A po shfaqet imperializmi kulturor turko-arab në Kosovë?

Shkrime relevante

A po shfaqet imperializmi kulturor turko-arab në Kosovë?

Basri Beka, Prishtinë ____ A po ndërtohen struktura të jashtme që, nën maskën...

Serbia nderon xhelatin Ratko Mlladiqin, por poshtëron viktimat dhe sfidon drejtësinë ndërkombëtare

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Varrimi i Ratko Mlladiqit me nderime ushtarake...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë

Ismet M. Hasani, Suedi   Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë (1) *Jeta i...

Propaganda serbe përpiqet të paraqitet si mbrojtëse e xhamive, hoxhallarëve dhe praktikave fetare në “Kosovë e Metohi”

Luan Dibrani, Propaganda serbe me petkun e “mbrojtjes së islamit” – një...

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Shpërndaj

A po ndërtohen struktura të jashtme që, nën maskën e investimeve fetare islame, po importojnë gradualisht kulturë, norma dhe orientim shoqëror të huaj?
Në Kosovë, kapitali arab – veçanërisht ai i Katarit që po financon objekte të mëdha të Bashkësisë Islame që nuk mbeten thjesht xhami. Ato shndërrohen në qendra arsimore, kulturore dhe sociale. Ky është kanali kryesor i ndikimit.
Shembulli më i qartë erdhi më 8 shtator 2026 në Gjilan: u inaugurua objekti katërkatësh i Këshillit të Bashkësisë Islame, mbi 5 mijë metra katrorë, mbi 2 milionë euro, i financuar tërësisht nga Shteti i Katarit. Në ceremoni ishin Krytari I BIK, kryetari i komunës dhe zyrtarë të Katarit. Objekti u prezantua hapur si hapësirë për veprimtari fetare, arsimore, kulturore dhe shoqërore. Krytari i BIK theksoi se Bashkësia “nuk kufizohet brenda mureve të xhamisë”.
Kjo nuk është filantropi e thjeshtë. Është ndërtim i infrastrukturës që edukojnë, formësojnë dhe normalizojnë. Kur një shtet i huaj financon hapësirat ku mësohet, diskutohet dhe organizohet jeta e komunitetit, ai po influencon drejtpërdrejt preferencat, normat dhe identitetin kulturor. Kultura e huaj hyn jo me dhunë, por me para, me objekte dhe me programe që paraqiten si “shërbim ndaj besimtarëve”.
Po ky polic, pse e ka ngritë dorën lartë në shenjë përshëndetjeje…? Me gjestin e tij antikushtetues e antishtetëror, ky i shërben islamit politik dhe synimeve të tij kombshkatërruese.
Kur këto investime shumëfishohen pa transparencë të plotë – kush financon, çfarë përmbajtjeje arsimore dhe kulturore zhvillohet, çfarë modelesh sociale promovohen – atëherë kemi të bëjmë me imperializëm kulturor të butë, por të qëndrueshëm.
Kosova është shtet laik dhe evropian. Identiteti i saj nuk mund të blihet me objekte të financuara nga Doha apo nga çdo kryeqytet tjetër. Mund të bashkëpunosh, mund të pranosh ndihmë, por jo të lejosh që struktura të jashtme të përcaktojnë çfarë është “normale”, “moderne” apo “autentike” për brezat e ardhshëm.
Përgjigjja nuk është izolimi. Përgjigjja është kontroll i rreptë, transparencë e plotë dhe një kulturë shqiptare e fortë, laike e të sigurt në vetvete. Mos lejo që investimet fetare të bëhen kanal i zëvendësimit të identitetit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu