbehet. Përkundrazi, sa më shumë kalon koha, aq më e madhe bëhet përgjegjësia jonë për ta ruajtur dhe përcjellë te brezat e rinj kujtimin për ata që dhanë gjithçka për lirinë.
Imer Alushani – Voglushi mbetet pjesë e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e kujtesës së bashkëluftëtarëve dhe krenarisë së familjes, Drenicës, dhe gjithë Kosovës.
Lavdi e përjetshme heroit Imer Alushani – Voglushi!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu