Kosova është një shtet laik. Ajo nuk i përket një feje të vetme dhe asnjë qytetar nuk është më shumë apo më pak shqiptar pse është mysliman, katolik, agnostik apo diçka tjetër.
Kosova gjithashtu nuk është shtet arab, dhe as Islami — apo Krishterimi — nuk duhet të përdoret për ta përcaktuar identitetin tonë kombëtar. Kosova është një shoqëri evropiane, laike dhe kushtetueshmërisht pluraliste.
Ndoshta duhet t’ia kujtojmë vetes një të vërtetë sa të dhimbshme, po aq edhe të thjeshtë: Serbia i vrau Shqiptarët sepse ishin Shqiptarë. Familjet katolike dhe myslimane përjetuan të njëjtën përndjekje, dëbim dhe luftë për liri.
Prandaj, protestat kundër një kishe katolike në Kosovë duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Ato tregojnë diçka shumë më të thellë sesa një mospajtim rreth fesë: një mungesë serioze të edukimit, të njohjes së historisë dhe të kulturës qytetare.
Një kishë katolike nuk e kërcënon Kosovën. Një xhami nuk e kërcënon Kosovën. Injoranca, jotoleranca dhe paaftësia për ta pranuar njëri-tjetrin po.
Dhe kjo lloj injorance, në fund, do t’i kushtojë shoqërisë sonë shumë më tepër sesa e kuptojmë sot. Kosova për vite të tëra e kërkoi me ngulm lirinë dhe të drejtën për të udhëtuar lirshëm në Evropë, duke kërkuar që Evropa të na pranonte, të na besonte dhe të mos na paragjykonte. Sot, është paradoksale që brenda shoqërisë sonë të shfaqim pikërisht paragjykimin dhe jotolerancën që nuk kemi dashur kurrë t’a përjetojmë nga të tjerët. Një vend që aspiron të jetë pjesë e Evropës nuk mund të kërkojë tolerancë dhe pranim për veten jashtë, ndërsa ua mohon ato të tjerëve brenda shtepise se vet!




Plotesisht pajtohem me shkrimin e znj. Weller, por persa i perket thenjes se ” asnje qytetar nuk eshte me shume apo me pak shqiptar pse eshte mysliman, katolik, agnostik apo…” do te deshiroja te shtoja dicka. Nuk eshte vetem gjaku (ADN-ja) qe na ben shqiptar. Shqiptar, per nga gjaku na dalin edhe shume serbë, grek, turq, gjerman etj. etj. Por ata ne fakt nuk e ndjejne vehten shqiptar. Pra, pervec gjakut, shqiptar na bejne edhe zakonet, veshja etj. etj. Une mendoj se nje burre shqiptar, nese ne kokë e mban shajkaqen serbe ne vend te plisit, apo nese nje grua mbeshtjellet e gjitha ne te zeza me veshje arabe, eshte me pak shqiptar-e . E njejta gje eshte edhe me zakone. Nese nje shqiptar martohet me vajzen e axhes, dajes, tezes, halles eshte me pak shqiptar se sa ai qe i permbahet kanunit shqiptar qe thot se edhe ne 400 breza nese je larg nuk duhet martuar ne mes fisit.
Pra nese une i them dikuj se je me pak shqiptar se sa ata qe nuk vishen arabce apo nuk martohen brenda fisit kam plotesisht te drejtë.